08 11 2021

Visar Korenica për Rahovecin

Nëse dikur VETËVENDOSJE! ka qenë për ndryshimin, tash ndryshimi e do VETËVENDOSJE!-n, e VETËVENDOSJE! e ka kandidatin Visar Korenica për Rahovecin me numrin 144. Me 14 nëntor votojmë masivisht për Bashkëqeverisjen në Rahovec.

Kontribo

08 11 2021

Lagjja “10 Qershori” ofron mbështetje për Mytaher Haskukën

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me ministrat Hajrulla Çeku, Hekuran Murati dhe deputetët Artan Abrashi, Jetmira Vrenezi dhe Arber Rexhaj, mbajtën tubim me qytetarët e lagjes “10 Qershori”.

Kryetari Haskuka i përmendi të arriturat e tij gjatë katërvjeçarit të parë dhe në përgjithësi përmendi planet dhe projektet që ka parashikuar për katërvjeçarin e dytë të qeverisjes. Para qytetarëve u zotua për punë me ndershmëri, përkushtim në punë dhe vazhdim të mirëqeverisjes edhe pas 14 nëntorit.

Ministri Çeku theksoi se është e rëndësishme që të votohet Lëvizja dhe Mytaher Haskuka, sepse ndryshimi i nisur në vitin 2017 duhet të vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Ai gjithashtu tha se Mytaher Haskuka e ka mbështetjen e plotë të gjithë Qeverisë Kurti.

Ministri Murati theksoi se Prizreni e ka bërë ndryshimin me kohë, ndërsa komunat tjera janë vonuar në këtë drejtim. Ai tha se Mytaher Haskuka është penguar nga qeverisjet e kaluara dhe ka pasur edhe bllokada në Kuvendin Komunal, por krejt në fund doli faqebardhë para qytetarëve.

Më këtë pjesëmarrje masive të qytetarëve të lagjes “10 Qershori”, ne po bindemi se do të jemi fituesit e zgjedhjeve, sepse qytetarët e Prizrenit nuk e duan kthimin mbrapa, të atyre që e kanë degraduar Kosovën për 20 vite, e Prizrenin për 12 vite. Nuk kthehet dot Prizreni, në epokën e krimit dhe korrupsionit. Prandaj, më 14 nëntor do të fitojë Lëvizja. Do të fitojë Mytaher Haskuka dhe do të fitojnë qytetarët e Prizrenit.

#BashkeQeverisim

#SkaKthimMbrapa

Kontribo

08 11 2021

Shpejtim Bulliqi hap fushatën në Besianë

Me entuziazëm të jashtëzakonshëm e atmosferë fantastike, e hapëm fushaten tonë fitimtare për zgjedhjet e 14 nëntorit. Para të pranishmëve prezantova programin tonë qeverisës, me të cilin do ta transformojmë qytetin dhe fshatrat e komunës sonë. Gjithashtu para të pranishmëve prezantova disa prej projekteve të mëdha kapitale si përfundimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, që do t’i realizojmë bashkarisht me Qeverinë Kurti. Podujeva me qeverisjen e nivelit qendror dhe lokal nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të sigurojë zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik e shoqëror.

Bashkë më mirë!

Bashkë më shumë për Podujevën!

#144

Kontribo

08 11 2021

Ministrja Albulena Haxhiu qëndroi dje në Rahovec

Qëndrimet e qeverisë fuqishëm i përcolli tek qytetarët e Komunës tonë, ku konfirmoj mbeshtetje të parezervë për Lëvizjen Vetëvendosje në Rahovec dhe për Visar Korenicën kryetar. Bashkë do të qeverisim me qeverinë në qendër ku përfitues do të jenë qytetarët e Komunës së Rahovecit, andaj të gjithë së bashku të behemi pjesë e ndryshimit duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje sepse Komuna e Rahovecit ka nevojë për ndryshi. Me datën 14 të gjithë së bashku të bëhemi pjesë e tij.

Zgate dorën!

