06 11 2021

Me 14 nëntor, me Enver Bajçincën do e bëjmë bashkëqeverisjen në Fushë Kosovë

Me Enver Bajçincën Kryetar, Fushë Kosova si komunë që bartë rëndësinë e të qenit zonë industriale e njëherit edhe zonë e vlefshme për zhvillimin e bujqësisë do ta ketë vëmendjen e plotë të qeverisjes qendrore.Do të vihet rend në plan urbanistik e do të investohet në infrastrukturë ndërlidhëse me kryeqytetin.

Do të krijohet infrastrukturë që sjellë ujin në secilin fshat e njëherit trajton ujërat e zeza. Do të shtohen çerdhet e do të ngritët cilësia në arsim. Do të ketë më shumë parqe e gjelbërim por do të investohet edhe në shërbime të qasshme shëndetësore në secilën pjesë të komunës.

Kontribo