18 10 2021

Kryetari Albin Kurti mban konferencë për media

Fjala e plotë e Kryeministrit dhe njëherit Kryetarit të LV-së, Albin Kurti:

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale nëpër komunat e Kosovës. Ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident të theksuar. Megjithatë, të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse shtetërore.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam fort krenar që kishim miq nga Bashkimi Evropian të cilët vëzhguan edhe demokracinë tonë e cila mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm. Ata panë që përveç xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit, Kosova shkëlqen edhe me organizimin e procesit zgjedhor.

Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jam shumë i kënaqur që të shohë kaq shumë kandidatë tanë në balotazh. Njësoj siç jam i kënaqur me nivelin e lartë të besimit dhënë asamblistëve tanë gjithandej Kosovës. Ky është një shans që të vazhdojmë të flasim e diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysëm viti të qeverisjes së mirë, mbi luftën kundër korrupsionit e për sundim të ligjit, dhe se si të zgjerojmë mundësitë dhe shtojmë kujdesin për të gjithë.   

Ndryshimi real në nivelin qytetar është shumë më shumë se fjalë: do të thotë ujë më shumë e më të pastër, ajër më i mirë e i shëndetshëm, menaxhim efikas i mbeturinave, kanalizime moderne të ujërave të zeza.  

Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar nuk është vetëm premtime të mëdha për probleme të vjetra si p.sh. trafiku i dendur, por nënkupton plane aktuale që funksionojnë brenda mundësive tona.  

Jam i etur të punoj e të bashkëpunoj me secilën komunë që të siguroj se vlerat tona të përbashkëta ta arrijnë çdo lagje e secilën shtëpi aty në mënyrë domethënëse. Do të qëndroj pranë dhe i gatshëm të punoj me secilin kryetar komune me të cilin ndajmë vlerat demokratike dhe që është i gatshëm të bëjë punën e vështirë të reformave të thella.      

Nuk e kemi luksin për asgjë më pak.

Urime të gjithë kandidatëve dhe mund t’ju them qysh tash se kjo është një festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim.   

Po ashtu më duhet t’ju them që kandidatët e VETËVENDOSJE!-s do të jenë gjithandej duke u angazhuar për secilën votë. 

Nuk e kemi luksin për asgjë më pak.

Ju falemnderit.

Kontribo

15 10 2021

Vizitë në fabrikën e tekstilit “Arta-Tex” në Therandë

Kandidati ynë për Kryetar Salih Zyba, së bashku me Ministren Rozeta Hajdari, deputetin Mefail Bajqinovci dhe kandidatët për Kuvend Komunal Erlida Bajrami e Drilon Zyba, vizituan fabrikën e tekstilit “Arta Tex”. Bizneset e tilla të suksesshme e me punëtore kryesisht femra janë shumë të nevojshme për shoqërinë, pasi ndihma që i jep ekonomisë familjare është shumë e madhe.Në qeverisjen tonë të ardhshme, të gjitha bizneset që hapen nga gratë sipërmarrëse do të kenë subvencionim që të ndihmohen e të fuqizohen.

#BashkëQeverisim

#NdershëmpërTherandën

#144SalihZyba

Kontribo

15 10 2021

Petrova e Shtimes është gati për ndryshim

Në përmbyllje të kësaj fushate, mbështetja vetëm sa po shtohet e fuqizohet.Takimin e radhës e patëm në Petrovë, në Lagjen Ademaj, bashkë me bartësin e listes Adnan Ademi si dhe kandidatë e aktivistë nga qendra jonë. Para të pranishmëve shpalosëm planprogramin tonë qeverisës dhe biseduam për nevojat dhe preokupimet që kanë banorët e fshatit Petrovë e që nuk janë të pakta.

Kudo që po shkojmë, vërejmë një opinion të përbashkët, që qytetarët janë të lodhur me këtë qeverisje të gjatë e të stërkequr. Diskriminimi, pabarazia, nepotizmi dhe përfitimet personale e kanë karakterizuar këtë qeverisje në ikje.Kjo do të ndryshoj pas 17 tetorit kur ne do qeverisim me qytetarin dhe për qytetarin.Kjo ditë është më afër se kurrë. Dita kur hapet një faqe e re në historinë politike të Shtimes.

