10 11 2021

Jeton Raka është Kryetari që programin e Lëvizjes do ta zbatoj bashkë me qytetarë e për qytetarë

Qeverisja e tij do ta ketë mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore për shkak se ne besojmë që Kaçaniku duhet të qeveriset drejtë e të zhvillohet si komunë që u shërben të gjithëve e pa dallim. Me 14 nëntor, festojmë katër vitet e reja në Kaçanik.

Kontribo

10 11 2021

Pritje e mrekullueshme nga banorët e lagjes “Qerim”

Me banorët e lagjes biseduam më gjerësisht për problemet e tyre aktuale të cilat do t’i rregullojmë bashkë, duke filluar nga rrugët e papërfunduara, kanalizimi e ndriçimi. Me Kryetaren në ardhje të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila do të bashkëqeverisim, do të rregullojmë probleme nga më të ndryshmet në lagjet tona, do ta zhvillojmë Gjakovën e ta bëjmë vend sa më të mirë.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV144

Kontribo

10 11 2021

Arben Vitia viziton Shtëpinë e të Moshuarve në lagjen Taslixhe

Gjatë vizitave në lagjen Taslixhe, kryetari Vitia takoi shumë qytetarë dhe vizitoi edhe Shtëpinë e të Moshuarve. Programi ynë është program që i përshtatet secilës kategori të qytetarëve. Komuna do të përkujdeset për infrastrukturën e qytetit por edhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.

-Do të krijojmë qendra të qëndrimit ditor për të moshuarit ku ata mund të socializohen me njëri-tjetrin.

-Përmirësim i infrastrukturës në shkollën “Gjergj Fishta” dhe ndërtimi i shkollës së re në Sofali.

-Zgjerimi i parkut të “Tauk Bahqes”.

-Rritje e kapaciteteve të bibliotekës përkujtomore “Hivzi Sulejmani”.

-Vazhdim i rrugëve dhe lirimi i trotuareve.Jetë e dinjitetshme për secilin është zotimi ynë.

Kontribo

09 11 2021

Pozherani i Vitisë ka vendosur për Arsim Ademin

Në tubimin e mbajtur sot në Pozheran, ku të pranishëm ishin kryetari i ardhshëm i Vitisë, Dr. Arsim Ademi, ministri i Financave z. Hekuran Murati, zv. ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla, zv. ministri i Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, zv. ministri i Bujqësisë z.Imri Demelezi dhe deputetët Enver Dugolli, Nijazi Isaku, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, qytetarët u shprehën mëse të gatshëm që fitores së 14 nëntorit t’i kontribuojnë së bashku. Pasqyrimi i ndryshimit të nisur në nivelin qendror, edhe në atë lokal është i domosdoshëm, andaj numri 144, Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja zgjidhje.

#BashkëQeverisim

#PërVitinë

#meArsimAdemin+30

81Arsim Aziri and 80 others4 sharesLikeCommentShare

Kontribo

09 11 2021

Halil Thaçi takohet me veteranë të Kastriotit

Qeverisja jonë në Obiliq do të jetë gjithmonë përkrah komponentës më të rëndësishme të shoqërisë tonë e që janë të gjithë veteranët e anëtarët e organizatave të dalura nga lufta dhe për ta ne zotohemi se:

1. Do të ndërtojmë kompleksin banesor;

2. Do të dyfishojmë buxhetin vjetor në Komunën e Obiliqit;

3. Do të bëjmë mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit të OVL-së;

4. Do të bëjmë organizimin dhe mbulimin financiar të datave të shënuara;

5. Do të bëjmë sigurimin e automjetit për nevojat e OVL-së.Këto janë disa nga nevojat më urgjente dhe sigurisht se në të ardhmen ne do të jemi të përditësuar me kërkesat e tyre dhe do tu gjindemi gjithmonë afër me të gjitha format e mundshme sepse përveç tjerash e kemi obligim!

