08 08 2022

Tentativa e tjetërsimit të 17 mijë m2 pronë publike në vlerë 120 milionë euro nuk duhet të kalojë!

Sot, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka dorëzuar padinë ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.P.K. (NPB)., Made Group Construction Sh.P.K., Alkos Sh.P.K. dhe Madekos Sh.P.K., për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist”.

Kjo padi vjen pas 1 vit e gjysmë angazhimi në denoncimin e këtij skandali ku 17 mijë m2 pronë publike në mes të kryeqytetit, llogaritur në vlerë 120 milionë euro, u provua të tjetërsohen në pronë private në emër të gjoja se bashkëpunimit publiko-privat, tha asambleisti, Arianit Beqiri në prononcimin e tij.

“Kemi pritur që përbërja e re e Kuvendit Komunal dhe po ashtu ajo e ekzekutivit të Prishtinës ta ndalnin këtë masakër financiare dhe pronësore të bërë nga NPB-ja që është lejuar nga aksionarët e ekzekutivit të kaluar. Por siç dhe shihet, jo vetëm që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë aferë, por edhe janë angazhuar që pavërejtshëm t’ua përmbushin kushtet deri sa fillimi i punimeve t’i vendosë edhe organet gjyqësore para një akti të kryer.”

“Në këto kushte, ne si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të pajisur me përgjegjësitë për të mbrojtur interesin qytetar e veçanërisht pronën publike nga shfrytëzimi i së cilës do të duhej të përfitonin të gjithë qytetarët ose ata me më së shumti nevoja e vështirësi, iu drejtuam sot gjykatës me këtë padi dhe kërkesë për masë sigurie në mënyrë që të mbrojmë tjetërsimin që po synohet t’i bëhet mbi 17 mijë m2”, tha Arianit Beqiri.

Ndërkaq, Egzon Azemi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, që deri më tani disa herë ka ngritur këtë skandal, tha se përveç lëndës së padisë janë bashkangjitur edhe 80 faqe prova dhe argumente ku dëshmohen shkeljet e shumta të këtij projekti.

Azemi listoi 6 shkeljet kryesore të këtij projekti:

1. NPB pa asnjë njoftim ose diskutim paraprak hapi thirrje për investim në ndërtim të lartë në pronën publike. Kur NPB lëshon lokale me qera afati për aplikim zgjatë 15 ditë, ndërsa te ky projekt që është më i madhi në historinë e ndërmarrjes u caktuan vetëm 3 ditë, dhe shpallja ishte e pa vulosur dhe e pa protokolluar.

2. Kompania fituese “Made Group Construction” u themelua vetëm 1 ditë para aplikimit, dhe fitoi projektin me vlerë minimale 120 milion euro.

3. Pse ishte kaq i ngutshëm ky veprim? Pse nuk ishte afati më i gjatë që të aplikojnë më shumë kompani? A nuk është në interesin e Ndërmarrjes dhe a nuk do t’i rritej vlera pronës, nëse do të kishte më shumë të interesuar për të?

4. NPB nuk na dha qasje në dokumentet rreth këtij projekti. Me datë 1 Korrik, në përgjigjen ku u refuzuam, NPB deklaroi se ende nuk ka përfunduar marrëveshja – ndërkohë, pak më vonë, doli se kontrata ishte nënshkruar 3 javë më herët!

5. NPB dhe këto kompani të dyshimta, po rrënonin pa asnjë kriter mbrojtës azbestin kancerogjen, 10 metra larg Gjimnazit “Xhevdet Doda”, 20 metra larg ndërtesave kolektive ku banojnë mijëra qytetarë të Lakrishtës. Pas analizave që u zhvilluan në një laborator Gjerman doli se ky azbest ishte i shkallës së 3-të për nga niveli i rrezikshmërisë. Pra i rrezikshmërisë së lartë.

6. Pas gjithë këtyre shkeljeve në Ndërmarrjen Publike Banesore, Bordi i NPB-së, i përbërë nga Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva, më 15 tetor, me vota unanime, kishte vendosur për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhaj anëtar i PSD-së, por shkarkimi nuk u lejua të protokollohej nga vet ai dhe vartësja e tij që e ka mbajtur vulën e protokollimit në mënyrë të paligjshme.

Këto shkelje e shumë të tjera janë dëshmi dhe arsye që organet e prokurorisë dhe gjyqësisë të veprojnë sa më parë.

Link:
https://fb.watch/eMQF3aptN-/

Kontribo

06 08 2022

Bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin e mërgatës në proceset tona shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të organizimeve të shumta për mërgatën këtë verë, mbajtën dje edhe një bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin që mund ta ketë mërgata në proceset shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën.

Kryeministri Kurti tha se qeveria është duke punuar në krijimin e kushteve për ngritjen e investimeve nga mërgata në atdhe, dhe për transferim të dijes e përvojës nga mërgata në Kosovë.

“Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë, e ne i kemi tre ministra që i janë bashkangjitur qeverisë sonë pikërisht nga diaspora. Ministra e Shëndetësisë, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë tre veprimtarë të çështjes kombëtare, profesionistë të dalluar, të cilët janë në kabinetin tonë qeveritarë”, tha ai.

“Brenda vitit pritet finalizimi i ligjit të ri për diasporën dhe strategjia për angazhimin e diasporës. Do ta trajtojmë edhe çështjen e votës jashtë vendit në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos mbahen sikur në të kaluarën kur duhet të votohet para se të bëhet fushata shumë më herët përmes postës ose duhet paguar biletat e shtrenjta të aeroplanit për Kosovë. Mërgata jonë gjithmonë është e mirëseardhur mirëpo kemi për detyrë që shërbimi ynë i jashtëm, përfaqësitë tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat të mundësojnë edhe shërbimin e votës prej jashtë vendit”, tha Kryeministri Kurti.

Në lidhje me punët që kanë filluar tashmë, Kurti kujtoi konceptdokumentin për mësimin plotësues jashtë vendit; grupin punues ndërinstitucional për të adresuar sfidat që i kemi përpara për anëtarësimin në Byronë Evropiane për Kartonin e Gjelbër; Lansimin e nismës ‘Shijo Kosovën’ që për qëllim ka bashkëbisedim me pjesëtarë të diasporës që janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë; Letrat me vlerë të Thesarit; Programi për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora.

Kontribo

30 07 2022

Bashkë me Mërgatën!

Në një atmosferë miqësore, me entuziazëm të shprehur për rrugëtimin e përbashkët, për përpjekjet drejt progresit, bashkë me aktiviste e aktivistë, deputetë, ministra dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti, u mbajt pritja e mirëseardhjes e organizuar për mërgatën, në parkun e qytetit, nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Teksa shumë aktivistë e profesionistë nga shumë shtete, në raste edhe kontinente u takuan mes vete e biseduan. Takime këto të çmuara për organizatën tonë por veçanërisht për vendin tonë.

Për të pranishmit mbajtën një fjalë rasti Kryeministri Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Koordinatori i Qendrës Prishtinë Arben Vitia dhe koordinatorja e sekretariateve Albana Gashi.

“Mërgata është pjesë integrale e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës, dhe synimi i qeverisjes tonë është përfshirja e mërgatës në sukseset e përbashkëta”, tha kryeministri, Albin Kurti, i cili numëroi disa prej iniciativave të ndërmarra nga qeveria që ai drejton.

· Për herë të parë, në integrimin e mirëfilltë të institucioneve të të dy shteteve Kosovë dhe Shqipëri;

· Në punën e pandalshme për daljen nga izolimi i shtetit tonë, shkaku i korrupsionit të pafund në vend dhe politikanëve të cilët qenë në gjendje ta shesin Kosovën;

· Në betejat tona të vazhdueshme kundër bllokimeve për të shtyrë përpara mundësinë për votimin e bashkatdhetarëve përmes ambasadave e konsulatave;

· Në çkapjen e shtetit duke shtyrë përpara Vetingun dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme;

· Në sigurimin e të drejtave të punëtorëve përmes Ligjit për Pagat Minimale dhe përpilimin e Ligjit të ri të Punës;

· Në mbështetjen e nënave lehonë duke i mbështetur ato financiarisht gjashtë muajt e parë të lehonisë, dhe fëmijët e tyre nga lindja e deri në moshën 16 vjeç;

· Në skemën tonë sociale për punësimin e së paku një familjari të një familje që nuk kanë asnjë në punë, e të tjera, e të tjera.

Përveç ndihmës së jashtëzakonshme për vendin e mirëqenien e secilës familje në Kosovë, Kryeministri Kurti theksoi edhe rolin e mërgatës dhe qendrave tona atje që ishin kyçe në fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Kosovë.

Po ashtu dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu theksoi se programi dhe përpjekjet tona kanë pasur padyshim në vëmendje porositë, vëmendjen dhe kontributin shumë planesh të bashkatdhetarëve tanë, grave dhe burrave që kanë kontribuuar kaq shumë. Ndaj përpjekjet së brendshmi për shtet të së drejtës nuk do të ndalen deri të përmbushet aspirata e të gjithëve.

Ndërsa Arben Vitia, koordinatori i Qendrës Prishtinë, solli në vëmendje se bashkëbisedimi dhe bashkimi ynë është moral dhe politik. Dhe nuk ka moral më të lartë se drejtësia e dashurisë. Ndershmëria juaj dhe dhurimi juaj i shërben shoqërisë tonë për me i kthjellë sytë.

Prandaj mërgata ka qenë dhe është mbështetja më e mirë në shoqërinë tonë. Prandaj ajo ka mbështetur fuqimisht Lëvizjen.

Mërgata është pararoja morale e politikës. Ajo duhet të jetë progresivisht pararoja ekonomike dhe profesionale gjithashtu.

