Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe.
Më 10 maj 2014, me ftesë të Kolegji St. John, Universiteti i Oxfordit, ai do të jetë pjesë e panelit në konferencën me titullin “Pajtimi dhe drejtësia në Ballkanin Perëndimor” që organizohet po nga ky kolegj. Në këtë konferencë, ai është i ftuar të flasë mbi temën “Paqja pa ndarje”.
Përpos pjesëmarrjes në këtë konferencë, z.Kurti do të takojë edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Britani të Madhe.
—
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim