08 11 2021

Enver Bajçinca hap fushatën në Fushë Kosovë

Sonte e hapëm fushatën për roundin e dytë zgjedhor për kryetar komune, në Fushë Kosovë. Në prani të qytetarëve, aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajçinovci, kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, prof.Enver Bajçinca, në fjalën e tij hyrëse, falenderoi qytetarët për mbështetjen, gjë e cila e dërgoi komunën në balotazh, e rrjedhimisht duke i dhënë mundësi Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të prezantojë planet e saj, për ta nxjerrë komunën nga kaosi 20 vjeçar, si dhe për të kërkuar mobilizim në shërbim të ndryshimit të domosdoshëm.

Programi 4- vjeçar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën përmblidhet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore; në arsim cilësor; në ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe urbanizmit; në rritjen dhe përkrahjen e aktiviteteve për rininë; në përmirësimin e ambientit si dhe në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

#bashkëpërfushëkosovën

#BashkeQeverisim

#enverbajçinca144

Kontribo