27 09 2021

Bashkëbisedim me të rinjtë në Shtime

Energjia e mirë e të rinjve shtimjanë është ngjitëse, të entuziazmon për të çuar përpara çdo punë të dobishme dhe projekt që kemi menduar për qytetin tonë. Jam krenar për çdo të ri që na është bashkuar për më shumë punë, për më shumë ide dhe më shumë mundësi të reja.

Në shoqërinë e deputetes Fjolla Ujkani dhe kryetarit të qendrës Adnan Ademi diskutuam për çështjet që i preokupojnë të rinjtë e Shtimes.

Shumë nga punët që ne do të bëjmë në Komunën e Shtimes, duke filluar nga rritja e numrit të bursave, rregullimi i shkollave,  funksionalizimi i ambienteve rekreative, qendrat inovative, kurset e gjuhëve të huaja dhe ato kompjuterike, kanë përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes.

Qeverisja e tanishme ka minuar shpresat dhe perspektivën e të rinjve që të zhvillojnë talentet e tyre në dobi të komunitetit ku jetojnë. Papunësia dhe mungesa aktiviteteve rinore e sportive e karakterizon sot rininë tonë të harruar nga komuna.

Të rinjtë janë gjeneratori i çdo shoqërie, andaj meritojnë dhe do të kenë vëmendje dhe angazhimin tonë të plotë me ardhjen e frymës së re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

#144

Kontribo