Sakrifica, kontributi dhe mundi i bashkatdhetarëve tanë për t’u qëndruar përherë pranë familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar nga të gjithë ne.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i falënderon shumë për gjithë kontributin e tyre në të kaluarën dhe në të tashmen dhe i gëzohet shumë bashkëpunimit të ngushtë në të ardhmen.

Kontribo

30 07 2022

Nga takimi me koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes VETVENDOSJE! në Kosovë

Sot u mbajt mbledhja me koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes VETVENDOSJE! në Kosovë. Situata politike në vend, me shkas vizita e fundit në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, dhe çështjet organizative që kanë të bëjnë me procesin e brendshëm zgjedhor, ishin dy çështjet e diskutuara në këtë mbledhje të drejtuar nga Kryetari i Lëvizjes, njëherazi, Kryeministri, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti.

Marrëveshja me MCC për 236.7 milionë dollar investime në sektorin e energjisë do e shtyjë përpara Strategjinë për Energji (2022-2031) të vendit tonë drejt dekarbonizimit dhe stabilitetit me furnizim të rregullt me energji elektrike. Investimi në Bateritë Akumuluese përveç se do të na ndihmojnë në kohë krizash do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ShBA-të, u tha në mbledhje. Kurse në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor u fol për ritmin e mirë dhe të shpejtë të konsolidimit të strukturave tona ku tashmë në mbi 300 pika janë zgjedhur përfaqësuesit e ri të organizatës. Ky seriozitet i punës dhe pjesëmarrjes së anëtarësisë tonë në zgjedhje është për t’u përshëndetur dhe tregon si vitalitetin ashtu edhe forcën e organizatës tonë në karshi sfidave dhe betejave në të ardhmen, u tha në këtë mbledhje.

Pjesë e veçantë e diskutimit ishte ardhja e mërgatës në Kosovë. Organizimi shtetëror “Karvani i Diasporës 2022” që ka filluar, dhe organizimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithandej nëpër Kosovë për pritjen dhe mirëseardhjen e bashkatdhetarëve tanë. Mërgata është fuqia jonë, mbështetja e pazëvendësueshme për zhvillimin prosperues të vendin tonë.

Kontribo

18 07 2022

Përmbushet edhe një zotim: Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’

Nga sot fillon zbatimi i edhe një zotimi të Qeverisë Kurti, ajo e skemës ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesit që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

·         T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

·         Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar; 

·         Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit;

·         Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

·         OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 Mënyra e subvencionimit:

·         Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);

·         Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

 ℹ Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5-5A4333578FCC.docx

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9-F2D1F4569F85.docx

Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyres së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

Link:
https://fb.watch/ek-9toV4_7/

Kontribo

17 07 2022

Zgjedhjet e brendshme (2022) përbëjnë procesin më të rëndësishëm brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Zgjedhjet e brendshme (2022) përbëjnë procesin më të rëndësishëm brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme VETËVENDOSJE! të cilat aktualisht po zhvillohen, për strukturat e reja organizative, dhe pjesëmarrjen e anëtarësisë dhe qytetarëve në to, sot në konferencë për media foli Kryetari i Lëvizjes, Kryeministri, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, dhe Koordinatori për Qendra në Lëvizjes, Valon Hoti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më i madh politik në vend për nga numri i votave por edhe i anëtarësisë, këtë vit po zhvillon procesin e saj më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve të brendshme.

Dy strukturat që i shtohen organizatës tonë përmes këtyre zgjedhjeve janë Gratë për VETËVENDOSJE!-n, dhe Rinia për VETËVENDOSJE!-n. Ndërkohë që po punohet në rregulloren e re që organizimi në mërgatë të jetë më fleksibil e më ndryshe nga ai që zhvillohet në Kosovë.


Deri më tani qendrat tona kanë organizuar zgjedhje në 300 Pika, dhe ky numër vetëm sa po shkon duke u shtuar përmes punës së palodhshme që po bëjnë në organizim anëtarët tanë të rinj dhe të vjetër gjithandej Kosovës.

Për vitin 2022 nuk ka ndonjë proces të brendshëm në Lëvizjen tonë që është më i rëndësishëm se ky i zgjedhjeve të brendshme. Strukturat që do të ngriten nga këto zgjedhje do të na shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato qendrore që mbahen para zgjedhjeve të tjera të brendshme që si organizatë do t’i kemi në vitin 2026.

Në këtë kuptim, thirrja për pjesëmarrje e strukturave, por edhe e gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e jona, është thirrje që po e shpeshtojmë dhe theksojmë në vazhdimësi. Organizimi në lagje, fshat, qytet, duhet të marrë formë që të shprehë fuqi e të mundësojë ndryshim, e kjo siç është dëshmuar më së miri bëhet përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


Nga data 15 mars kur kemi shpallur zgjedhjet e brendshme, Lëvizjes tonë i janë shtuar 2 mijë e 246 anëtarë, prej të cilëve 574 gra dhe vajza de 1 mijë e 672 burra dhe djem. Me këtë ritëm, së shpejti do t’i kemi mbi 60 mijë anëtarë prej 59 mijë e 291 anëtarëve sa kemi momentalisht si Lëvizje VETËVENDOSJE!.

