14 02 2019

E ardhmja e arsimit parauniversitar

Cikël diskutimesh profesionale mbi 10 vitet e decentralizimit në arsimin parauniversitar
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet intensivisht për trajtimin e problemeve e arsimit parauniversitar. Në dekadën që po lemë pas kanë ndodh shumë ndryshime në këtë nivel të arsimimit, jo patjetër për të mirë.

Po ashtu, në ambientet e Kuvendit Komiteti për Arsim dhe Shkencë nisi sot një cikël tryezash profesionale ky tre temat e sotme ishin menaxhimi i institucioneve shkollore, partizimi dhe sigurimi i cilësisë.

Dikustimin kryesor mbi këto çështje e mbajti prof. Dukagjin Pupovci. Ndërsa në prezantimin e të gjithë profesionistëve të pranishëm shpalosën kritikat dhe defektet e këtyre 10 viteve të decentralizimit të kompetencave.

Të pranishmit në tryezë treguan se si instrumentalizim partiak i arsimit parauniversitar në kombinim me mungesën e politikave zhvillimore arsimore ka sjellë një gjendje të shkollave ku inspektimi i tyre është tepër i dobët, ka shumë shkolla me paralele të ndara, ka tepri mësimdhënësish, shkollat profesionale s’ndërlidhen me praktikën, prindërit e nxënësve nuk angazhohen në shkolla dhe nuk u kushtohet vëmendje fëmijëve me aftësi të kufizuara. Më së shumti, sistemi vuan nga mungesa e një analize totale të gjendjes, shkaqeve dhe të propozimeve që do ta nxirrnin nga kjo situatë.

Në përfundim të tryezës u renditën edhe rekomandimet e dala prej saj:
• Nevoja për studim të gjerë në nivel vendi mbi procesin e decentralizimit në arsimin parauniversitar dhe mbi politikat e reformat e ndjekura për të;
• Angazhimi kundër pabarazisë midis nxënësve dhe mësimdhënësve;
• Një vizion për arsimin për të ardhmen e vendit;
• Departizimi i emërimeve në drejtori, shkolla dhe në institucionet e tjera arsimore;
• Mbështetja në nivel komunal me resurse, decentralizim kompentencash në nivel shkolle dhe rritje e llogaridhënies ndaj tyre;
• Përfshirja e prindërve të nxënësve në punën e shkollave dhe në lehtësimin e punës së mësimdhënësve;
• Standardizimi dhe transparenca e veprimtarive të shkollave;
• Mekanizma të rinj institucional për garantimin e cilësisë së arsimit;
• Gjithpërfshirja në arsimimi me fokus të posaçëm për fëmijët me nevoja të posaçme.

Tryeza e ardhshme mbahet me 19 shkurt dhe do të trajtojë temën e teksteve shkollore dhe kurrikulës.

Gjatë ditës së djeshme grupi jonë parlamentar i dorëzoi kërkesë Kuvendit për organizimin e një Debati të veçantë mbi përgjegjësinë e Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

Kontribo