09 10 2021

Rogana e Dardanës është gati për ndryshim!

Qeverisja e mirë vjen me Lëvizjen. Rogana ka dëshmuar se e do qeverisjen e ndershme dhe profesionale. E kanë kuptuar qytetarët se ndryshimi është i domosdoshëm të shtrihet edhe në Dardanë.

Lëvizja shpalosi programin e mirë për qeverisjen lokale me 50 zotime, dhe gjatë bashkëbisedimit, theksuam rëndësinë e qeverisjes qendrore në raport me disa investime të mëdha kapitale për të cilat Rogana nuk i mori asnjëherë.

Bashkë qeverisim për Dardanën!

Kontribo

07 10 2021

Lagjja “Tregu i Gjelbër” e gatshme për ta vulosur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Edhe në këtë lagje, si kudo tjetër, na u konfirmua përkrahja e madhe për ndryshimin e 17 tetorit. Qytetarët, të pakënaqur me keqqeverisjet e kaluara, me padurim po e presin 17 tetorin për t’i dënuar ata me votë.

Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re, qytetari do jetë në qendër. Bashkë me komunitetin, do t’i diskutojmë të gjitha modalitetet në çfarëdo projekti që i prek ata. Sepse bashkëpunimi me qytetarin në Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohet si vlerë, e cila nuk mund të tjetërsohet.

Bashkë qeverisim më mirë!

Kontribo

07 10 2021

Përkrahje për vajzat dhe gratë e Fushë Kosovës

Takimet e kandidatit për kryetar komune, prof. Enver Bajçinca, kanë vazhduar edhe sot.

Së bashku me kandidaten për asamble komunale, Shpresa Aliu- Maloku u takuam me gratë dhe vajzat nga lagja Marigona/ Nakaradë në Fushë Kosovë. Para tyre, kandidatët kanë shpalosur pikat e programit qeverisës, me të cilat parashihen zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Fushë Kosovës dhe këtyre lagjeve në veçanti.

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca144

Kontribo

07 10 2021

Bashkë qeverisim për Deçanin

Patëm nderin të kishim në mesin tonë Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Bashkë me Ministrin, kandidatin për Kryetar Orges Tafilaj dhe asamblistë e aktivistë, ishim në Odën e Tushukajve në Isniq.

Banorët e këtij fshati na i treguan hallet dhe problemet e tyre, duke bashkëbiseduar edhe me kandidatin për Kryetar Tafilaj, por edhe me Minsitrin Aliu.

Qeveria e Republikës së Kosovës, çdo ditë po e dëshmon se korrupsionit dhe vjedhjes së parave të qytetarëve siç ka ndodhur deri më sot, i ka ardhë fundi. Andaj ne zotohemi për të njëjtin qëllim, që edhe korrupsionit në nivelin komunal t`i vije fundi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Mbetet zgjidhja e vetme për ju qytetarë të dashur.

#bashkëqeverisim144

#bashkëmëmirë

Kontribo

06 10 2021

Takim me prindër të fëmijëve me nevoja specifike.

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci si dhe kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!: Shqipe Daija-Fejza, Ali Tafarshiku, Hekuran Soba dhe Dhurata Xhahnemi zhvilluan takim me prindër dhe familjarë të fëmijëve me nevoja specifike.

Mospërfshirja e plotë akoma edhe sot e këtyre fëmijëve në institucionet eduaktivo-arsimore, mungesa e një institucioni publik që ofron shërbime të vazhdueshme për këta fëmijë, mungesa e asistentëve për këta fëmijë në shkolla, sidomos në ato fillore, fakti që institucionet arsimore në vend duhet të akomodojnë këta fëmijë pavarësisht gjendjes së tyre fizike në mungesë të mundësisë së ndarjes, janë vetëm disa nga temat që u diskutuan në këtë takim.

Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarja në ardhje Mimoza Kusari- Lila, do ti trajtojnë me prioritet e deri në zgjidhjen e tyre problemet dhe sfidat e kësaj kategorie kaq të ndjeshme të shoqërisë tonë.

Kontribo

06 10 2021

Edhe Sojeva e Ferizajt është e gatshme për fitore

Mobilizimi i banorëve atje na e shton vullnetin dhe entuziazmin që angazhimin të mos e ndalim, e punën ta vazhdojmë deri në destinacionin përfundimtar, atë të 17 tetorit.