Kjo sa i përket zgjedhjeve në nivelin e parë, kurse sa i përket nivelit të dytë dhe të tretë zgjedhor, sot në konferencë për media publikuam edhe orarin e plotë të zgjedhjeve që të do zhvillohen.

15-23 gusht – Afati për pranimin e kandidaturave për kryetar/e të LVV, kryetare të GVV, dhe kryetar/e të RVV.

1 shtator: Fillimi i fushatës për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 10 shtator: Hapja e fushatës për kandidatët për kryetarë të qendrave dhe pozicionet tjera drejtuese. 

 23 shtator: Mbyllja e fushatës për të gjithë kandidatët në të dyja nivelet organizative.

27 shtator: Shpallja e kandidatëve fitues të zgjedhjeve në nivelet përkatëse.

Kontribo

14 07 2022

Javën e kaluar Parlamenti Evropian debatoi dhe miratoi Rezolutën për Kosovën

Të gjithë deputetët që e mbështetën Kosovën në fjalimet e tyre, vlerësuan lartë punën e qeverisë Kurti dhe reformat që po ndodhin në vend. Vlerësuan lartë qëndrimin e qeverisë në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, rreshtimin përkrah botës demokratike, vendosjen e sanksioneve dhe solidaritetin e Kosovës në raport me Ukrainën dhe qytetarët e saj.

Deputetët theksuan se qeveria ka bërë progres të shtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimin e ligjit si dhe ka avancim në fushën e zhvillimit ekonomik. U theksua se që nga viti 2021 Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit.

Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja Fitore Pacolli në emër të GP të Lëvizjes VETËVENDSOJE!

https://fb.watch/efJhmcnjle/

Kontribo

14 07 2022

Ministri Murati: Ja kemi kursyer shtetit 1 milionë euro në vit

Të hyrat janë rritë por njësoj ka rritje edhe të shpenzimeve. Normalisht është zvogëluar hendeku buxhetor, deficiti është zvogëluar, dhe kjo duhet të financohet disi. Në vend që të marrim kredi apo të japim letra me vlerë në bankat komerciale me 3 apo 4%, kemi vendosur që borxhin ta financojmë me kredi ndërkombëtare me norma 1%, që në shifra prej 50 milionë eurove 2% dallim i bie 1 milionë euro në vit. Pra, po ja kursejmë shtetit 1 milionë euro në vit dhe njëkohësisht po ja mundësojmë sektorit financiar ta kreditoj ekonominë reale, pra të ketë likuiditet të mjaftueshëm. Sepse viteve të kaluara ka pasur në vazhdimësi, mbi 120 milionë euro në vit që janë marrë nga sektori financiar dhe nga Trusti Pensional përmes letrave me vlerë – ne e kemi reduktuar këtë dhe po e financojmë me kredi të buta me norma shumë më të ulëta duke i ndihmuar edhe ekonomisë reale.

https://fb.watch/efJb7mZrtz/

Kontribo

12 07 2022

Takim me bashkatdhetarë

Të dashur bashkatdhetarë që po qëndroni në Kosovë, këtë të premte, 15 korrik, nga ora 15:00 deri në orën 21:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës ju mirëpret grupi ynë parlamentar.

Kontribo

11 07 2022

Nga takimi i Këshillit të Internacionales Socialiste në Kombet e Bashkuara, Gjenevë

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori pjesë në takimin e parë për vitin 2022 të Këshillit të Internacionales Socialiste që u mbajt në selinë e OKB në Gjenevë të Zvicrës.

Këshilli i zhvilloi punimet dy ditore mbi temën qendrore “Angazhimi ynë për zgjidhje humanitare dhe të qëndrueshme ndaj krizave globale. Ndërsa temat bazë të diskutimeve ishin angazhimi për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare bazuar në qëllime, principe dhe rregulla të përbashkëta, po ashtu dhe mbi forcimin e demokracisë dhe sigurimin e të drejtave themelore, si dhe adresimi i krizave globale si pandemia, ndryshimet klimatike, ekonomia, emigracioni dhe refugjatët.

Nga data 7 deri më 8 korrik 2022 delegacioni i VETËVENDOSJE!s i përbërë nga Mevlyde Hyseni, Sekretare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Reis Luzhnica, aktivist nga Qendra e Lëvizjes në Zvicër përfaqësuan dhe paraqitën gjatë takimit të Këshillit dhe në takime të veçanta qëndrimet tona dhe përkushtimin për të bashkëvepruar me partitë simotra në këtë kohë krize të shumëfishtë.