BashkëQeverisim

Kontribo

15 10 2021

15 10 2021

Arben Vitia viziton Klubin Futbollistik “Prishtina”

Kryetari i ardhshëm i Prishtinës, kandidati ynë Arben Vitia vizitoi futbollistët dhe përfaqësuesit e klubit ikonë të kryeqytetit “ KF Prishtina” bashkë me asambleistët Rita Zeqiri, Gezim Sveçla, Berat Lahu. Përfaqësuesit e klubit ne krye me z. Remzi Ejupi na njoftuan me gjendjen dhe prioritetet e klubit për të ardhmën.Sporti është prioritet i LV-së. Sporti është vlerë e kryeqytetit!

Kontribo

15 10 2021

Përkrahje për ndërmarrjet në Ferizaj

Shtëpia e ëmbëlsirave ” Vlera ” dhe kompania ” Ëmbëlsia”, janë dy nga bizneset që u vizituan nga kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramdani, deputetja Shqipe Metaj-Isufi dhe kandidatët për Kuvend Komunal, Shqipe Jashari, Yllkë Neziri, Islam Ademi dhe Driton Ismajli. Në Ferizaj, veprojnë një numër i madh biznesesh, disa prej të cilave, ashtu sikurse bizneset në fjalë, kanë të punësuara vetëm gra, duke i kontribouar kështu sadopak sheshimit të pabarazisë, që vërehet veçanërisht në tregun e punët, aty ku vajzat e gratë përballen me sfida e vështirësi vetëm se janë të tilla, përkundër rezultateve e performancës së tyre në vendin e punës.

Mirëpo me qeverisjen tonë këtij mentaliteti diskriminues e mohues do t’i ipet fundit, ne do të angazhohemi për krijimin e hapësirave që ofrojnë mundësi e mbështetje, kjo përmes politikave që fuqizojnë gratë në sipërmarrje, ndër të cilat është edhe dhënia e 50 granteve në vit, deri në 20.000 euro secili, në mbështetje të bizneseve të grave në Komunën tonë.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

14 10 2021

Gadishi i Gjilanit ka ndarë mendjen për ndryshimin e madh të 17 tetorit!

Banorët e fshatit Gadish, të indinjuar me komunën si pasojë e lënies anash e problemve të shumta të trashëguara ndër vite, e të mbushur me shpresë për ndryshim, na pritën me entuziazëm të madh. Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zv.ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe me kandidatët për Kuvend Komunal Arsim Murati e Besnik Shala, u zotuan para banorëve të fshatit, se pas 17 tetorit, nuk do të ndërroj vetëm qeveria komunale, por edhe modeli i të qeverisurit. Qytetari do jetë në qendër, e do ketë rol aktiv në çështjet që i interesojnë dhe që prekin direkt interesat e tij. Bashkë do të fitojmë, bashkë do të qeverisim, për komunën!

#përtëgjithafshatrat

www.albanhyseni.com

Kontribo

14 10 2021

Barazia gjinore, prioritet i Lëvizjes!

Angazhimi ynë si qeverisje lokale është barazia sociale, por parakusht i barazisë sociale është barazia gjinore. Andaj angazhimi ynë i pandalshëm është dhe do të jetë që gratë dhe vajzat të kenë hapësirën e merituar në institucione e në shoqëri.

Bashkë më shumë!

Bashkë më mirë!

Bashkë punojmë!

Bashkë Qeverisim!

#144

Kontribo

14 10 2021

Kryeministri Kurti në Sharrin e bukurive dhe mundësive

Kryeministri Albin Kurti në Sharrin e bukurive dhe mundësive. Në pjesën finale të fushatës patëm mundësi që bashkë me Kryeministrin Albin Kurti të jemi në mesin e qytetarëve në fshatin Bresanë. Dëshirës dhe nevojës për ndryshim në Sharr po i afrohet edhe mundësia këtë të diele me numrin 144.

#bashkëqeversim

#kaltrinasalihu

#144

Kontribo

14 10 2021

Gadishi i Gjilanit ka ndarë mendjen për ndryshimin e madh të 17 tetorit!

Banorët e fshatit Gadish, të indinjuar me komunën si pasojë e lënies anash e problemve të shumta të trashëguara ndër vite, e të mbushur me shpresë për ndryshim, na pritën me entuziazëm të madh. Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zv.ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe me kandidatët për Kuvend Komunal Arsim Murati e Besnik Shala, u zotuan para banorëve të fshatit, se pas 17 tetorit, nuk do të ndërroj vetëm qeveria komunale, por edhe modeli i të qeverisurit.