Kontribo

08 11 2021

Enver Bajçinca hap fushatën në Fushë Kosovë

Sonte e hapëm fushatën për roundin e dytë zgjedhor për kryetar komune, në Fushë Kosovë. Në prani të qytetarëve, aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajçinovci, kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, prof.Enver Bajçinca, në fjalën e tij hyrëse, falenderoi qytetarët për mbështetjen, gjë e cila e dërgoi komunën në balotazh, e rrjedhimisht duke i dhënë mundësi Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të prezantojë planet e saj, për ta nxjerrë komunën nga kaosi 20 vjeçar, si dhe për të kërkuar mobilizim në shërbim të ndryshimit të domosdoshëm.

Programi 4- vjeçar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën përmblidhet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore; në arsim cilësor; në ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe urbanizmit; në rritjen dhe përkrahjen e aktiviteteve për rininë; në përmirësimin e ambientit si dhe në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

#bashkëpërfushëkosovën

#BashkeQeverisim

#enverbajçinca144

Kontribo

08 11 2021

Jeton Raka hap fushatën në Kaçanik

Kryetari i ardhshëm i komunës së Kaçanikut Jeton Raka, sot, së bashku me zv/kryeministrin Besnik Bislimi, deputetët Milazim Salijaj, Shqipe Memeti-Selimi si dhe Dimal Basha e Enver Haliti në parkun e qytetit përballë aktivistëve e simpatizantëve të Lëvizjes bënë hapjen e fushatës zgjedhore. Programi qeverisës për ndryshim dhe zhvillim të komunës sonë për çdo ditë po merr mbështetje nga qytetarët e Kaçanikut.

Edhe pak ditë na kan mbetur deri në ditën e votimeve. 144 është vet numri i ndryshimit!

#Bashkëqeverisim#JetonRaka144

Kontribo

08 11 2021

Alban Hyseni hap fushatën në Gjilan

Fjala e kryetarit Alban Hyseni në hapje të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjilan:

Të dashur banorë të Gjilanit.

Të dashur aktivistë e aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në javët e fundit, e kemi bërë të pamundurën të mundur. E kemi hedhur çdo hap, me synimin për të krijuar baza e themele të forta, për qeverisjen e ardhshme të Gjilanit. E kemi trajtuar këtë rrugëtim, me kujdes e delikatesë, me vendosmëri e guxim. I kemi shtuar copëzat munguese të kuadros përfundimtare, një e nga një, duke qenë të sigurt se rruga që e ndjekim bashkarisht, është ajo e duhura.I ndezëm shpresat e zëri jonë kumboi në të gjithë vendin, kur fituam zgjedhjet e raundit të parë. Lagjet e fshatrat e qytetit, u elektrizuan nga ajo që kishin kohë që e prisnin: udhëheqje e lidership të ri.

Si fitues, përkrahja që e morëm ishte e pamjaftueshme për të nisur menjëherë projektet e ndryshimit, por kjo nuk na e zbeh entuziazmin. Përkundrazi, na dha një sinjal shumë të qartë. Na tregoi se duhet shumë punë e angazhim për të marrë në masë besimin e gjilanasve. Na tregoi se Gjilani është gati për të sjellë një frymë të re. Protagonistët kryesor të kësaj fushate, jeni ju, banorët e Gjilanit. Do të jeni edhe në këto 5 ditë fushate që na presin. Ajo që ka ndodhur më përpara, është se pas fushatave elektorale, ju jeni lënë në harresë. E këtë fakt, ne nuk e lejojmë më të përsëritet. Opinioni e vota juaj ka vlerë në çdo kohë, jo vetëm atëherë kur i leverdis pushtetit.

Pas 14 Nëntorit, ju do jeni aktorët kryesorë, të çdo projekti që çon drejt ndryshimit. Këmbana e ndryshimeve rinis me këto pak ditë të mbetura e vazhdon për një periudhë 4 vjeçare ku do bashkëqeverisim. Raportet e drejta, barazia ndaj ligjit e eleminimi i privilegjeve, më në fund do gjejë vend. Fushata jonë, sheh padrejtësitë dhe thërret kundër tyre. Sheh edhe potencialin e komunës tonë, e punon për perfeksionimin e projekteve, që çojnë drejt rritjes së kapacitetit zhvillues.E ardhmja jonë ndërtohet përmes kujtesës.

