Livoçi i Epërm e rikonfirmon besimin për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Sot ishim për vizitë në Livoçin e Epërm, ku mikpritja ishte e veçantë. Problemet që gjetëm në këtë fshat, nuk dallojnë në esencë nga shqetësimet e fshatrave tjera. Përgjithësisht ata ndihen të anashkaluar nga qeverisjet e kaluara, andaj edhe kanë vendosur për ndryshimin e madh. Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me deputetët Avni Dehari e Hydajet Hyseni, si dhe me kandidatin për asamble Ismajl Kurteshi, u zotuan se modeli i mirë i qeverisjes qendrore, do të përcillet edhe në nivel lokal.
Transparenca, përgjegjshmëria e qeverisja e mirë, do e karakterizojnë mandatin tonë të parë. Parasë publike dhe kursimit të saj, bashkë me barazinë, do i kushtojmë rëndësi të veçantë, sepse bashkë qeverisim!