Bashkë qeverisim për Deçanin
Sot patëm nderin të bëjmë shpalosjen e programit tonë përpara qytetarëve të Deçanit. Na nderuan me prezencën e tyre Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Fatmire Kollçaku.
Është me të vërtetë kënaqësi, kur shohim që përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shtohen çdo ditë e më shumë edhe në komunën tonë. Ne besojmë se 17 tetori është dita e fitores, por jo vetëm fitores sonë por edhe fitores së qytetarëve.
Programi ynë përfshinë pika nga të gjitha fushat e jetës, probleme këto të cilat përkojnë me kërkesat e qytetarëve. Premtimet tona janë të mëdha por jo të parealizueshme, andaj besojmë në fitoren tonë ashtu siç besojmë në votën tuaj.