Abdyl Gashi
Abdyl Gashi u lind në prill të vitit 1989 në Artanë, ku edhe jeton.
Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në drejtimin e Arkitekturës, ndërsa studimet universitare në Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB Riinvest.
Ka qenë pjesë aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që në fillet e saj. Nga viti 2014 drejton qendrën e Lëvizjes në Artanë si Kryetar qendre.
Në vitin 2017 u zgjodh asamblist i Kuvendit Komunal të Artanës.
Si Kryetar i ardhshëm i Artanës, Abdyli do të punojë në përmirësimin dhe zhvillimin e fushave të ndryshme të jetës në komunë, si arsimi e shëndetësia, bujqësia e infrastruktura, trashëgimia kulturore e turizmi.
Përmes alternativës qeverisëse për komuna, do ofrojë mbështetje për bujqit e fermerët duke krijuar kështu edhe vende të reja të punës për banorët.
Do punojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të shumta me rrugët e paasfaltuara, ujin e pamjaftueshëm dhe sistemin jo të mirëfilltë të ujërave të zeza.
Trashëgimia kulturore dhe turizmi janë asete të rëndësishme të komunës së Artanës, asete të cilat Abdyli së bashku me ekipin e tij do i shfrytëzojnë për promovimin e komunës dhe hapjen e mundësive të reja të të bërit biznes.