Fshatrat e Zhupës së Prizrenit janë edhe një herë për Lëvizjen!
Kryetari Haskuka së bashku me kandidatin e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Emell Dilji, vizituan fshatrat e Zhupës dhe i shikuan nga afër projektet të cilat janë bërë gjatë katërvjeçarit të parë.Kur e ka filluar qeverisjen Haskuka, në rajonin e Zhupës nuk kishte as shkolla moderne, as infrastrukturë siç duhet. Dukej sikur ky rajon ishte jashtë territorit të Komunës së Prizrenit.
Ishte lënë në harresë nga qeverisjet e kaluara. Me ardhjen e Lëvizjes në pushtet, për Zhupën filluan projektet dhe investimet. Për katër vite qeverisje, janë ndërtuar zyrat e Gjendjes Civile në Mushnikovë dhe Reçanë, ku tanimë qytetarët i kanë të gjitha shërbimet aty dhe afër shtëpisë. Janë ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës e ndriçim publik për çdo rrugë. Janë ofruar shujta dhe dollape per nxënësit e të gjitha shkollave. Është ndërtuar aneksi i shkollës në Mushnikovë, me kabinete qe kanë hapësira moderne, ku nxënësit mësimin teorik e praktikojnë në kabinete.
Në Reçanë është bërë nënstacioni i zjarrfikësve, në QMF mund të bëhen analizat e gjakut, po ashtu është bërë ndërrimi i kaldajave në shkollën “Meto Bajraktari”, janë ndërtuar mure në Nebregosht, për mbrojtjen e banorëve nga rrëshqitja e dheut. Është ndërtuar urë në Mushnikovë, që fëmijët mos të rrezikohen duke e kaluar lumin.Me këto punë të realizuara, qyetarëve të Zhupës, u janë ofruar kushte më të mira për jetë. Andaj, bashkë me ata, e për ata, bashkë të gjithë, për numrin 144.