05 11 2021

Lagjja Mulla Isuf në Gjakovë është pro ndryshimit

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, bashkë me aktivistë e vullnetarë u takuan me qytetarë në lagjen Mulla Jusuf.

Ngrohtësia dhe pozitiviteti qytetar, konfirmon entuziazmin e lartë për fitoren e madhe dhe ndryshimin e shumëpritur që po vie me 14 Nëntor.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV44

Kontribo

05 11 2021

5 vite pa aktivistin tonë, shokun më të dashur, Astrit Dehari

Kryeministri Kurti: Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astrit Deharin.

“Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë 5 vjet padrejtësi. Ai u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar, dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të.”

”Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për neve me aktivitetin dhe dashamirësinë që ka bërë. Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e luftës, të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg. Lavdi Astrit Deharit dhe gjithë dëshmorëve”, tha Kryeministri Kurti në prononcimin e tij pas homazheve të bëra te varri i Astrit Deharit në Prishtinë.

Kontribo

05 11 2021

Kaçaniku ka vendosur për Jeton Rakën

Dje na vizitoi e na nderoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, me të cilin, përveç Kaçanikut, vizituam edhe fshatin Dubravë. Afërsia dhe mbështetja e tij për Kaçanikun i jep shpresë qytetarëve për një të ardhme më të ndritur, një të ardhme me shpresë, ku do të çrrënjoset korrupsioni e nepotizmi dhe do të zëvendësohen me drejtësi e meritokraci.Prandaj, ndryshimi fillon nga ti, bëje ndryshimin sot që të përfitosh nesër!Së bashku do e sjellim fitorën e Kaçanikut!

Lëvizja Vetëvendosje 144

Kontribo

04 11 2021

Pensionistët duan ndryshim të qeverisjes komunale

Sot, takuam disa nga pensionistët e komunës tonë, ku përveç falenderimit për kontributin në fitoren e raundit të parë të zgjedhjeve, dëgjuam nga ta preokupimet e shumta që i kanë ne lidhje me qeverisjen lokale.Të mobilizuar si asnjëherë më parë, për një pleqëri të dinjitetshme dhe për të ardhmen e të rinjëve, ata janë të gatshëm për ta rikonfirmuar fitoren e Lëvizjes më 14 nëntor.

#përtëgjithamoshat

Kontribo

04 11 2021

Zhupa e Prizrenit është për Mytaher Haskukën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka, bashkë me kryetaren e NDS- së, Emilija Redžepi, takuan qytetarët e Zhupës dhe simpatizantët e NDS- së, të cilët e konfirmuan përkrahjen për Mytaher Haskukën, në zgjedhjet e 14 nëntorit.Kryetari Haskuka e falënderoi Emilija Redžepin dhe simpatizantët e saj për përkrahjen që po i japin atij në balotazhin e 14 nëntorit dhe theksoi se angazhimi dhe vullneti për punë të mira, do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet, sepse ne jemi alternativa e vetme për qytetarët e Prizrenit.S’ka kthim mbrapa!Bashkë qeverisim!

#BashkeQeverisim

#SkaKthimMbrapa

Kontribo

04 11 2021

Lagjja Ralin gati për fitoren e 14 nëntorit!

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, takuan banorët e lagjes Ralin, nga të cilët kërkuan mbështetje për profesor Mytaher Haskukën. Ministrja Nagavci theksoi se është e rëndësishme që të votohet masivisht më 14 nëntor dhe të përkrahet kryetari Haskuka dhe programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Po ashtu ajo theksoi se vetëm programi i Lëvizjes, është program që i plotëson nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Në veçanti, ministrja Nagavci tha se si ministre e MASHT, do të investojë shumë në fushën e arsimit për Prizrenin.Është e domosdoshme që më 14 nëntor të përkrahet Mytaher Haskuka. Sepse, të tjerët janë bërë bashkë, për ta ndalur zhvillimin e Prizrenit. Ndërsa, ne jemi bashkë me qytetarët e Prizrenit. Me Qeverinë e Kosovës dhe me qeverisjen lokale në Prizren, Prizrenit i shtohen projektet dhe investimet dhe bëhet kryeqytet i zhvillimit dhe prodhimit.S’ka kthim mbrapa!Bashkë qeverisim!

#SkaKthimMbrapa

#BashkeQeverisim

Kontribo

04 11 2021

Arben Vitia viziton klubin “Flamurtari”

Me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” u takuam në Stadiumin e këtij ekipi. Diskutuam për mbështetjen që qeveria e re e komunës do t’i jap sportit, më veçanërisht në ndërtimin e ri të stadiumit, i cili sipas programit do të ndërtohet në lagjen Medresa, “Fusha e Pajtimit”.

Infrastrukturë bashkëkohore për futboll, shtigje të veçanta për atletikë, por edhe disiplina të tjera olimpike sportive.

Stadiumi do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro.

Projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.

Hapësira ku tashmë ndodhet stadiumi aktual do të shndërrohet në park të gjelbëruar, i cili do të jetë i shfrytëzueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjës.

Kontribo

04 11 2021

Arben Vitia viziton Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve

Në takim me përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve diskutuam mbi zgjidhjen që do të ofrojë qeveria e re e komunës së Prishtinës, për qentë endacak

Do të bëjmë:

-Kontraktimin e Qendrave Veterinare për trajtimin mjekësor të qenve endacak;

-Identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë qenve endacak;

-Vlerësim të nevojës për ndërtimin e një strehimoreje për ta;

-500 mijë euro do të investohen për trajtimin e këtij problemi.

Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me aktivistët për të drejtat e kafshëve, në mënyrë që bashkërisht t’i japim zgjidhje këtij preokupimi të përbashkët.

Kontribo

04 11 2021

Fushë Kosova për Enver Bajçincën

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës prof.Enver Bajçinca së bashku me deputetin Ardian Gola janë përqëndruar tek nevoja për mobilizim për t’a arritur fitoren tash kur Fushë Kosova është për herë të parë në balotazh.Kandidati Bajçinca poashtu ka prezantuar objektivat kryesore qeverisëse si furnizimin me ujë të pishëm, arsim e shëndetësi ciësore. Të pranishmit poashtu patën një interesim të madh për të diskutuar problematikat e Fushë Kosovës si komunë.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

04 11 2021

Takim me profesionistët shëndetësor të Fushë Kosovës

Nga takimi i nënkryetares së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, znj. Fatmire Kollqaku- Mullhaxha, me profesionistë shëndetësor. Në këtë takim u diskutua në lidhje me problemet në fushën e shëndetësisë në komunën e Fushë Kosovës, si dhe u diskutua në lidhje me programin qeverisës të LVV-së për mandatin 4- vjeçar, për komunën e Fushë Kosovës.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

04 11 2021

Lagjja Banja dhe Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, të mobilizuara për fitoren e madhe

Në takimin e mbajtur me strukturat dhe qytetarët e lagjes Banja dhe Kodra e Dëshmorëve, gjetëm një mobilizim të madh të tyre, për ta rikonfirmuar fitoren më 14 nëntor. Profesionalizmi jonë, zëri i ri, ndershmëria dhe bashkëpunimi me qytetarët do të jenë konturat brenda të cilave do të udhëheqim Gjilanin. Qytetari në qendër, dhe me rol aktiv për çështjet që e preokupojnë, janë rruga e vetme për një qeverisje të suksesshme komunale.

#bashkëqeverisim

Kontribo

04 11 2021

Rruga e Prishtinës e bashkuar për fitoren e Lëvizjes

Në takimin e karakterit falenderues të mbajtur me strukturat dhe qytetarët e Rrugës së Prishtinës, gjetëm frymën e fitores. Mobilizimi i madh i qytetarëve të asaj lagje, sikurse në çdo lagje e fshat të komunës, na konfirmon besimin e madh qytetar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zëri i ri i komunës, do ia sjell Gjilanit udhëheqjen e re me ndryshimet e nevojshme.

#përtëgjithalagjet

Kontribo

04 11 2021

Qendra e Gjilanit e gatshme për fitoren e madhe

Në takimin e mbajtur me strukturën tonë të Pikës Qendër, bashkë edhe me qytetarë nga kjo pjesë e qytetit, i falenderuam për angazhimin e punën e madhe që po e bëjnë për t’ia sjellë fitoren Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mobilizimi i madh i tyre, na jep garancë për fitoren e madhe të 14 nëntorit. Me energji të re, me ndershmëri e profesionalizëm, në bashkëpunim me qytetarët, do të bashkëqeverisim.

#përtëgjithalagjet

Kontribo

02 11 2021

Shpejtim Bulliqi mandatplotë prej qytetarëve e për Podujevën!

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka përkrahjen qytetare për një mandat katërvjeçarë, e do ta ketë edhe mbështetjen e qeverisë Kurti për projekte që shtojnë zhvillimin e sjellin progresin në Podujevë. Aty ku filloi ndryshimi e u bart gjithandej vendit, tash është koha të vazhdohet me punë të mira që ngrisin mirëqenien e qytetarëve.Nga takimet me bizneset, dhe tubimet me qytetarë në Kërpimeh, Sfeçël, e Lluzhan.

Kontribo

02 11 2021

Me Arben Vitinë e shërojmë Prishtinën!

Më shumë siguri e rend përmes policisë komunale, më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve përmes modernizimit të kurrizit, hapësira të gjelbra e rekreative që e lidhin në tanësi lagjen, dhe ndriçim e pastrim të vazhdueshëm, ishin vetëm disa prej prioriteteve kyçe për të cilat mbrëmë para banorëve të lagjes Dardania foli Kryetari i ri i Prishtinës, Arben Vitia.

