01 11 2021

Enver Bajçinca ofron mbështetjen për gratë e punësuara në sektorin privat

Sot, kanidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për Kryetar Komune, prof.Enver Bajçinca bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës Yllza Hoti u takuan me një grup të grave nga komuna e Fushë Kosovës, të punësuara në sektorin privat. Në këtë takim u diskutua për të drejtat e punëtorëve të punësuar në këtë sektor. Lëvizja VETËVENDOSJE! synon trefishimin e inspektorëve të punës.Shkeljet në vendin e punës deri në rrezikimin e jetës kërkojnë masa urgjente dhe të plota. Puna mbi pesë ditë në javë, e papaguar, pa kontrata, ose me kontrata të përkohshme, po rëndon shumë gratë e vajzat dhe çdo punëtor. Deri në fuqizimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla sipas planit tonë zhvillimor, dhe forcimit të kontrollit për korporatat, nuk do të lejojmë në asnjë formë punën mbi 5 ditë në javë për punëtorët në pozita jomenaxheriale.

#BashkëpërFushëKosovën

#enverbajçinca144

Kontribo