Në takimin e mbajtur atje, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani, deputeti Milazim Salijaj dhe kandidatët për asamble Shaqir Zeqiri e Fatbardha Zogaj-Rekaj, i njoftuan të pranishmit për projektet që i parasheh planprogrami ynë, përmes të cilave mungesat do të plotësohen e problemet do të gjejnë zgjidhje.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

05 10 2021

Bashkë qeverisim për Besianën

I nderuar me praninë dhe mbështetjen e plotë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetët e Lëvizjes dhe mbështetjen e vazhdueshme nga struktura e VETËVENDOSJE-s. Me gërshetimin e nivelit qendror dhe nivelit lokal të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Podujevën e presin punë e projekte të mëdha.

Vazhdojmë #bashkëqeverisjen144!

Kontribo

05 10 2021

Gratë në përkrahje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Në takimin e mbajtur me gratë nga komuna jonë, shpalosëm pikat tona programore që kanë të bëjnë pikërisht me gratë, pika që vijnë pas ankesave dhe shqetësimeve të tyre, e ne jemi zotuar për zgjidhjen e atyre problemeve.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me kandidatet për asamble Anila Tusha Kastrati e Mimoza Kadriu, u zotuan se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në krye të komunës, vajzat e gratë do kenë mbështetjen e nevojshme si në ekonomi, ashtu edhe në sferat tjera. Secila nënë, për çdo lindje do rimburësohet me 100€ si ndihmesë financiare. Sepse, bashkë qeverisim, për më shumë e më mirë!

Kontribo

04 10 2021

Tërsteniku i Vitisë ka ndarë mendjen për numrin 144!

Kryetari në ardhje Dr.sc. Arsim Ademi dhe deputeti Nijazi Isaku, zhvilluan takim në Tërstenik, nga ku është edhe kandidati për asamble komunale Nexhat Halili. Entuziazmi i këtyre banorëve për ndryshimet është i madh, aq sa e dëshmoj edhe prezenca e tyre e madhe.

Kryetari në ardhje prezantoi në pika të shkurtëra programin qeverisës, njëherit dëgjoi edhe për problemet e tyre elementare, të cilat përkundër paraqitjes tek organet komunale, ato asnjëherë nuk kanë hasur në veprime konkrete. Prandaj ndryshimi është i duhur me 17 tetor.

#Bashkëqeverisim

#ARSIMIpërKRYETAR

Kontribo

04 10 2021

Fshatrat e Zhupës së Prizrenit janë edhe një herë për Lëvizjen!

Kryetari Haskuka së bashku me kandidatin e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Emell Dilji, vizituan fshatrat e Zhupës dhe i shikuan nga afër projektet të cilat janë bërë gjatë katërvjeçarit të parë.Kur e ka filluar qeverisjen Haskuka, në rajonin e Zhupës nuk kishte as shkolla moderne, as infrastrukturë siç duhet. Dukej sikur ky rajon ishte jashtë territorit të Komunës së Prizrenit.

Ishte lënë në harresë nga qeverisjet e kaluara. Me ardhjen e Lëvizjes në pushtet, për Zhupën filluan projektet dhe investimet. Për katër vite qeverisje, janë ndërtuar zyrat e Gjendjes Civile në Mushnikovë dhe Reçanë, ku tanimë qytetarët i kanë të gjitha shërbimet aty dhe afër shtëpisë. Janë ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës e ndriçim publik për çdo rrugë. Janë ofruar shujta dhe dollape per nxënësit e të gjitha shkollave. Është ndërtuar aneksi i shkollës në Mushnikovë, me kabinete qe kanë hapësira moderne, ku nxënësit mësimin teorik e praktikojnë në kabinete.

Në Reçanë është bërë nënstacioni i zjarrfikësve, në QMF mund të bëhen analizat e gjakut, po ashtu është bërë ndërrimi i kaldajave në shkollën “Meto Bajraktari”, janë ndërtuar mure në Nebregosht, për mbrojtjen e banorëve nga rrëshqitja e dheut. Është ndërtuar urë në Mushnikovë, që fëmijët mos të rrezikohen duke e kaluar lumin.Me këto punë të realizuara, qyetarëve të Zhupës, u janë ofruar kushte më të mira për jetë. Andaj, bashkë me ata, e për ata, bashkë të gjithë, për numrin 144.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërZhupën!

#LëvizjaVetëvendosje

Kontribo

04 10 2021

Bashkë qeverisim për Prizrenin

Shpalosja e zotimeve për Komunën.

Duke respektuar masat anti-covid, kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, mbrëmë në prani të aktivistëve, deputetëve dhe kandidatëve për Asamble, shpalosi programin qeverisës për mandatin e ri katërvjeçar, i cili është i ndarë në pesë fusha dhe prek direkt problematikat dhe nevojat e qytetarëve. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144!

#BASHKËQEVERISIM144✔

#MëshumëpërPrizrenin!

#LëvizjaVetëvendosje

Kontribo

04 10 2021

Bashkë qeverisim për Pejën

Shpalosja e zotimeve për Komunën e Pejës. Duke respektuar masat anti-Covid, kryetari i ardhshëm i Komunës së Pejës, Dr. Gazmend Agusholli , mbrëmë në prani të aktivistëve, deputetëve, ministrave të Qeverisë Kurti 2 dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal, shpalosi programin qeverisës për mandatin katërvjeçar në Pejë.

#bashkëpunojmë

#bashkëqeverisim

#144GazmendAgusholli

Kontribo

04 10 2021

Carralluka e Malishevës është e sigurtë për Lëvizjen!

Mbrëmë së bashku me deputetin Arbër Rexhaj dhe kandidatët për asamble komunale Ilaz Krasniqi dhe Arbnore Hoti bashkëbiseduam me banorët e fshatit Carrallukë. Në këtë takim të përzemërt në mesin e bashkëvendasëve, përveç prezantimit të pikave programore njhëherit theksova para banorëve nevojën për ndryshimin e mendësisë së vjetruar qeverisëse që ka mbretëruar në komunën tonë, rëndësinë që Komuna të kthehet në shërbim të qytetarëve e për qytetarët.

Po ashtu u zotuam para qytetarëve se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Malishevës pas 17 tetorit, nënkupton trajtim të dinjitetshëm, kushte më të mira të jetesës, e mirëqenie për të gjithë qytetarët.

#144AlbanKrasniqi

#4IlazKrasniqi

#24ArbnoreHoti

Kontribo

04 10 2021

Mikëpritje e përzemërt nga banorët e fshatit Damanek të Malishevës

Në shkollën fillore “Ramadan Morina” në fshatin Damanek u mirëpritëm nga banorët e Damanekut, Bublit dhe Qupevës ku së bashku me kandidatin për asamble Bardhyl Krasniqi biseduam për problemet dhe prioritetet e këtyre vendbanimeve dhe shpalosëm programin tonë qeverisës.

Pritshmëritë e tyre për ndryshim të mendësisë qeverisëse në komunën e Malishevës, janë të mëdha, po aq sa edhe entuziazmi e shpresa për përditshmëri më të mirë. Komuna është e përbashkëta publike e të gjithë qytetarëve pa dallim, e si e tillë, pas 17 tetorit do u kthehet pikërisht qytetarëve, për t’u shërbyer atyre në mënyrë të drejtë e dinjitetshme. Këto janë zotime të cilat do të përmbushën pas 17 tetorit.

#144AlbanKrasniqi

#22BardhylKrasniqi

Kontribo

03 10 2021

Baica e Krojmiri i Lipjanit janë të sigurtë për Lëvizjen!

Ditën e vazhduam me vizitën në fshatin Baicë, për të biseduar e shpalosur pjesë nga programi jonë para banorëve të këtij fshati. Baica, një lokalitet i bukur, me potencial turistik për shkak të pamjes e burimit të ujit termal, është lënë tërësisht pas dore përgjatë qeverisjeve të viteve të shkuara. Baica ka burimin e ujit termal, por nuk ka ujë të pijshëm, ndërsa ende mungojnë elemente bazike në fshat.

Ne i kemi dëgjuar idetë e shqetësimet e qytetarëve, pastaj kemi hartuar programin tonë, i cili ka në fokus vetëm interesat e qytetarëve. Prandaj, do ta bëjmë ndryshimin edhe për fshatin Baicë.

Pas Baicës, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ndaluam për vizitë në fshatin Krojmir. Fshati Krojmir, njihet për luftëtarët e intelektualët që ja ka dhënë komunës sonë, prandaj secilën herë që vijmë këtu, ndihemi shumë mirë. Bashkë me ministrin, biseduam e shpalosëm para qytetarëve pjesë të programit tonë qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm.

Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Lipjan, e cila Komunën e sheh si mjet për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve të Krojmirit e gjithë komunës së Lipjanit, duke ia liruar hapsirën përmirsimit të kushteve të jetesës, zhvillimit ekonomik lokal e mirëqenies sociale.

Kontribo

03 10 2021

Bashkë qeverisim për Klinën

Mbrëmë, në praninë e zv. Ministrit të Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, kandidati ynë Prof. Dr. Lulzim Dragidella, bëri shpalosjen e zotimeve për komunën. Ky është fjalimi i plotë i tij: Të dashur kandidatë për asambleistë, të dashur aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dashur qytetarë të mirë të Komunës time shumë të dashur – Klinës, mirë se takohemi këtu në këtë ambient të ngrohtë.Klina është vend i luftëtarëve e trimave të mëdhenj si Sadik Rama që ishte bashkëluftëtar i Bajram Currit e Isa Boletinit.

Është vend i Ndue Përlleshit e Ymer Berishës. Klina është vend i çlirimtarëve si Mujë Krasniqi, e vend i sakrificës e rezistencës si të Ismet Racit.Klina është komunë paqësore, është komunë e qytetarëve aktivë, të dashur e të ndershëm. Klina është qytet i bashkëjetesës e bashkëpunimit fetar, si dhe bashkëveprimit qytetar. Klina është vend i produkteve natyrore e bujqësore. E gjithë Kosova di për gurët e bukur të Gllarevës, lakrat e Gremnikut e vishnjet e shijshme të Dollcit. Klina është vend i bujqësisë, andaj bujqësia do të jetë prioritet për ne. Klina është shumë shekuj e mileniume e vjetër ngase Dresniku ishte ndër qendrat e farefisit dardan.

Për këto e shumë arsye tjera ne themi që Klina meriton më shumë.Ne jemi këtu për të bërë ndryshimet që Klina i meriton. Në Klinë kalojnë gjashtë lumenj: kalon Drini i bardhë, Lumbardhi i Pejës, Lumi Klina, Lumi Mirusha, Lumi i Istogut dhe Lumbardhi i Deqanit. Por, pavarësisht të gjithë këtyre lumenjëve, problemi kryesor e esencial i Komunës sonë është mungesa e ujit.Por, me ne do të ketë ujë 24 orë për Klinën. E di që ky premtim është dhënë në të gjitha zgjedhjet lokale që 22 vite në Klinë, andaj për mua është e vështirë që ta premtoj sot, por pasi është problem esencial jemi të obliguar ta përmendim.

Ne zotohemi që problemi i ujit do të zgjidhet në këtë mandat timin dhe ju garantoj që në vitin 2025 nuk do të përmendet ky problem sepse atëherë nuk do të ekzistojë si problem, sepse unë personalisht zotohem këtu publikisht që nëse nuk e rregulloj problemin e ujit të pijshëm nuk do të garoj më në zgjedhje, ASNJËHERË.Në Administratë ne do të lehtësojmë procedurat e tërheqjes së dokumentave përmes digjitalizimit dhe aplikimit online në të gjitha proceset që mund të përfundohen online dhe dokumentet do të dërgohen me postë në shtëpinë e secilit qytetar të Klinës.

Kjo do të lehtësojë procedurat, si dhe do t’i përshpejtojë ato për qytetarët.Në Shëndetësi do të organizojmë vizita të rregullta shëndetësore e stomatologjike për nxënësit e shkollave fillore në çdo shkollë të Komunës sonë. Sepse nxënësit e rinj janë e ardhmja jonë, ndërsa shëndeti i tyre është primar për ne. Përmes vizitave shëndetësore të rregullta do të rritën gjenerata të shëndosha dhe çdo problem eventual do të evidentohet me kohë.

Pensionerëve do t’i ofrojmë ambiente të qeta që të organizojnë takime mes vete e të kalojnë momente të ndejave, lojës dhe rekracionit. Pensionerët janë përvoja jonë që na duhet, pensionerët janë e kaluara jonë që na e solli lirinë, andaj ua kemi borxh dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta.Në Arsim do të realizojmë riorganizimin i sistemit arsimor, në shkolla ku ka më pak nxënës të organizohet procedurë e transportit të nxënësve në shkolla me më shumë persona. Kurse, për nxënësit duke filluar nga arsimi parafillor e deri në klasën e 9 do të ketë shujta ditore falas.

