06 11 2021

Jeton Raka për Kaçanikun

Kaçaniku që dikur prodhonte lajme me peshë kombëtare, do të prodhojë ngjarjen e suksesit zhvillimorë lokal, atë të prosperitetin për të gjithë qytetarët me Kryetarin e ri, Jeton Raka.

Qeverisja e re do të jetë e hapur dhe transparente, e drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e ndershme dhe profesionale. Ajo do të angazhohet për ujë të pijshëm e zgjidhje të çështjes së ujërave të zeza, për infrastrukturë e ndriçim të vazhdueshëm nëpër secilën lagje e secilin fshat, për hapjen e çerdheve e për arsim më cilësorë, për shëndetësi që u shërben të gjithëve e në secilën pjesë.

Këto prioritete të Kryetarit të ri, Jeton Raka, do të realizohen për shkak se Kaçanikut i takojnë, dhe për shkak se Kryeministri Kurti dhe qeveria që ai drejton angazhohen si për zhvillimin e gjithmbarshëm ashtu edhe për zgjidhjen e nevojave bazike për qytetarët Republikës tonë. Me datë 14 nëntor, po vjen qeverisja e mirë dhe e drejtë në Kaçanik.

Kontribo