Është ajo që nuk na lejon të përsërisim gabimet e së shkuarës. E këtë e nisim duke i thënë “JO” lënies në harresë e shfrytëzimit të mëparshëm. Vetëdija jonë, duhet të bëhet vendimi ynë. Çdo gjë është e mundur, kur reflektimi i së kaluarës, na krijon përfytyrimin e asaj çka duam e kërkojmë. Kërkesa bazohet në nevoja dhe dije, e ato i shndërrojmë në realitet.

Ne besojmë se energjia dhe vullneti i mirë, kanalizohen në ide. Ndërlidhja e ballafaqimi i ideve, ndërton një vizion. Vizionin se si i shohim gjërat, e i kthejmë të prekshme e të jetueshme. E këtë e bëjmë duke e tejkaluar të vjetrën, e përqafuar të renë.

Marrim guximin, të shtyjmë forcat tona, në këto ditë fushate e të drejtohemi kah e mbara. Motivimin e gjejmë tek vetja, motivimin e gjejmë duke e parë njëri tjetrin në sy. Aty ku reflektohet forca jonë dhe kurajoja, për ndryshimin.

Për arsim model e kushte më të mira për mësimdhënie për fëmijët tanë.

Për zonën ekonomike, zhvillimin e mirëqënien për të gjithë.Për transformim e rregullim të infrastrukturës së fshatrave e lagjeve.

Për barazi e transparencë në shpërndarjen e subvencioneve.Për rritje të efikasitetit në administratën komunale.

Për shëndetësinë e pakove të kompensimit për shpenzime për nënat e reja dhe shërbimin mamografik.Për rininë e start-upeve e investimit për ta nëpërmjet Themelimit të Fondit të Rinisë.

Për hapësirat e mëdha rekreative, parqet e gjelbërta e të lojërave për çdo lokalitet.Për palestrat sportive e stadiumin e qytetit.Për artin e kulturën.

Bëjmë një hap përpara, për të bashkëqeverisur, për fshatrat e lagjet e Gjilanit.

Marrim guximin, të flasim të gjithë së bashku, përmes një zëri të ri e udhëheqje të re.

Ju faleminderit!

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton fshatin Mramor

Në fshatin Mramor, kryetari Vita takoi shumë qytetarë të këtyre anëve.Peisazhin pitoresk të Mramorit duhet ruajtur, por fshatit duhet shtuar investimet. Investime të menjëhershme do të bëhen në shtritjen e rrugëve dhe ndriçimin e tyre, përmirësim në infrastrukturë shkollore, subvencione për bujqit dhe sigurim të tregut për produktet, ishin zotimet e kryetarit Vitia për banorët. Bashkë u dakorduam që 14 nëntori është dita e kthesës për Prishtinën, pa dallim, për të cilën do të angazhohemi.

144 është numri i bashkë qeverisjes.

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton fshatin Shashkofc

Biseduam nga afër për ndryshimet që duhet bërë në këtë fshat, si dhe për programin tonë. Fshatrat sikurse lagjet e kryeqytetit do ta kenë ndihmën e komunës. Investimet që do të bëjmë në qeverisjen tonë do të përfitojnë të gjithë. Bashkë angazhohemi nga të gjitha fshatrat e lagjet e qytetit për ta sjellë fitoren me 14 nentor. Pas 14 nentorit fillojmë zbatimin e programit për qytetarët tanë, për kryeqytetin.

Bashkë qeverisim!

Kontribo

08 11 2021

Arben Vitia viziton kompaninë “KiKxxl-evroTarget”

Në vizitën tonë në kompaninë “KiKxxl-evroTarget”, kryetari Arben Vitia, takoi pronarët dhe punëtorët. Në këtë takim u diskutua për sfidat e tyre dhe potencialin që kanë veçanërisht në krijimin e vendeve të reja të punës. Po ashtu, me theks të veçantë u diskutua për infrastrukturën që komuna duhet të ofrojë në mënyrë që të lehtësohet operimi. Kryetari i njoftoi edhe për shkollën profesionale që do të krijohet në Prishtinë, në mënyrë që tregut të punës t’ia shtojmë dijen profesionale.

