27 10 2021

Arben Vitia viziton Bregun e Diellit

Një lagje që pa dyshim i jep identitet qytetit tonë. Prandaj edhe e kemi një plan të rëndësishëm për investime, të cilat do t’ia lehtësojnë jetën banorëve por edhe bizneseve të lagjes. Plani për qendrën tregtare në Bregun e Diellit:

Në kuadër të investimit në polet ekonomike të qytetit, do të investohet edhe në qendrën tregtare të Bregut të Diellit si një hapësirë e rëndësishme komerciale për gjithë qytetin. Kjo do të bëhet përmes NPB-së.

Do të rregullohen hapësirat e përbashkëta, duke i funksionalizuar shkallët elektrike, ndriçimin, por edhe duke e bërë më atraktive qendrën për brende dhe kompani të njohura.

#bashkëqeverisim

Kontribo