Arben Vitia viziton ICK-në
Gjatë vizitës në ICK, në takim na priti drejtori i kësaj Qendre, Uranik Begu, më të cilin diskutuam për sfidat e paraqitura gjatë viteve të funksionimit dhe domosdoshmerinë e ndihmës institucionale për iniciativa inovative.Organizatat e rëndësishme si ICK do të kenë përkrahjen e Komunës së Prishtinës.Përveç kësaj me qeverisjen e re të komunës do të angazhohemi në krijimin e hapësirës për të rinjtë në biznes, duke orientuar potencialin e tyre në projekte kreative.
-Gjatë mandatit të parë do të bëhet ndërtimi edhe i një shkolle të mesme profesionale në Prishtinë, të specializuar në profilet e IT-së, që do të ndihmojë në promovimin e Prishtinës për IT – Nearshoring (tërheqje të investitorëve dhe punësimin e të rinjve).
-Fonde të reja për shkencë, inovacion dhe teknologji, me fokus rininë.
-Inicimi i procesit dual të arsimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes bizneseve lokale me shkollat profesionale. Kjo do të bëhet edhe me mbështetjen e MAShTI-të.