Në fjalimin e mbajtur në punimet e Këshillit, Sekretarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Mevlyde Hyseni theksoi përpjekjen e popullit të Kosovës për çlirim, betejën e gjatë deri tek shpallja e pavarësisë dhe përpjekjet e pandalshme për një sistem që ka në thelb demokracinë. Po ashtu ajo paraqiti edhe trajektoren e përpjekjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prej vitit 2005 deri në fitoren e14 shkurtit 2021 dhe qeverisjen e vendit aktualisht. Midis të tjerave Sekretarja veçoi dhe reformat që subjekti ynë po ndërmerr tani në qeverisje dhe arritjet e qeverisë së re. Duke u ndalur tek përkushtimi në betejën e përhershme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendosmërinë për demokratizimin institucional dhe zhvillimin ekonomik.

Delegacioni ynë mbajti takime dhe me drejtuesit si George Papandreou, Kryetar i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, Sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, me Pedro Sánchez, Kryeministër i Spanjës dhe zv. Kryetar i Internacionales Socialiste e shumë personalitete e zyrtarë që morën pjesë në takimin e Këshillit si Ahmet Ünal Cevikö, Deputet në Kuvendin e Turqisë, zv. Kryetar i Komitetit të Harmonizimit të BE-së, Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Anëtar i Delegacionit Turk në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Zv. Kryetar i Internacionales Socialiste, me Pia Locatelli, Zv.Kryetare e Internacionales Socialiste, Presidente Nderi e Internacionales Socialiste të Gruas, anëtare e Partisë Socialiste të Italisë, me Hana Jalloul, Deputete në Parlamentin e Spanjës dhe Sekretare për Marrëdhënie Ndërkombëtare në partinë PSOE, me David Balsa Guldris, Anëtar i Këshillit të Internacionales Socialiste nga Galicia, me Johnson Asiedu Nketiah, zv. Kryetar i Internacionales Socialiste dhe delegacionin nga Ghana, me Anëtarë të delegacionit të partisë Alliance of Democratic Forces of Congo (AFDC) nga Republika Demokratike e Kongos si dhe me anëtarë tjerë të Internacionales.

Për qasje të përbashkët në adresimin e sfidave dhe krizave bazuar në vlerat dhe parimet e të majtës ndërkombëtare, anëtarët e Internacionales u dakorduan dhe miratuan deklaratat dhe Rezoluta lidhur me paqen dhe në kundërshtim të luftërave pushtuese, lidhur me fuqizimin e demokracisë si dhe u dakorduan për përpjekje në luftë kundër populizmit reaksionar kudo që ai shfaqet. Në të cilat rezoluta e deklarata përfshihen dhe zhvillimet nga kontinenti ynë aktualisht.

Anëtarët e Internacionales u dakorduan për Deklaratën mbi Pandeminë Covid-19 dhe profesionistët e shëndetësisë si dhe në ato për gjendjen në Haitin, për rajonin kurd, për Xhibutin, për Kaukazin e Jugut dhe Deklaratën për Kirgistanin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! që nga viti 2018 është anëtare vëzhguese në Internacionalen Socialiste ku bëjnë pjesë partitë e majta dhe socialdemokrate nga të gjitha kontinentet.

11 korrik 2022

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Kontribo

06 07 2022

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet: Marrëveshja Kosovë-Serbi të bazohet në njohje të ndërsjellë

Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë rezolutë theksohen edhe reformat e ndërmarra nga qeveria Kurti dhe përshëndetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kontribo

05 07 2022

Miratohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Dje, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit nga lindja deri në moshën 6 vjeçare, tha ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

Ky projektligj përfshinë: Koordinimin ndërsektorial; edukimin në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore; sigurim e rregullim të materialit didaktik ; monitorim të punës edukative; aftësim të dadove.

Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

Investimi në fëmijërinë e hershme garanton një të ardhme më të sigurtë për fëmijët tanë, familjet tona, dhe vendin tonë.

Kontribo

05 07 2022

Mirësevini në atdhe të dashur bashkatdhetarë!

Muajt e verës janë gjallëri e shoqërive kudo por tek ne vera shënon çdo vit ngjarje. Qindra mijëra vajza e djem, gra e burra bashkë edhe me fëmijët e gjyshërit kthehen për çdo verë në shtëpitë e të parëve të tyre, në rrugicat e fëmijërisë e rinisë.

Për çdo vit edhe ne në Lëvizjen VETËVENDOSJE! i mirëpresim me organizime të veçanta bashkatdhëtarët tanë.

Këtë vit kemi organizuar për të gjithë muajin korrik takime e tubime për t’u parë e për të folur, për t’u çmalluar e për t’u njohur nga afër me më të rinjtë që mbase për herë të parë vinë në atdheun e prindërve të tyre.

Të afërmit tanë, miqtë e shkollës dikur, shokët e kolegët e dikurshëm kthehen këto ditë e bashkë me ta dhe mijëra aktivistë tanët që veprojnë në mërgatë.