Kontribo

07 11 2021

Madhështore është përkrahja, sikurse vet Karaçeva e Dardanës

Përkrahja që ne dhe koalicioni ynë me AAK po marrim është e pakrahasueshme. Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja është zgjidhja e vetme për ndryshimin e domosdoshëm që duhet dhe do të ndodhë në Dardanë.

Programin që e ofron Lëvizja është përgjigje për të gjitha nevojat e qytetarëve. Lëvizja ofron alternativë e mundësi për të gjithë. Lëvizja është e përkushtuar të sjell zhvillim e prosperitet në Dardanë.

Lëvizja nuk e tradhton mbështetjen e qytetarëve e as nuk harron atë.

Kontribo

06 11 2021

Me datë 14 nëntor, ndryshimi po ndodhë në Shtime

Qemajl Aliu është fitues, ai në rundin e parë i mposhti të gjithë, tash në rundin e dytë do të bëhet kryetari i ri i Shtimes e do të qeverisë për ta zhvilluar komunën e për ta ngritur mirëqenien e qytetarëve. Për këtë ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë Kurti.

Kontribo

06 11 2021

Me 14 nëntor, me Enver Bajçincën do e bëjmë bashkëqeverisjen në Fushë Kosovë

Me Enver Bajçincën Kryetar, Fushë Kosova si komunë që bartë rëndësinë e të qenit zonë industriale e njëherit edhe zonë e vlefshme për zhvillimin e bujqësisë do ta ketë vëmendjen e plotë të qeverisjes qendrore.Do të vihet rend në plan urbanistik e do të investohet në infrastrukturë ndërlidhëse me kryeqytetin.

Do të krijohet infrastrukturë që sjellë ujin në secilin fshat e njëherit trajton ujërat e zeza. Do të shtohen çerdhet e do të ngritët cilësia në arsim. Do të ketë më shumë parqe e gjelbërim por do të investohet edhe në shërbime të qasshme shëndetësore në secilën pjesë të komunës.

Kontribo

06 11 2021

Halil Thaçi për një qeverisje të drejtë e zhvillimore në Kastriot

Halil Thaçi është kryetari në ardhje që do ta ketë mbështetjen e plotë për një qeverisje të drejtë e zhvillimore në Kastriot. Filtrat e paraparë për termocentralet do të vendosen nga qeveria qendrore, e kuota më e lirë e energjisë elektrike do të zbatohet për qytetarët e Kastriotit. Punësime të paligjshme e klienteliste nuk do të ketë më në këtë në KEK. Kastrioti do të zgjerohet në planin urbanistik e subvencionet për bujqit do të jenë të drejta e pa favorizuar askënd.

Me datë 14 nëntor, ndryshimi po vjen edhe në Kastriot.

Kontribo

06 11 2021

Jeton Raka për Kaçanikun

Kaçaniku që dikur prodhonte lajme me peshë kombëtare, do të prodhojë ngjarjen e suksesit zhvillimorë lokal, atë të prosperitetin për të gjithë qytetarët me Kryetarin e ri, Jeton Raka.

Qeverisja e re do të jetë e hapur dhe transparente, e drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e ndershme dhe profesionale. Ajo do të angazhohet për ujë të pijshëm e zgjidhje të çështjes së ujërave të zeza, për infrastrukturë e ndriçim të vazhdueshëm nëpër secilën lagje e secilin fshat, për hapjen e çerdheve e për arsim më cilësorë, për shëndetësi që u shërben të gjithëve e në secilën pjesë.

Këto prioritete të Kryetarit të ri, Jeton Raka, do të realizohen për shkak se Kaçanikut i takojnë, dhe për shkak se Kryeministri Kurti dhe qeveria që ai drejton angazhohen si për zhvillimin e gjithmbarshëm ashtu edhe për zgjidhjen e nevojave bazike për qytetarët Republikës tonë. Me datë 14 nëntor, po vjen qeverisja e mirë dhe e drejtë në Kaçanik.

