08 11 2021

Lagjja “10 Qershori” ofron mbështetje për Mytaher Haskukën

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me ministrat Hajrulla Çeku, Hekuran Murati dhe deputetët Artan Abrashi, Jetmira Vrenezi dhe Arber Rexhaj, mbajtën tubim me qytetarët e lagjes “10 Qershori”.

Kryetari Haskuka i përmendi të arriturat e tij gjatë katërvjeçarit të parë dhe në përgjithësi përmendi planet dhe projektet që ka parashikuar për katërvjeçarin e dytë të qeverisjes. Para qytetarëve u zotua për punë me ndershmëri, përkushtim në punë dhe vazhdim të mirëqeverisjes edhe pas 14 nëntorit.

Ministri Çeku theksoi se është e rëndësishme që të votohet Lëvizja dhe Mytaher Haskuka, sepse ndryshimi i nisur në vitin 2017 duhet të vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Ai gjithashtu tha se Mytaher Haskuka e ka mbështetjen e plotë të gjithë Qeverisë Kurti.

Ministri Murati theksoi se Prizreni e ka bërë ndryshimin me kohë, ndërsa komunat tjera janë vonuar në këtë drejtim. Ai tha se Mytaher Haskuka është penguar nga qeverisjet e kaluara dhe ka pasur edhe bllokada në Kuvendin Komunal, por krejt në fund doli faqebardhë para qytetarëve.

Më këtë pjesëmarrje masive të qytetarëve të lagjes “10 Qershori”, ne po bindemi se do të jemi fituesit e zgjedhjeve, sepse qytetarët e Prizrenit nuk e duan kthimin mbrapa, të atyre që e kanë degraduar Kosovën për 20 vite, e Prizrenin për 12 vite. Nuk kthehet dot Prizreni, në epokën e krimit dhe korrupsionit. Prandaj, më 14 nëntor do të fitojë Lëvizja. Do të fitojë Mytaher Haskuka dhe do të fitojnë qytetarët e Prizrenit.

#BashkeQeverisim

#SkaKthimMbrapa

Kontribo