Falenderimet e lëvdatat për ta janë mbase një nga vlerat që për çdo vit po rrënjoset në kulturën tonë. Këmbëngulja e tyre për të mos u shkëputur shpirtërisht nga Kosova, mësimi i brezave të rinj me këtë traditë të pushime në atdhe është padyshim një kontribut monumental i mërgatës shqiptare.

Shihemi së shpejti në aktivitetet tona të kësaj vere!

Kontribo

02 07 2022

Qysh po ndrron gjendja në veri?

Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë.

Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’

Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojiqiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë.

Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë.

Video:
https://fb.watch/e2jptxA-z0/

Kontribo

01 07 2022

Fjalimi i Kryeministrit Kurti për ndihmën e Qeverisë për qytetarët

Faleminderit nënkryetare,
të nderuar deputetë të Kuvendit, 
ministra të Qeverisë,
qytetarë të Republikës,

Për më pak se një e treta e mandatit tonë, pra për 1 vit e 3 muaj unë po numëroj me shifra se si kemi ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore dhe kemi kontribuar në jetesën, por edhe mbijetesën e qytetarëve të vendit tonë:

  • Pakoja e Ringjalljes Ekonomike: 420 milionë euro; Masat mbështetëse për qytetarët: 100 milionë euro me ç’rast rishikimi i buxhetit ka shtuar 150.5 milionë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike në mesin e të cilave janë këto 100 milionë euro për qytetarët.
  • Shpërndarja e shtesave për lehona dhe për fëmijë: Rreth 18,000 lehona përfituese nga 170 euro. Lehona në Kosovë ka pasur edhe para se ne të vijmë ne në qeverisje, por s’janë ndihmuar kurrë. Nënat e reja nuk janë ndihmuar kurrë. 18 mijë lehona i kemi ndihmuar nga 170 euro dhe gjithashtu 153,527 fëmijë përfitues nga 20 euro, kur janë mosha nga 0-2 vjeç, dhe nga 2-16 vjeç, nga 10 euro. Fëmijë ka pasur edhe para qeverisjes sonë. 
  • Pastaj, mbështetja me 1,500 euro për ata që kanë humbur familjarin nga virusi COVID-19, e kur familjari ishte staf shëndetësor i kemi ndihmuar me nga 15,000 euro. Përfituan 3,021 familje.
  • Rritja e pensioneve prej 11% për pensionet bazike dhe 33% për pensionet e personave me aftësi të kufizuara.
  • Në nëntor 2021, 100 euro shtesë mbi këtë rritje. Kanë përfituar rreth 300,000 pensionistë.
  • Prill 2022 – 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët. Sërish kanë përfituar rreth 300,000 pensionistë.
  • Rritja prej 30% e përhershme për 25,000 familje në asistencë sociale: nëntor dhe dhjetor 2021 – dyfishim i asistencës sociale, mbi rritjen. Rreth 25,000 familje përfituese. Prill 2022 – dyfishim i asistencës sociale, mbi rritjen. Rreth 25,000 familje përfituese.
  • Ndarja e 10,500 kuponëve ushqimorë për familjet në asistencë sociale për 6 muaj, ku vlera e një kuponi është 60-70 euro për një familje.
  • Shpërndarja e 350,000 shujtave ushqimore përmes 13 kuzhinave popullore për shtresat më të cenueshme.
  • Shpërndarja e 34,152 pakove ushqimore për shtresat më të cenueshme përmes 39 OJQ-ve dhe shoqatave bamirëse.
  • Mbështetja me shumë të njëhershme prej 100 euro e të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik. Përfitues: rreth 250,000 punëtorë të sektorit privat dhe rreth 80,000 zyrtarë publikë. 
  • Mbështetja me shumë të njëhershme prej 100 euro për të gjithë studentët, rreth 70,000 kanë aplikuar dhe rreth 50 mijë tashmë i kanë marrë këto mjete.
  • Projektligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, rritja e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto, dhe heqja e tatimit për 250 euro pagë. Nga rritja do të përfitojnë rreth 100,000 punëtorë, prej heqjes së shkallës së parë tatimore përfitojnë të gjithë punëtorët.
  • Subvencionimi i 10% të kryegjësë për kreditë konsumuese. Përfitues 5,761 familje.
  • Kupona për trajnimin për kurset e TI-së për maturantët e shkollave të mesme. Përfitues 957.
  • Subvencionimi i energjisë për familjet në skemën e ndihmës sociale dhe shtresat e cenueshme. Për rreth 25,000 familje, në total prej 4.5 milionë euro.
  • Rritja e mbështetjes për bujqësinë me rritje prej 70% të subvencioneve me ç’rast 50 milionë euro vlerë totale.
  • Subvencioni në vlerën prej 5 milionë euro për akcizën për naftë.
  • Zotimi i Qeverisë në vlerën prej 100 milionë euro për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi 20 milionëshin e dhjetori të vitit të kaluar.
  • Udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe të karburantëve të ripërtritshme duke vendosur kështu mënyrën e përcaktimit të çmimit maksimal të lejuar apo çmimit tavan.
  • Pagesa e shtesave për stafin shëndetësor në vlerën prej 10% të pagës bazë apo 60 euro në vazhdimësi që prej shtatorit të vitit 2021.
  • Pagesa e stafit mbështetës dhe profesionistëve shëndetësor për luftimin e pandemisë për 1271 persona.
  • Tashmë bashkatdhetarët mund të aplikojnë online për subvencionimin e policave kufitare, e blejnë 20 euro, nuk ndalen në kufi dhe pastaj ne atyre ua rimbursojmë.

