12 12 2018

Diskutim mbi çështjen e të drejtave të punëtorëve

Sot në mbrëmje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u mbajt diskutimi mbi çështjen e të drejtave të punëtorëve me theks tek siguria në punë dhe rastet me fatalitet. 23 punëtorë humbën jetën në punë gjatë 2018 në Kosovë. Gjendja për çdo vit po rëndohet për ata që nuk po gjejnë punë dhe për ata që e kanë një të tillë. Ekspozimi ndaj rrezikut dhe mungesa e sigurimit shëndetësor e thellon padrejtësinë që shkaktojnë me vetëdije institucionet qeveritare.

Dr. Fatmire Kollçaku mbajti prezantimin mbi këtë çështje e që u parapri nga një ekspoze mbi çështjet e punëtorëve nga Kreshnik Ahmeti. Lëvizja VETËVENDOSJE! në vijimësi ka trajtuar dhe ka ngritur zërin në mbështetje të punëtorëve në përmbushje të të drejtave të tyre. Këtë do të vijojë ta bëj edhe më zëshëm.

Kontribo