Koretini i Dardanës tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn
Në Koretinin e Dardanës që tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn Kryetar, u fol për qeverisjen e re që po vjen dhe për prioritetet e saj. Dardana me gjithë bukuritë natyrore që ka si qytet i gjelbër, si qytet i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me një rini të talentuar, do ta ketë mbështetjen e qeverisjes qendrore për shkak se pikat programore të kandidatit tonë atje lidhen natyrshëm me prioritetet e qeverisjes qendrore në Prishtinë.