02 11 2021

Me Arben Vitinë e shërojmë Prishtinën!

Më shumë siguri e rend përmes policisë komunale, më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve përmes modernizimit të kurrizit, hapësira të gjelbra e rekreative që e lidhin në tanësi lagjen, dhe ndriçim e pastrim të vazhdueshëm, ishin vetëm disa prej prioriteteve kyçe për të cilat mbrëmë para banorëve të lagjes Dardania foli Kryetari i ri i Prishtinës, Arben Vitia.

Lagjja Dardania përherë na ka siguruar vendin e parë në kryeqytet. Tani është koha që këtë mbështetje ta shtojmë e fuqizojmë për ta kapur shansin e lidhjes së qeverisjes tonë lokale me atë qendrore për të ecur më shpejtë e më mirë drejt ndryshimeve që na duhen. Kryeministri Kurti mbështet Arben Vitinë për Kryetar të komunës dhe puna e ngushtë mes tyre do t’i jap rezultate të mira zhvillimore secilës lagje të Prishtinës e sidomos Dardanisë.

Kontribo