Qytetari do jetë në qendër, e do ketë rol aktiv në çështjet që i interesojnë dhe që prekin direkt interesat e tij. Bashkë do të fitojmë, bashkë do të qeverisim, për komunën!

#përtëgjithafshatrat

www.albanhyseni.com

Kontribo

14 10 2021

Kodra e Dëshmorëve të dielën e konfirmon besimin për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Në takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Kodra e Dëshmorëve”, u njoftuam me problemet infrastrukturore të tyre, mungesën e perspektivës, si dhe mospërkrahjen nga komuna. Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal Diellza Lubishtani, u zotuan se brenda mandatit 4 vjeçar, përmes Zonës Ekonomike, kredive me kamata të ulëta nga Banka Zhvillimore, e këto të shoqëruara me punë të ndershme e pa diskriminime, qytetarëve do i ofrohen mundësi më të mira për prosperitet. Sepse bashkë jemi më mirë.

#përtëgjithalagjet

www.albanhyseni.com

Kontribo

14 10 2021

Vizitë në fabrikën e ujit “Dea” në Gjilan

Sot, vizituam fabrikën e ujit “Dea”, ku u njoftuam nga afër me veprimtarinë e tyre.Kryetari Alban Hyseni prezantoi pjesë nga programi qeverisës, me theks të veçantë nga programi ekonomik, në të cilin zotohemi se do të krijojmë infrastrukturën e nevojshme që bizneset të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre dhe të krijojmë një ambient që punëtorëve i ofron kushte më të mira në punë e paga më të dinjitetshme.

#përtëgjithashtresat

www.albanhyseni.com

Kontribo

14 10 2021

Bashkë qeverisim për Istogun

Istogu me Kryetar Agron Avdijaj do ta realizojë potencialin e vet zhvillimor. I ndershëm e profesionistë, modest e ambicioz, Agron Avdijaj ndër vite me aktivizmin dhe punën e tij për ka treguar se është personi i duhur për të qeverisur me Istogun. Tani që ndryshimi ka filluar të shtrihet nëpër secilën komunë, Istogu e ka radhën ta bashkojë qeverisjen lokale me atë qendrore e kështu ta bëjë edhe Istogun Bashkë qeverisje! Me datë 17 tetor votojmë numrin 144, votojmë Agron Avdijajn Kryetar të Istogut.

Kontribo

14 10 2021

Shëndetësia, prioritet i Valon Ramadanit

Sot, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatët për Kuvend Komunal, Shqipe Jashari, Adnan Selmani, Fatmir Ilazi dhe Ferinaze Isufi, vizituan Spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe takuan disa nga punonjësit atje. Me vetëm disa reparte funksionale, në mungesë të aparaturave e mjeteve esenciale, në kushte të mungesës së pastërtisë e higjienës, pacientët që marrin shërbime në spital, janë të rrezikuar, në vendin ku do duhej të ndiheshin të sigurt.

Kjo përkundër punës së palodhshme të stafit mjekësor, angazhimi i të cilëve po është i pamjaftueshëm, në drejtim të përmirësimit të gjendjes në të cilën është katandisur jo vetëm spitali, por shëndetësia në përgjithësi, nga qeverisjet e deritanishme komunale, hatërmbetjet e të cilave Ferizajn e kanë lënë pa spital. Me Lëvizjen në Qeverisje dhe Valon Ramadanin si Kryetar, Ferizaj do ta ketë spitalin e vet, me të gjitha repartet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve. Pacientët më nuk do të përballen me mungesa të materialeve që në spital do duhej të ishin të domosdoshme, e ambientet në të do të mirëmbahen, ashtu që ato të mos jenë burim infeksioni.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

13 10 2021

Miratohet koncept-dokumenti për Vettingun

Qeveria Kurti miratoi sot koncept-dokumentin për Vettingun duke bërë kështu hapin thelbësor për jetësimin e një prej zotimeve tona kyçe që është Vettingu i institucioneve të drejtësisë.

Drejtësia duhet të jetë në shërbim të qytetarit e jo sistemit.

Drejtësia duhet të ngadhënjejë në përballjen e të dobëtit me të fortin.