#HalilThaçi144

#KomunapërVeteranët

#LëvizimpërObiliqin

Kontribo

09 11 2021

Miradia e Ulët është për profesor Bajçincën

Sonte, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar Komune prof.Enver Bajçinca, i shoqëruar me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputeten Fatmire Kollçaku, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Miradi të Ulët. Në takim u fol për domosdoshmërinë e ndërrimit të kastës së vjetër politike në Fushë Kosovë, të cilët kanë keqpërdorur pushtetin për shumë vite dhe që komunën e kanë trajtuar si pronë të tyre.Ndryshimi i madh i ndodhur me 14 shkurt, duhet të bartet edhe në nivel lokal.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

09 11 2021

Jeton Raka takohet me mësues e profesorë

Së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci, kryetari në ardhje i komunës sonë, Jeton Raka ka takuar mësues e profesorë të sferave të ndryshme duke u njoftuar për nga afër me problemet që ata dhe shkollat tona kanë, si mungesën e çerdheve dhe poligonet sportive.

Me ardhjen e LVV-së në krye të komunës dhe me Jeton Rakën si udhëheqës, komuna do të jetë një shembull në mënyrën drejtuese duke krijuar kushte cilësore për nxënësit dhe profesorët tanë njëkohësisht si dhe duke ndërtuar çerdhe të reja e duke i rikonstruktuar ato të vjetrat.

Kontribo

09 11 2021

Mireshi vetëvendosës

Fryma e fitores po na përcjell ngado. Njejtë ishte edhe në Miresh në takimin e sotëm. Ata e duan ndryshimin dhe po punojnë për ta jetësuar atë. Para qytetarëve dhe në praninë e ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla, kryetari Alban Hyseni u zotua për një qeverisje transparente, dhe që i garanton qytetarit rol aktiv në çështjet që i interesojnë atij. Problemet infrastrukturore do të zgjidhen, si dhe do të rriten hapësirat e gjelbra anembanë komunës.

Bashkë qeverisim!

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

09 11 2021

Arben Vitia takon logopedë e psikologë të Prishtinës

Bashkë me deputetin Fitim Uka takuam logopedë e psikologë.

Roli i tyre duhet të vehet më shumë në shprehje, për shkak edhe të rëndësisë që kanë. Shkollat në komunën e Prishtinës do të kenë psikologët e logopedët. Nxënësve në shkolla do t’iu shtohet përkujdesja, çdo fëmijë me nevoja të veçanta do të ketë asistentin e tyre në shkollë.

Kontribo

08 11 2021

Bashkë për një Prishtinë të jetueshme që na jep dëshirën të ecim nëpër çdo lagje

Kryetari i ri i kryeqytetit, Arben Vitia, programin e tij qeverisës e prezantoi para qindra mbështetësve që u mblodhën sot në amfiteatrin e sheshit qendror të Prishtinës. Ai theksoi që Prishtina do të bëhet vendi i parë në Republikë ku do të afirmohet cilësia etike dhe estetike e jetës.

Kryeministri Kurti tha që ekspertiza, këmbëngulja dhe njerëzorja janë tri elemente që e bëjnë Arben Vitinë të dallueshëm nga të tjerët, më të suksesshëm, dhe kryetarin më të mirë që ka pasur Prishtina.

Kryekuvendari Konjufca duke ju referuar përkushtimit dhe punës që ka bërë Arben Vitia si drejtor e ministër, kujtoi që Arben Vitia është i Prishtinës, jeton në Prishtinë, e ka Prishtinën në zemër, dhe do t’ia kthej Prishtinën qytetarëve.

14 nëntor është data, 144 është numri, e Kryetar është Arben Vitia.

Kontribo

08 11 2021

Me Mimozën i fitojmë 4 vjet

Me vazhdu e vjetra në Gjakovë i hupim edhe 4 vjet. Pra, 8 vjet janë në pyetje, e 8 vjet janë shumë. Me Mimozën fitojmë kohë, e i japim hov zhvillimit dhe demokratizimit. Njerëzit duhet të ndihen të lirë e jo të frikësuar.Mimoza është politikania e lirisë, demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik. Mimoza është Kryetarja fituese me numrin 144.

Kontribo

08 11 2021

Visar Korenica për Rahovecin

Nëse dikur VETËVENDOSJE! ka qenë për ndryshimin, tash ndryshimi e do VETËVENDOSJE!-n, e VETËVENDOSJE! e ka kandidatin Visar Korenica për Rahovecin me numrin 144. Me 14 nëntor votojmë masivisht për Bashkëqeverisjen në Rahovec.

Kontribo

08 11 2021

Lagjja “10 Qershori” ofron mbështetje për Mytaher Haskukën

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me ministrat Hajrulla Çeku, Hekuran Murati dhe deputetët Artan Abrashi, Jetmira Vrenezi dhe Arber Rexhaj, mbajtën tubim me qytetarët e lagjes “10 Qershori”.

Kryetari Haskuka i përmendi të arriturat e tij gjatë katërvjeçarit të parë dhe në përgjithësi përmendi planet dhe projektet që ka parashikuar për katërvjeçarin e dytë të qeverisjes. Para qytetarëve u zotua për punë me ndershmëri, përkushtim në punë dhe vazhdim të mirëqeverisjes edhe pas 14 nëntorit.

Ministri Çeku theksoi se është e rëndësishme që të votohet Lëvizja dhe Mytaher Haskuka, sepse ndryshimi i nisur në vitin 2017 duhet të vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Ai gjithashtu tha se Mytaher Haskuka e ka mbështetjen e plotë të gjithë Qeverisë Kurti.

Ministri Murati theksoi se Prizreni e ka bërë ndryshimin me kohë, ndërsa komunat tjera janë vonuar në këtë drejtim. Ai tha se Mytaher Haskuka është penguar nga qeverisjet e kaluara dhe ka pasur edhe bllokada në Kuvendin Komunal, por krejt në fund doli faqebardhë para qytetarëve.

Më këtë pjesëmarrje masive të qytetarëve të lagjes “10 Qershori”, ne po bindemi se do të jemi fituesit e zgjedhjeve, sepse qytetarët e Prizrenit nuk e duan kthimin mbrapa, të atyre që e kanë degraduar Kosovën për 20 vite, e Prizrenin për 12 vite. Nuk kthehet dot Prizreni, në epokën e krimit dhe korrupsionit. Prandaj, më 14 nëntor do të fitojë Lëvizja. Do të fitojë Mytaher Haskuka dhe do të fitojnë qytetarët e Prizrenit.

#BashkeQeverisim

#SkaKthimMbrapa

Kontribo

08 11 2021

Shpejtim Bulliqi hap fushatën në Besianë

Me entuziazëm të jashtëzakonshëm e atmosferë fantastike, e hapëm fushaten tonë fitimtare për zgjedhjet e 14 nëntorit. Para të pranishmëve prezantova programin tonë qeverisës, me të cilin do ta transformojmë qytetin dhe fshatrat e komunës sonë. Gjithashtu para të pranishmëve prezantova disa prej projekteve të mëdha kapitale si përfundimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, që do t’i realizojmë bashkarisht me Qeverinë Kurti. Podujeva me qeverisjen e nivelit qendror dhe lokal nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të sigurojë zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik e shoqëror.

Bashkë më mirë!

Bashkë më shumë për Podujevën!

#144

Kontribo

08 11 2021

Ministrja Albulena Haxhiu qëndroi dje në Rahovec

Qëndrimet e qeverisë fuqishëm i përcolli tek qytetarët e Komunës tonë, ku konfirmoj mbeshtetje të parezervë për Lëvizjen Vetëvendosje në Rahovec dhe për Visar Korenicën kryetar. Bashkë do të qeverisim me qeverinë në qendër ku përfitues do të jenë qytetarët e Komunës së Rahovecit, andaj të gjithë së bashku të behemi pjesë e ndryshimit duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje sepse Komuna e Rahovecit ka nevojë për ndryshi. Me datën 14 të gjithë së bashku të bëhemi pjesë e tij.

Zgate dorën!

Kontribo

08 11 2021

Enver Bajçinca hap fushatën në Fushë Kosovë

Sonte e hapëm fushatën për roundin e dytë zgjedhor për kryetar komune, në Fushë Kosovë. Në prani të qytetarëve, aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajçinovci, kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, prof.Enver Bajçinca, në fjalën e tij hyrëse, falenderoi qytetarët për mbështetjen, gjë e cila e dërgoi komunën në balotazh, e rrjedhimisht duke i dhënë mundësi Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të prezantojë planet e saj, për ta nxjerrë komunën nga kaosi 20 vjeçar, si dhe për të kërkuar mobilizim në shërbim të ndryshimit të domosdoshëm.

Programi 4- vjeçar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën përmblidhet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore; në arsim cilësor; në ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe urbanizmit; në rritjen dhe përkrahjen e aktiviteteve për rininë; në përmirësimin e ambientit si dhe në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

#bashkëpërfushëkosovën

#BashkeQeverisim

#enverbajçinca144

Kontribo

08 11 2021

Jeton Raka hap fushatën në Kaçanik

Kryetari i ardhshëm i komunës së Kaçanikut Jeton Raka, sot, së bashku me zv/kryeministrin Besnik Bislimi, deputetët Milazim Salijaj, Shqipe Memeti-Selimi si dhe Dimal Basha e Enver Haliti në parkun e qytetit përballë aktivistëve e simpatizantëve të Lëvizjes bënë hapjen e fushatës zgjedhore. Programi qeverisës për ndryshim dhe zhvillim të komunës sonë për çdo ditë po merr mbështetje nga qytetarët e Kaçanikut.

Edhe pak ditë na kan mbetur deri në ditën e votimeve. 144 është vet numri i ndryshimit!

#Bashkëqeverisim#JetonRaka144

Kontribo

08 11 2021

Alban Hyseni hap fushatën në Gjilan

Fjala e kryetarit Alban Hyseni në hapje të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjilan:

Të dashur banorë të Gjilanit.

Të dashur aktivistë e aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në javët e fundit, e kemi bërë të pamundurën të mundur. E kemi hedhur çdo hap, me synimin për të krijuar baza e themele të forta, për qeverisjen e ardhshme të Gjilanit. E kemi trajtuar këtë rrugëtim, me kujdes e delikatesë, me vendosmëri e guxim. I kemi shtuar copëzat munguese të kuadros përfundimtare, një e nga një, duke qenë të sigurt se rruga që e ndjekim bashkarisht, është ajo e duhura.I ndezëm shpresat e zëri jonë kumboi në të gjithë vendin, kur fituam zgjedhjet e raundit të parë. Lagjet e fshatrat e qytetit, u elektrizuan nga ajo që kishin kohë që e prisnin: udhëheqje e lidership të ri.

Si fitues, përkrahja që e morëm ishte e pamjaftueshme për të nisur menjëherë projektet e ndryshimit, por kjo nuk na e zbeh entuziazmin. Përkundrazi, na dha një sinjal shumë të qartë. Na tregoi se duhet shumë punë e angazhim për të marrë në masë besimin e gjilanasve. Na tregoi se Gjilani është gati për të sjellë një frymë të re. Protagonistët kryesor të kësaj fushate, jeni ju, banorët e Gjilanit. Do të jeni edhe në këto 5 ditë fushate që na presin. Ajo që ka ndodhur më përpara, është se pas fushatave elektorale, ju jeni lënë në harresë. E këtë fakt, ne nuk e lejojmë më të përsëritet. Opinioni e vota juaj ka vlerë në çdo kohë, jo vetëm atëherë kur i leverdis pushtetit.

Pas 14 Nëntorit, ju do jeni aktorët kryesorë, të çdo projekti që çon drejt ndryshimit. Këmbana e ndryshimeve rinis me këto pak ditë të mbetura e vazhdon për një periudhë 4 vjeçare ku do bashkëqeverisim. Raportet e drejta, barazia ndaj ligjit e eleminimi i privilegjeve, më në fund do gjejë vend. Fushata jonë, sheh padrejtësitë dhe thërret kundër tyre. Sheh edhe potencialin e komunës tonë, e punon për perfeksionimin e projekteve, që çojnë drejt rritjes së kapacitetit zhvillues.E ardhmja jonë ndërtohet përmes kujtesës.

