01 11 2021

Mimoza Kusari-Lila takohet me gratë e Gjakovës

Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me gra dhe vajza, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-Lila, u takua me gra dhe vajza të profileve e moshave të ndryshme nga komuna jonë. Entuziazmi për ndryshim i këtyre grave dhe vajzave, rikonfirmon edhe një herë fitoren e madhe e të shumëpritur të datës 14 Nëntor me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryetaren Mimoza Kusari-Lila. Nevojat e këtyre zonjave dhe problemet e përditshmërisë së grave dhe vajzave nga komuna jonë pa dallim, do trajtohen me prioritet e seriozitet në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV144

Kontribo