Arben Vitia viziton klubin “Flamurtari”
Me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” u takuam në Stadiumin e këtij ekipi. Diskutuam për mbështetjen që qeveria e re e komunës do t’i jap sportit, më veçanërisht në ndërtimin e ri të stadiumit, i cili sipas programit do të ndërtohet në lagjen Medresa, “Fusha e Pajtimit”.
Infrastrukturë bashkëkohore për futboll, shtigje të veçanta për atletikë, por edhe disiplina të tjera olimpike sportive.
Stadiumi do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro.
Projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.
Hapësira ku tashmë ndodhet stadiumi aktual do të shndërrohet në park të gjelbëruar, i cili do të jetë i shfrytëzueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjës.