11 11 2021

Lëvizja për rininë

Në Kosovë mosha mesatare e popullsisë është mjaft e re. Kjo bënë që Kosova të ketë potencial për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Por, për ta shfrytëzuar këtë potencial fillimisht shteti dhe shoqëria, e kanë për obligim të investojnë në të. Në frymën e kësaj, kandidati për kryetar komune, prof.Bajçinca bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, si dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, kanë takuar një grup të të rinjëve nga Fushë Kosova, ku kanë shpalosur programin qeverisës komunal dhe atë qendror, për rininë.

#LëvizjapërRininë

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

11 11 2021

Zhegra heroike vulos mbështetjen për Lëvizjen

Në takimin e mbajtur në fshatin Zhegër, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Zhegra e Agim Ramadanit na e konfirmoi mbështetjen masive për Lëvizjen. Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re Gjilani do të orientohet kah zhvillimi e kah e mbara. Regresit në fusha të caktuara, e stagnimit ekonomik, do i vie fundi më 14 nëntor. Mobilizimi e përkushtimi i qytetarëve të Zhegrës për ndryshim, do jenë vulë për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Sepse bashkë jemi më mirë!

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

11 11 2021

Cërnica ka vendosur për numrin 144

Në takimin e mbajtur në fshatin Cërnicë, gjetëm frymën e fitores edhe aty, si ngado tjetër. Kryetari Alban Hyseni, në praninë e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, u zotua se pas 14 nëntorit, Gjilani do të kthehet kah e mbara. Vetëm 3 ditë jemi larg ndryshimit të domosdoshëm që i duhet Gjilanit. E kur jemi të bashkuar kështu si sonte, e edhe pasi të jemi në krye të ekzekutivit në komunë, rruga drejt zhvillimit nuk do ketë alternativë.Bashkë jemi më shumë, e bashkë jemi më mirë!

Kontribo

11 11 2021

Livoçi i Poshtëm i konsoliduar për t’ia dhënë ndryshimin e nevojshëm komunës

Në takimin e mbajtur në Livoç të Poshtëm, gjetëm mobilizimin e fuqishëm për ndryshimin e nevojshëm në komunë. Kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, shpalosi pjesë nga programi qeverisës, pjesë të cilat prekin edhe interesin e këtij lokaliteti. Zgjidhja e problemeve me kanalizim, e ujit të pijshëm, si dhe problemeve infrastrukturore, janë prioritet mbi prioritete, sepse vetëm zgjidhja e këtyre problemeve siguron nivelin minimal të jetesës, i cili i ka munguar këtij fshati, dhe jo vetëm këtij, por këto probleme po i gjejmë ngado, andaj vetëm zgjidhja e tyre garanton jetesë më të mirë.

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

11 11 2021

Vizitë në Kalanë e Pogragjës

Kalaja e Pogragjës është një nga monumentet me vlerë historike e kulturore në qytetin e GjilanitKalaja e Pogragjës fatkeqësisht as nuk mirëmbahet e as nuk ka përkujdesje. Një hapësirë si kjo, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë.Investimi në qasjen e saj (rruga e shtegu për ecje), si dhe mirëmbajtja e saj është shumë e nevojshme.Kalaja e Pogragjës do ta ketë kinemanë e hapur afër saj, e cila do ta shtonte atraktivitetin turistik të kalasë.

#bashkëqeverisim

Kontribo

10 11 2021

Ura mes Kryetarit Haskuka e Kryeministrit Kurti e shpejton zhvillimin në Prizren

Kryetari Mytaher Haskuka tash e ka një qeveri qendrore që e mbështet për ta zhvilluar më shumë e më shpejtë Prizrenin. Ura mes Kryetarit Haskuka dhe Kryeministrit Kurti është ura që e solli projektin e rrugës Prizren-Tetovë, e që do të sjellë edhe shumë projekte të tjera që shtojnë aktivitetin ekonomik, kulturor, e turistik, në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës e rritjes së mirëqenies qytetare.

Me datë 14 nëntor votojmë kundër partive që kanë penguar dhe diskriminuar Prizrenin, e për qeverisjen e mirë të Haskukës. Me 14 nëntor votojmë numrin 144 që sjell Bashkëqeverisjen dhe Fitoren tonë në Prizren.

Kontribo

10 11 2021

Marshi i fitores në Podujevë tregon se qytetarët e kanë ndarë mendjen për të ecur përpara e për të qeverisur bashkë

Kryetari Shpejtim Bulliqi në mandatin e tij të plotë do e realizojë programin zhvillimor e progresistë për Podujevën, e për këtë do ta ketë mbështetjen e plotë të Kryeministrit Kurti.


Me 14 nëntor, të bashkuar e besimplotë drejt një të ardhme prosperuese, votojmë numrin 144, dhe festojmë fitoren tonë.