Lagjja Dardania përherë na ka siguruar vendin e parë në kryeqytet. Tani është koha që këtë mbështetje ta shtojmë e fuqizojmë për ta kapur shansin e lidhjes së qeverisjes tonë lokale me atë qendrore për të ecur më shpejtë e më mirë drejt ndryshimeve që na duhen. Kryeministri Kurti mbështet Arben Vitinë për Kryetar të komunës dhe puna e ngushtë mes tyre do t’i jap rezultate të mira zhvillimore secilës lagje të Prishtinës e sidomos Dardanisë.

Kontribo

02 11 2021

Sot u hap Terminali Doganor në Trepçë, URIME!

Nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.

Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat.

Ne po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës. Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës meqenëse maunet kur vijnë nga Jarina e Bërnjaku nuk kanë nevojë të hyjnë më në qytet por shkojnë drejtpërdrejt në këtë pikë doganore.

Kontribo

02 11 2021

Arben Vitia viziton TERMOKOS-in

Në vizitën në “TERMOKOS”, në takim u pritëm nga kryeshefi i kësaj ndërmarrje, z. Arsim Fetahu.Bashkëbiseduam për rëndësinë e kësaj ndërmarrje për qytetarët e Prishtinës, sfidat dhe projektet e ardhshme.Folëm për rëndësinë e shtrirjes së rrejtit të ngrohjes në lagjet me dendësi të lartë banimi, sepse përveç ofrimit të shërbimit të ngrohtores tek sa më shumë lagje të Prishtinës, është jetike të intervenojmë menjëherë në uljen e ndotjes së ajrit në qytet.

Gjatë mandatit tonë rrjeti i ngrohjes do shtrihet në disa lagje të Prishtinës, përfshirë lagjet: Dodona, Tophane, Mati I, Kalabria dhe një pjesë e lagjes Kodra e Diellit.

Kontribo

02 11 2021

Arben Vitia viziton ICK-në

Gjatë vizitës në ICK, në takim na priti drejtori i kësaj Qendre, Uranik Begu, më të cilin diskutuam për sfidat e paraqitura gjatë viteve të funksionimit dhe domosdoshmerinë e ndihmës institucionale për iniciativa inovative.Organizatat e rëndësishme si ICK do të kenë përkrahjen e Komunës së Prishtinës.Përveç kësaj me qeverisjen e re të komunës do të angazhohemi në krijimin e hapësirës për të rinjtë në biznes, duke orientuar potencialin e tyre në projekte kreative.

-Gjatë mandatit të parë do të bëhet ndërtimi edhe i një shkolle të mesme profesionale në Prishtinë, të specializuar në profilet e IT-së, që do të ndihmojë në promovimin e Prishtinës për IT – Nearshoring (tërheqje të investitorëve dhe punësimin e të rinjve).

-Fonde të reja për shkencë, inovacion dhe teknologji, me fokus rininë.

-Inicimi i procesit dual të arsimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes bizneseve lokale me shkollat profesionale. Kjo do të bëhet edhe me mbështetjen e MAShTI-të.

Kontribo

02 11 2021

Uglari vetëvendosës

Në takimin falenderues në Uglar, gjetëm mobilizimin e madh të strukturave dhe qytetarëve të këtij lokaliteti, për t’ia dhënë ndryshimin Gjilanit, dhe për ta kthyer qytetin kah e mbara. Energjitë e reja i duhen komunës, bashkë me ndershmërinë e profesionalizmin, prandaj 144 është numri e Alban Hyseni është emri, për bashkëqeverisje e udhëheqje të re.

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

02 11 2021

Alban Hyseni viziton Spitalin Regjional të Gjilanit

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni në vizitën që bëri dje në Spitalin Regjional të Gjilanit u mirëprit nga profesionistët shëndetësor, me ç’rast falenderoi mantelbardhët për angazhimin e madh gjatë periudhës së përballjes së vështirë me pandeminë.

Mantelbardhët si çdoherë në nivel të detyrës për të ju shërbyer qytarëve, kërkuan koordinim më të mirë të sistemit shëndetësor primar dhe atij sekondar në nivel të komunës, për ç’gjë u zotua edhe kryetari në ardhje Alban Hyseni.

Zë i ri, udhëheqje e re.

#përtëgjithaprofesionet

Kontribo

01 11 2021

Koretini i Dardanës tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn

Në Koretinin e Dardanës që tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn Kryetar, u fol për qeverisjen e re që po vjen dhe për prioritetet e saj. Dardana me gjithë bukuritë natyrore që ka si qytet i gjelbër, si qytet i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me një rini të talentuar, do ta ketë mbështetjen e qeverisjes qendrore për shkak se pikat programore të kandidatit tonë atje lidhen natyrshëm me prioritetet e qeverisjes qendrore në Prishtinë.

Kontribo