02 02 2021

Afati për pranimin e fletëvotimeve nga mërgata të shtyhet për 10 ditë pas ditës së zgjedhjeve, KQZ ka kryer vepra penale për shkak të vonesave dhe pengesave në procesin e votimit nga jashtë

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, sot kanë mbajtur një konferencë për media duke marrë shkak gjendjen e krijuar nga veprimet e qëllimshme e të dëmshme të KQZ-së në lidhje me votimin jashtë vendit.

Gjatë saj, Kurteshi dhe Rama ka folur për veprimet e jashtëligjshme të KQZ-së dhe rrezikun që ato i shkaktojnë procesi zgjedhor të 14 shkurtit. Edhe pse, sipas afateve ligjore votimi me postë është dashur të filloj sot që nga mesnata, pra me datë 2 shkurt nga ora 00:01, KQZ ende nuk ka publikuar listën përfundimtare të aplikuesëve me të drejtë vote të cilëve iu është dashur tu konfirmohej kjo e drejtë përmes verifikimit me telefon. Kjo tashmë përbën shkeljen e dytë të afateve ligjore, pas asaj të përcaktuar për ankimimin e listave të qytetarëve për votim nga jashtë që ishte paraparë nga 25 deri 27 janar. Me këtë rast, KQZ, organi kushtetuese përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, ka bërë të paktën dy vepra penale; cenim i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik dhe parandalim i ushtrimit të drejtës për të votuar.

Tutje, përveç mospublikimi të listës së votuesve, KQZ-ja si rrjedhojë ka dështuar ta aprovoj dhe publikoj edhe fletëvotimin në kohë. Kjo është automatikisht pengesë shtesë për ushtrimin e të drejtës për të votuar nga jashtë vendit, dhe atë pengesë e qëllimtë. Mospublikimi i fletëvotimit në kohë është situatë e njëjtë sikurse me 14 shkurt qytetarët dhe banorët e Republikë së Kosovës të shkojnë në vendvotimet e tyre por aty mos të ketë fletëvotime. Përfaqësuesi ynë në KQZ, Rama, nga përgjegjësia e kryesuesit të Këshillit operacional, i ka kërkuar mbledhje urgjente znj. Daka për votimin e fletëvotimit, por ajo nuk iu është përgjigjur me kohë. Me këtë vonesë të sotme, është rrezikuar i gjithë procesi zgjedhor sikur në asnjë rast më parë. Rama po ashtu ka demaskuar përpjekjen e subjekteve tjera të politike për të shkaktuar huti në lidhje me rastet kur fletëvotimi shpallet e pavlefshëm. Ligji është i qartë. Vlefshmëria e fletëvotimit përcaktohet vetëm në bazën e votës për partinë politike. Në momentin kur qytetari voton Lëvizjen VETËVENDOSJE! vota e tij është e vlefshme, pavarësisht votës së tij për kandidatët nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Duke marrë të gjitha këto parasysh, në fund, përfaqësuesit tanë në KQZ kanë kërkuar që të shtyhet për 10 ditë afati i pranimit të votave nga mërgata. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje PZAP-së të mundësojë që qytetarët e Kosovës të bëjnë ankesa nëpërmjet adresave elektronike siç edhe lejohet ligjërisht, dhe i kanë ftuar qytetarët të cilëve iu është pamundësuar e drejta e tyre për të votuar të paraqesin padi kundër KQZ-së dhe personave fizik përgjegjës tek Gjykatat në Republikën e Kosovën.

Kontribo