Drejtësia duhet të ngadhënjejë në përballjen e të varfrit me të pasurin.

Gjyqësori duhet të jenë të pavarur si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zgjedhën mbi bazën e thellësisë së dijes profesionale e jo të thellësisë së lidhjeve personale. Faza e parë e vettingut do të mbulojë vlerësimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e të Gjykatës Supreme, rrjedhimisht, pozitave të larta drejtuese.

Kontribo

13 10 2021

Bashkë qeverisim për Klinën

Me Profesor Doktor Lulzim Dragidellën Kryetar të Klinës, dhe qeverisjen qendrore që do ta përkrahë programin e tij transformues për këtë komunë, Klina do të prosperojë drejt një qyteti të zhvilluar që u ofron qytetarëve të saj mundësi e mirëqenie më të lartë. Me datë 17 tetor, me numrin 144 votojmë për atë çfarë i takon Klinës, votojmë për Bashkë qeverisjen, votojmë për fitoren tonë.

Kontribo

13 10 2021

Lagjja “Tabakhane” e Prizrenit është për 144

Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr.Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arber Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë vizituan afaristët dhe bizneset në lagjen “Tabakhane”. Kryetari Haskuka tha se Komuna e Prizrenit është komuna e vetme që i ka liruar bizneset nga pagesa e taksës komunale në tërësi. Kryetari Haskuka theksoi në të gjitha bizneset e pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe diskutoi për planet rreth zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes edhe për katër vitet e ardhshme.

Kjo mbështetje do të vijojë të shtohet për të gjitha bizneset, të cilave do t’iu mundësohet të krijojnë qasje në tregje të reja ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet e Kosovës; të hapin linja të reja të prodhimit, të fusin produkte të reja, duke arritur njëkohësisht edhe shtimin e numrit të punëtorëve.Pas reformave të shumta në këtë katërvjeçar, do të vazhdojmë që në mandatin e dytë, Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset e mesme dhe të vogla janë shtyllë e qëndrueshme, jo vetëm për komunën, por edhe për zhvillimin e vendit.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërPrizrenin

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

13 10 2021

Nga takimi me mërgimtarët e Gjilanit

Fryma e energjia e fitores e përcolli takimin me disa prej mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet lokale. Diaspora ka ndikuar gjithmonë në zhvillimin ekonomik, por ne zotohemi se do t’i japim hapësirë që të shfrytëzoj gjithë kapacitetin e saj përtej kapacitetit ekonomik.

Ndarja e përgjegjësive e bashkëqeverisja me qytetarët, përveç rritjes së potencialit do të ndikoj edhe në ruajtjen e pasurisë e hapësirës së përbashkët. Mërgimtarët dhanë mbështetje të plotë për kryetarin Alban Hyseni dhe u shprehën të parezervë për të kontribuar e investuar në qytetin e Gjilanit.

#bashkëqeverisim

Kontribo

13 10 2021

Të rinjtë e Ferizajit janë për ndryshim

Kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatët për asamble Mensur Sejdiu, Valmira Zhitia-Selimi dhe Arbërie Sadiku, u takuan me të rinj e të reja, për të diskutuar për nevojat me të cilat përballen tash e sa vite dhe zgjidhjet të cilat duhet t’u ofrohen pa humbur kohë, për të cilat qeverisja jonë do të punoj e do të angazhohet maksimalisht.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

13 10 2021

Qytetarët e Hajvalisë përcaktues për fitoret tona

Me qytetarët e Hajvalisë që si mbështetës të VETËVENDOSJE!-s kanë qenë përcaktues për fitoret tona e sidomos në kryeqytet, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal, Rita Zeqirin dhe Mirsad Vitinë, Kryeministrin Kurti që foli për mbështetjen e ndryshimit nga niveli qendror, Kryetari i ri i Prishtinës Arben Vitia dje edhe në formë bashkëbisedimi ndau disa pika programore që prekin aspektet kyçe të jetës së banorëve në këtë pjesë të qytetit. Bashkëpunimi mes qytetarit dhe Komunës do të jetësohet e punët e mira për zhvillimin e Prishtinës do të bëhen bashkë, ishte ndjesia, vota për numrin 144 dhe Arben Vitinë Kryetar të Prishtinës, ishte bindja.

Kontribo

13 10 2021