Kontribo

10 11 2021

Shansi është unik, data është 14 nëntor, e Kryetari është Kadri Rahimaj!

Qeverisja që respekton vullnetin qytetar e në qendër ka nevojat dhe interesat e tyre po jetësohet në Dardanë. Programi ynë qeverisës do t’ia shtoj mundësitë zhvillimore Dardanës për shkak se ndërlidhet dhe mbështetet nga niveli qendror. Me 14 nëntor votojmë 144 për ta bërë ndryshimin në Dardanë.

Kontribo

10 11 2021

Alban Hyseni Kryetar është përgjigjja kur në pyetje është Gjilani

Modestia dhe thjeshtësia me qytetarë, guximi dhe vendosmëria për një qytet të zhvilluar e të drejtë, janë cilësi dhe përcaktime që e bëjnë Alban Hysenin Kryetar fitues në Gjilan. Me 14 nëntor, votojmë numrin 144, dhe festojmë fitoren tonë.

Kontribo

10 11 2021

Katër ditë deri në mandatin Katërvjeçar të Arsim Ademit si Kryetar në Viti

Qeverisja profesionale, demokratike, e zhvillimore po vjen me 14 nëntor. Nuk do të ketë më nevojë të nënshtrohet askush për të siguruar atë që i takon në Viti. Punësimi, Arsimi, shëndetësia, infrastruktura, bujqësia, kultura, janë në qendër të programit tonë zhvillimor dhe kanë mbështetjen e Kryeministrit Albin Kurti.

Me 14 nëntor votojmë numrin 144 për Bashkëqeverisje!

Kontribo

10 11 2021

Jeton Raka është Kryetari që programin e Lëvizjes do ta zbatoj bashkë me qytetarë e për qytetarë

Qeverisja e tij do ta ketë mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore për shkak se ne besojmë që Kaçaniku duhet të qeveriset drejtë e të zhvillohet si komunë që u shërben të gjithëve e pa dallim. Me 14 nëntor, festojmë katër vitet e reja në Kaçanik.

Kontribo

10 11 2021

Pritje e mrekullueshme nga banorët e lagjes “Qerim”

Me banorët e lagjes biseduam më gjerësisht për problemet e tyre aktuale të cilat do t’i rregullojmë bashkë, duke filluar nga rrugët e papërfunduara, kanalizimi e ndriçimi. Me Kryetaren në ardhje të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila do të bashkëqeverisim, do të rregullojmë probleme nga më të ndryshmet në lagjet tona, do ta zhvillojmë Gjakovën e ta bëjmë vend sa më të mirë.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV144

Kontribo

10 11 2021

Arben Vitia viziton Shtëpinë e të Moshuarve në lagjen Taslixhe

Gjatë vizitave në lagjen Taslixhe, kryetari Vitia takoi shumë qytetarë dhe vizitoi edhe Shtëpinë e të Moshuarve. Programi ynë është program që i përshtatet secilës kategori të qytetarëve. Komuna do të përkujdeset për infrastrukturën e qytetit por edhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.

-Do të krijojmë qendra të qëndrimit ditor për të moshuarit ku ata mund të socializohen me njëri-tjetrin.

-Përmirësim i infrastrukturës në shkollën “Gjergj Fishta” dhe ndërtimi i shkollës së re në Sofali.

-Zgjerimi i parkut të “Tauk Bahqes”.

-Rritje e kapaciteteve të bibliotekës përkujtomore “Hivzi Sulejmani”.

-Vazhdim i rrugëve dhe lirimi i trotuareve.Jetë e dinjitetshme për secilin është zotimi ynë.

Kontribo

09 11 2021

Pozherani i Vitisë ka vendosur për Arsim Ademin

Në tubimin e mbajtur sot në Pozheran, ku të pranishëm ishin kryetari i ardhshëm i Vitisë, Dr. Arsim Ademi, ministri i Financave z. Hekuran Murati, zv. ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla, zv. ministri i Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, zv. ministri i Bujqësisë z.Imri Demelezi dhe deputetët Enver Dugolli, Nijazi Isaku, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, qytetarët u shprehën mëse të gatshëm që fitores së 14 nëntorit t’i kontribuojnë së bashku. Pasqyrimi i ndryshimit të nisur në nivelin qendror, edhe në atë lokal është i domosdoshëm, andaj numri 144, Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja zgjidhje.