Pra, këto për më pak se një të tretën e mandatit tonë, pa numër shifra. Ndërkaq propozimi që ka ardhur sot para juve të nderuar deputetë, i ka vetëm dy shifra edhe janë të njëjta, numrin 3. Thotë: ‘’Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për derivate për 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj. Dhe, të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj’’.

Krejt çka keni sjellur është një numër, numri 3, 3 muaj plus 3 muaj, a unë ju lexova pa numër shifra se qysh kemi ndihmuar 420 milionë euro plus 100 milionë euro, të zbërthyer nëpër kategori shoqërore për jetesën e qytetarëve tanë dhe mbijetesën sociale. Vetëm dy numra, prandaj ministri im i financave u detyrua t’i bëjë numrat edhe për juve dhe ju tregoi se çka do të thotë ky numër i vetëm që në mënyrë të dyfishtë ju e sollët propozimin tuaj. Kjo tregon gjithashtu se e keni të huaj vizionin dhe planifikimin, nuk jeton populli veç 3 muaj, as veç 6 muaj, çka të bëjmë pas 6 muajve, çka të bëjmë pas 3 muajve? Shumë shtete të cilat kanë bërë këso ulje të TVSh-së apo të akcizës për 3 muaj apo për 2 muaj janë penduar kur ka kaluar ai afat. Është e mundshme të ndihmohen shtresat më së shumti në nevojë pa e dëmtuar buxhetin e Kosovës. Pra, 3 plus 3 nuk është ide, është shprehje e mungesës së idesë. Kur s’ke ide thua 3 plus 3. Unë ju tregova numrat tanë, që janë të qytetarëve tanë, masat që ne i kemi ndërmarrë, këto janë masa të shumta sociale dhe unë besoj që kemi kontribuar në jetesën e dinjitetshme, por edhe mbijetesën sociale. Jeta është rënduar, mirëpo kontributi jonë në jetën aktuale dhe në mbijetesën sociale është bukur i madh. 

Ministri i Financave Murati pak më vonë do t’ju shpjegojë si është kjo në raport me vendet e rajonit sepse jemi në shumë aspekte shumë më mirë se vendet e rajonit. Këta janë numrat tanë. Lehona ka pasur edhe para se të bëhet Kurti kryeministër, ku keni qenë? Pse s’keni ndihmuar nënat që lindin fëmijë? Pse s’keni bërë shtesa për fëmijë? Lehonat nuk kanë filluar të shfaqen kur erdhëm ne në qeverisje, 20 vjet ka pasë lehona këtu e s’i ka ndihmuar askush dhe tash krejt çfarë bëni 3 muaj plus 3 muaj. Pra, 3 muaj plus 3 muaj nuk është ide, por mungesë e idesë dhe gjithashtu është papërgjegjësi se i bije thuajse do të jetojmë edhe 3 muaj, eventualisht edhe 3 muaj. Qeverisja është gjë serioze, kur thua 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj kjo është persiatje, qeverisja me persiatje nuk shkon, persiatjet mbani vetmevete, persiatjet duhet të jenë monolog, eventualisht dialog, por kurrsesi qeverisje.

Link:
https://bit.ly/3OTVksh

Kontribo

30 06 2022

Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar procesin e Vetting-ut në Kosovë

Në konstatimet e këtij komisioni rekomandohet që përmes ndryshimeve kushtetuese të bëhet Vetting-u i niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori përmes mekanizmit të jashtëm. Nivelet e larta përfshijë; Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Kryetarët e Gjykatave, Kryeprokurorët e për të vazhduar më pas me vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve e prokurorëve nga këshillat tashmë të vetuar.

Komisioni i Venecias thekson një numër të madh problemesh në sistemin e drejtësisë dhe konstatohet nevojën për reformë në drejtësi.

Në anën tjetër, komisioni mirëpret disa ndryshime pozitive që janë duke u ndërmarrë sëfundmi në sistemin e drejtësisë përmes reformave që fuqizojnë transparencën dhe efikasitetin në prokurori krahas procesit të Vetting-ut.

https://fb.watch/d_A8RZOAGs/

Kontribo

30 06 2022

Seanca për ngitjen e çmimeve – GP i LV-së propozoi që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.

