25 01 2025

Fitore Pacolli Dalipi

Shkrime

Emri i plotë

Fitore Pacolli Dalipi

Fitore Pacolli – Dalipi është lindur më 27 prill 1982 në Prishtinë. Ajo është kandidate për doktoraturë në
Shkenca Politike dhe Drejtësi në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo ka përfunduar studimet master në
drejtimin “Politika dhe Qeverisje të BE-së” në Universitetin “London School of Economics and Political
Science” në Londër. Studimet bachelor i kreu në “London Metropolitan University”, në drejtimin

“Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, si dhe në Fakultetin e Filologjisë, në drejtimin “Gjuhë dhe
Letërsi Angleze”, në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë qëndrimit në Londër, ajo u angazhua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 dhe si hulumtuese në
organizatën “International Business and Diplomatic Exchange” dhe në organizatën ndërkombëtare
“Amnesty International”.
Është anëtare e Kryesisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe drejton Komitetin për Politikë të Jashtme. Më
herët, ka punuar për tre vite si ligjëruese e Shkencave Politike në Kolegjin Universum dhe për katër vite
ka shërbyer si Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Gjithashtu, ajo ka një përvojë tetëvjeçare në mësimdhënie në shkolla lokale dhe ndërkombëtare. Fitorja
ka qenë deputete në tri legjislaturat e fundit, ku ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Mjedis,
Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, si
dhe anëtare e Komisionit për Integrime.