#BashkëQeverisim

#PërVitinë

#meArsimAdemin+30

81Arsim Aziri and 80 others4 sharesLikeCommentShare

Kontribo

09 11 2021

Halil Thaçi takohet me veteranë të Kastriotit

Qeverisja jonë në Obiliq do të jetë gjithmonë përkrah komponentës më të rëndësishme të shoqërisë tonë e që janë të gjithë veteranët e anëtarët e organizatave të dalura nga lufta dhe për ta ne zotohemi se:

1. Do të ndërtojmë kompleksin banesor;

2. Do të dyfishojmë buxhetin vjetor në Komunën e Obiliqit;

3. Do të bëjmë mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit të OVL-së;

4. Do të bëjmë organizimin dhe mbulimin financiar të datave të shënuara;

5. Do të bëjmë sigurimin e automjetit për nevojat e OVL-së.Këto janë disa nga nevojat më urgjente dhe sigurisht se në të ardhmen ne do të jemi të përditësuar me kërkesat e tyre dhe do tu gjindemi gjithmonë afër me të gjitha format e mundshme sepse përveç tjerash e kemi obligim!

#HalilThaçi144

#KomunapërVeteranët

#LëvizimpërObiliqin

Kontribo

09 11 2021

Miradia e Ulët është për profesor Bajçincën

Sonte, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar Komune prof.Enver Bajçinca, i shoqëruar me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputeten Fatmire Kollçaku, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Miradi të Ulët. Në takim u fol për domosdoshmërinë e ndërrimit të kastës së vjetër politike në Fushë Kosovë, të cilët kanë keqpërdorur pushtetin për shumë vite dhe që komunën e kanë trajtuar si pronë të tyre.Ndryshimi i madh i ndodhur me 14 shkurt, duhet të bartet edhe në nivel lokal.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

09 11 2021

Jeton Raka takohet me mësues e profesorë

Së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci, kryetari në ardhje i komunës sonë, Jeton Raka ka takuar mësues e profesorë të sferave të ndryshme duke u njoftuar për nga afër me problemet që ata dhe shkollat tona kanë, si mungesën e çerdheve dhe poligonet sportive.

Me ardhjen e LVV-së në krye të komunës dhe me Jeton Rakën si udhëheqës, komuna do të jetë një shembull në mënyrën drejtuese duke krijuar kushte cilësore për nxënësit dhe profesorët tanë njëkohësisht si dhe duke ndërtuar çerdhe të reja e duke i rikonstruktuar ato të vjetrat.

Kontribo

09 11 2021

Mireshi vetëvendosës

Fryma e fitores po na përcjell ngado. Njejtë ishte edhe në Miresh në takimin e sotëm. Ata e duan ndryshimin dhe po punojnë për ta jetësuar atë. Para qytetarëve dhe në praninë e ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla, kryetari Alban Hyseni u zotua për një qeverisje transparente, dhe që i garanton qytetarit rol aktiv në çështjet që i interesojnë atij. Problemet infrastrukturore do të zgjidhen, si dhe do të rriten hapësirat e gjelbra anembanë komunës.

Bashkë qeverisim!

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

09 11 2021

Arben Vitia takon logopedë e psikologë të Prishtinës

Bashkë me deputetin Fitim Uka takuam logopedë e psikologë.

Roli i tyre duhet të vehet më shumë në shprehje, për shkak edhe të rëndësisë që kanë. Shkollat në komunën e Prishtinës do të kenë psikologët e logopedët. Nxënësve në shkolla do t’iu shtohet përkujdesja, çdo fëmijë me nevoja të veçanta do të ketë asistentin e tyre në shkollë.

Kontribo

08 11 2021

Bashkë për një Prishtinë të jetueshme që na jep dëshirën të ecim nëpër çdo lagje

Kryetari i ri i kryeqytetit, Arben Vitia, programin e tij qeverisës e prezantoi para qindra mbështetësve që u mblodhën sot në amfiteatrin e sheshit qendror të Prishtinës. Ai theksoi që Prishtina do të bëhet vendi i parë në Republikë ku do të afirmohet cilësia etike dhe estetike e jetës.

Kryeministri Kurti tha që ekspertiza, këmbëngulja dhe njerëzorja janë tri elemente që e bëjnë Arben Vitinë të dallueshëm nga të tjerët, më të suksesshëm, dhe kryetarin më të mirë që ka pasur Prishtina.

Kryekuvendari Konjufca duke ju referuar përkushtimit dhe punës që ka bërë Arben Vitia si drejtor e ministër, kujtoi që Arben Vitia është i Prishtinës, jeton në Prishtinë, e ka Prishtinën në zemër, dhe do t’ia kthej Prishtinën qytetarëve.

14 nëntor është data, 144 është numri, e Kryetar është Arben Vitia.

Kontribo

08 11 2021

Me Mimozën i fitojmë 4 vjet

Me vazhdu e vjetra në Gjakovë i hupim edhe 4 vjet. Pra, 8 vjet janë në pyetje, e 8 vjet janë shumë. Me Mimozën fitojmë kohë, e i japim hov zhvillimit dhe demokratizimit. Njerëzit duhet të ndihen të lirë e jo të frikësuar.Mimoza është politikania e lirisë, demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik. Mimoza është Kryetarja fituese me numrin 144.

Kontribo