Ministri Murati: Ja kemi kursyer shtetit 1 milionë euro në vit
Të hyrat janë rritë por njësoj ka rritje edhe të shpenzimeve. Normalisht është zvogëluar hendeku buxhetor, deficiti është zvogëluar, dhe kjo duhet të financohet disi. Në vend që të marrim kredi apo të japim letra me vlerë në bankat komerciale me 3 apo 4%, kemi vendosur që borxhin ta financojmë me kredi ndërkombëtare me norma 1%, që në shifra prej 50 milionë eurove 2% dallim i bie 1 milionë euro në vit. Pra, po ja kursejmë shtetit 1 milionë euro në vit dhe njëkohësisht po ja mundësojmë sektorit financiar ta kreditoj ekonominë reale, pra të ketë likuiditet të mjaftueshëm. Sepse viteve të kaluara ka pasur në vazhdimësi, mbi 120 milionë euro në vit që janë marrë nga sektori financiar dhe nga Trusti Pensional përmes letrave me vlerë – ne e kemi reduktuar këtë dhe po e financojmë me kredi të buta me norma shumë më të ulëta duke i ndihmuar edhe ekonomisë reale.