“Në këtë kohë të krizës globale, me qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarëve tanë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozon që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, ato të cilat janë të përcaktuara edhe me ligjin e TVSh-së dhe të cilat janë në normën 8%. Në këtë listë të produkteve hynë; drithërat, kripa, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit, vaji për ushqim, vezët si dhe disa produkte tjera bazike. Është e nevojshme miratimi dhe draftimi me procedurë të shpejtuar për të sanuar efektet e rritjes së çmimeve dhe për të vendosur një kontrollë tek ata të cilët në situatë krize shfrytëzojnë mundësitë për të përfituar jashtë normave dhe etikës biznesore”.

-Drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila.

https://fb.watch/d_zVNNto-z/

Kontribo

30 06 2022

Seanca për ngritjen e çmimeve – Fjala e kryeministrit Kurti

Më lejoni të them se Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve.

Çmimet janë rritur globalisht, edhe për shkak të kufizimeve në zinxhirin e furnizimit. Pra, kryesisht kemi të bëjmë me inflacion të importuar, mbi të cilin ne si qeveri nuk është se kemi ndonjë mënyrë kontrolli apo ndikimi.

Si qeveri kemi bërë maksimumin, që të sigurohemi se po i marrim masat e nevojshme për të arritur 3 qëllime kryesore:

– Të parandalojmë presionet inflacionare të brendshme, për aq sa mundemi;

– Të mbështesim ata që kanë më së shumti nevojë, dhe;

– Të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet.

https://fb.watch/d_zPtXn2M9/

Kontribo

30 06 2022

Seanca për ngritjen e çmimeve – Ministri Murati: Alternativa e propozuar nuk ka asnjë kalkulim se sa i kushton shtetit dhe sa përfitojnë qytetarët

LDK ka propozuar debatin për ngritjen e çmimeve. Alternativa e propozuar prej saj nuk ka asnjë kalkulim se sa i kushton shtetit dhe sa përfitojnë qytetarët.

Qeveria ka marrë vendime për 365 milionë euro dhe ka listuar të gjitha përfitimet që i kanë pasur qytetarët duke filluar nga parandalimi i shtrenjtimit të rrymës për 80% të familjeve, mbështetja me nga 100 euro për pothuajse të gjitha familjet, dyfishimi i asistencës sociale, mbështetja e lehonave, fëmijëve, etj.. Pra, ka listuar të gjitha, secilën familje ku ka përfitu dhe sa i ka kushtuar buxhetit. LDK nuk e ka bërë një gjë të tillë.

LDK thotë të ulet TVSH për produktet bazë nga 18% në 8%. Për një familje me të ardhura 400-450 euro, shpenzimi i 100 eurove në shportë, ky propozim sjell 10 euro përfitim në muaj.

LDK thotë të ulet TVSH për naftën. Për një familje mesatare që shpenzon 50 litra karburant në muaj, ky propozim sjell 6.5 euro përfitim në muaj.

D.m.th., 10 euro nga zbritja e TVSH-së për produktet bazë dhe 6.5 euro nga zbritja e TVSH-së apo taksave të tjera për naftën, do të sjellnin përfitim 16.5 euro në muaj për qytetarët.

LDK ka propozuar që kjo politikë të zgjas 3 muaj, që i bie 3 x 16.5 bëjnë 49.5 euro. As 50 euro.

Kjo është politika që propozon LDK.

Ne i kemi dhënë 100 euro për studentë, pensionerë, të punësuar.

Mesatarisht kanë përfituar 200 euro për familje. Në mesatare pra. Do të thotë edhe po të zgjatej politika e LDK-së në 6 muaj, 12 muaj, prapë do të ishte më pak sesa që ne kemi dhënë.

https://fb.watch/d_zntPBPcf/

Kontribo

30 06 2022

Replika e drejtueses së GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku

“Ju jeni një seancë vonë, seanca për trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 23 qershor jo me 30 qershor. Asnjëherë tjetër nuk e kemi kërkuar prezencën tënde. Për atë ditë është kërkuar prezenca juaj edhe e ekonomistëve tjerë të grupit për arsye se i keni dhënë mbështetje një ideje që asnjë logjikë ekonomike nuk e ka pasë. Mbi të gjitha pasojat për Sistemin Pensional të Kosovës kanë qenë të paralajmëruara dhe alarmante nga gjithë të tjerët përveç jush dhe këtyre që e kanë propozuar. Kredibiliteti juaj për të folur për diçka në kontekstin ekonomik dhe të ardhmes tonë është i barabartë me zero në raport me mungesën tuaj.”

https://fb.watch/d_yMsHQej8/

Kontribo

29 06 2022

Qeveria paguan policën kufitare/kartonin e gjelbër për mërgatën

Për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit kjo bëhet përmes aplikimit online.

Procedura është e thjeshtë, nuk merr kohë, dhe eviton pritjen në kufi.

Hapi 1: Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë: https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

Hapi 2: Pasi ta keni blerë policën kufitare, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net

Kontribo