Kontribo

06 11 2021

Vitia ka vendosur për Arsim Ademin

Me Arsim Ademin Kryetar, afirmohet shansi për një qeverisje të re që ndriçon rrugën drejt prosperitetit për të gjithë e pa bërë dallime. Zhvillimi ekonomik lokal për t’u bërë tamam zhvillim ka nevojë të koordinohet me zhvillimet qendrore në Republikën tonë, e në këtë drejtim, programi i Kryetarit në ardhje, Arsim Ademit, më së lehti e bënë këtë. Kjo u dëshmua dje në tubimet e mbajtura me qytetarë të Verbanit, Smirës, e Sllatinës, ku në prezencën e Kryeministri Kurti, Arsim Ademi foli për pikat tona programore dhe ndërlidhjen e tyre me zhvillimet qendrore në vend.

Me 14 nëntor ndryshimi po bëhet edhe në Viti!

Kontribo

05 11 2021

Lagjja Mulla Isuf në Gjakovë është pro ndryshimit

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, bashkë me aktivistë e vullnetarë u takuan me qytetarë në lagjen Mulla Jusuf.

Ngrohtësia dhe pozitiviteti qytetar, konfirmon entuziazmin e lartë për fitoren e madhe dhe ndryshimin e shumëpritur që po vie me 14 Nëntor.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV44

Kontribo

05 11 2021

5 vite pa aktivistin tonë, shokun më të dashur, Astrit Dehari

Kryeministri Kurti: Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astrit Deharin.

“Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë 5 vjet padrejtësi. Ai u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar, dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të.”

”Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për neve me aktivitetin dhe dashamirësinë që ka bërë. Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e luftës, të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg. Lavdi Astrit Deharit dhe gjithë dëshmorëve”, tha Kryeministri Kurti në prononcimin e tij pas homazheve të bëra te varri i Astrit Deharit në Prishtinë.

Kontribo

05 11 2021

Kaçaniku ka vendosur për Jeton Rakën

Dje na vizitoi e na nderoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, me të cilin, përveç Kaçanikut, vizituam edhe fshatin Dubravë. Afërsia dhe mbështetja e tij për Kaçanikun i jep shpresë qytetarëve për një të ardhme më të ndritur, një të ardhme me shpresë, ku do të çrrënjoset korrupsioni e nepotizmi dhe do të zëvendësohen me drejtësi e meritokraci.Prandaj, ndryshimi fillon nga ti, bëje ndryshimin sot që të përfitosh nesër!Së bashku do e sjellim fitorën e Kaçanikut!

Lëvizja Vetëvendosje 144

Kontribo

04 11 2021

Pensionistët duan ndryshim të qeverisjes komunale

Sot, takuam disa nga pensionistët e komunës tonë, ku përveç falenderimit për kontributin në fitoren e raundit të parë të zgjedhjeve, dëgjuam nga ta preokupimet e shumta që i kanë ne lidhje me qeverisjen lokale.Të mobilizuar si asnjëherë më parë, për një pleqëri të dinjitetshme dhe për të ardhmen e të rinjëve, ata janë të gatshëm për ta rikonfirmuar fitoren e Lëvizjes më 14 nëntor.

#përtëgjithamoshat

Kontribo

04 11 2021

Zhupa e Prizrenit është për Mytaher Haskukën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka, bashkë me kryetaren e NDS- së, Emilija Redžepi, takuan qytetarët e Zhupës dhe simpatizantët e NDS- së, të cilët e konfirmuan përkrahjen për Mytaher Haskukën, në zgjedhjet e 14 nëntorit.Kryetari Haskuka e falënderoi Emilija Redžepin dhe simpatizantët e saj për përkrahjen që po i japin atij në balotazhin e 14 nëntorit dhe theksoi se angazhimi dhe vullneti për punë të mira, do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet, sepse ne jemi alternativa e vetme për qytetarët e Prizrenit.S’ka kthim mbrapa!Bashkë qeverisim!

#BashkeQeverisim

#SkaKthimMbrapa

Kontribo