Është ajo që nuk na lejon të përsërisim gabimet e së shkuarës. E këtë e nisim duke i thënë “JO” lënies në harresë e shfrytëzimit të mëparshëm. Vetëdija jonë, duhet të bëhet vendimi ynë. Çdo gjë është e mundur, kur reflektimi i së kaluarës, na krijon përfytyrimin e asaj çka duam e kërkojmë. Kërkesa bazohet në nevoja dhe dije, e ato i shndërrojmë në realitet.

Ne besojmë se energjia dhe vullneti i mirë, kanalizohen në ide. Ndërlidhja e ballafaqimi i ideve, ndërton një vizion. Vizionin se si i shohim gjërat, e i kthejmë të prekshme e të jetueshme. E këtë e bëjmë duke e tejkaluar të vjetrën, e përqafuar të renë.

Marrim guximin, të shtyjmë forcat tona, në këto ditë fushate e të drejtohemi kah e mbara. Motivimin e gjejmë tek vetja, motivimin e gjejmë duke e parë njëri tjetrin në sy. Aty ku reflektohet forca jonë dhe kurajoja, për ndryshimin.

Për arsim model e kushte më të mira për mësimdhënie për fëmijët tanë.

Për zonën ekonomike, zhvillimin e mirëqënien për të gjithë.Për transformim e rregullim të infrastrukturës së fshatrave e lagjeve.

Për barazi e transparencë në shpërndarjen e subvencioneve.Për rritje të efikasitetit në administratën komunale.

Për shëndetësinë e pakove të kompensimit për shpenzime për nënat e reja dhe shërbimin mamografik.Për rininë e start-upeve e investimit për ta nëpërmjet Themelimit të Fondit të Rinisë.

Për hapësirat e mëdha rekreative, parqet e gjelbërta e të lojërave për çdo lokalitet.Për palestrat sportive e stadiumin e qytetit.Për artin e kulturën.

Bëjmë një hap përpara, për të bashkëqeverisur, për fshatrat e lagjet e Gjilanit.

Marrim guximin, të flasim të gjithë së bashku, përmes një zëri të ri e udhëheqje të re.

Ju faleminderit!

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton fshatin Mramor

Në fshatin Mramor, kryetari Vita takoi shumë qytetarë të këtyre anëve.Peisazhin pitoresk të Mramorit duhet ruajtur, por fshatit duhet shtuar investimet. Investime të menjëhershme do të bëhen në shtritjen e rrugëve dhe ndriçimin e tyre, përmirësim në infrastrukturë shkollore, subvencione për bujqit dhe sigurim të tregut për produktet, ishin zotimet e kryetarit Vitia për banorët. Bashkë u dakorduam që 14 nëntori është dita e kthesës për Prishtinën, pa dallim, për të cilën do të angazhohemi.

144 është numri i bashkë qeverisjes.

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton fshatin Shashkofc

Biseduam nga afër për ndryshimet që duhet bërë në këtë fshat, si dhe për programin tonë. Fshatrat sikurse lagjet e kryeqytetit do ta kenë ndihmën e komunës. Investimet që do të bëjmë në qeverisjen tonë do të përfitojnë të gjithë. Bashkë angazhohemi nga të gjitha fshatrat e lagjet e qytetit për ta sjellë fitoren me 14 nentor. Pas 14 nentorit fillojmë zbatimin e programit për qytetarët tanë, për kryeqytetin.

Bashkë qeverisim!

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton kompaninë “KiKxxl-evroTarget”

Në vizitën tonë në kompaninë “KiKxxl-evroTarget”, kryetari Arben Vitia, takoi pronarët dhe punëtorët. Në këtë takim u diskutua për sfidat e tyre dhe potencialin që kanë veçanërisht në krijimin e vendeve të reja të punës. Po ashtu, me theks të veçantë u diskutua për infrastrukturën që komuna duhet të ofrojë në mënyrë që të lehtësohet operimi. Kryetari i njoftoi edhe për shkollën profesionale që do të krijohet në Prishtinë, në mënyrë që tregut të punës t’ia shtojmë dijen profesionale.

Kontribo