Arsimit në Klinë ne do t’i ofrojmë i arsim profesional në sistemin dual për një profil të kërkuar në ekonominë lokale, për ta replikuar këtë model edhe më tutje në të ardhmen. Ky sistem i arsimit do të jetë model gjerman, ku nxënësit vijojnë shkollimin, përderisa janë të punësuar në drejtimin e njëjtë.

Në Mbrojtje të Mjedisit do të bllokojmë projektin e Fabrikës së Çimentos në Gremnik. Sepse ajo fabrikë është e dëmshme për banorët dhe është aty pa dëshirën e tyre, andaj ne Bashkë do të Qeverisim dhe fabrika nuk do të vazhdojë punën asnjëherë aty. Për këtë ju garantoj ngase për këtë e kam mbështetjen e plotë edhe nga niveli qëndror.Ne do të ndërtojmë rrugën e tranzitit (udhëkryqin e rrugës Gjakovë – Pejë për Klinë, Skenderaj dhe Istog), në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës. Udhëkryqi aty është shumë i nevojshëm ngase kemi vështirësi dhe krijim të komunikacionit për shkak të mungesës së tij.

Aty jo rrallëherë bëhen edhe aksidente për shkak të organizimit jo të duhur urbanistik.Në Bujqësi do të organizojmë Tregun Lokal të bujqëve të Klinës në sheshin “Mujë Krasniqi” së paku një herë në javë, ku tregtarët lokal mund të shesin produktet e tyre. Do të investojmë në Serra, Bletari, dhe Blegtori. Si dhe do të organizojmë trajnime profesionale nga ekspertët e fushës për kultivimin e kulturave bujqësore.

Do ta krijojmë sistemin e Ujësjellësit për ujitje të tokave bujqësore nga Liqeni i Sferkës për fshatrat Sferkë e Volljakë, si dhe do të bëjmë ndërtimin e pendave për ujitje nëpër vendet rurale, ku ekzistojnë mundësitë dhe ku ka ujë të mjaftueshëm.

Në qeverisjen tonë katër vjeçare qyteti i Klinës do të ketë më shumë gjelbërim, kurse secili fshat do të ketë ndriçim përmes enërgjisë së ripërtëritshme.Me ne do të bëhet depolitizimi i çdo sektori, me ne do të ketë meritokraci, me ne do të ketë shpresë, SEPSE KLINA MERITON MË SHUMË!Ju, qytetarët e Komunës sime e keni mundësinë të bëni zgjedhjen tuaj dhe unë jam i gatshëm të jem shërbyes i juaji në Komunë, dëgjues i secilës ankesë që keni dhe zbatues i secilës kërkesë që ma bëni.

17 tetori është dita e juaj, 17 tetori do të jetë dita e ndryshimit, 17 tetori do të jetë dita e Klinës.Votoni 144 për ndryshim, votoni 144 për të ardhmen tuaj, votoni 144 që të Qeverisim Bashkë!

144 SEPSE KLINA MERITON MË SHUMË!

Kontribo

03 10 2021

Bashkë qeverisim për Kastriotin

Bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, kandati për kryetar të Komunës së Obiliqit prezantoi planin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Në prezencen e anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VËTËVENDOSJE! ai potencoi nevojën e ndryshimit të madh në Komunën e neglizhuar nga pushtetet e interesave personale.

Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës edhe deputetët e Lëvizjes VËTËVENDOSJE! znj. Fitore Pacolli dhe z.Mefail Bajqinovci.

#halilthaci144

#levizimperobiliqin

Kontribo

03 10 2021

Zhegra dhe fshatrat e Gjilanit përreth, në përkrahje masive për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Sot vizituam Zhegrën historike, me fshatrat Stançiq, e Demiraj, ku u njoftuam me problemet e shumta infrastrukturore dhe shqetësimet e mëdha me punësimet partiake.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Shefqet Jakupi, Selvete Sylejmani e Bejtullah Osmani, u zotuan se pas 17 tetorit fshatrave do t’i kthehet vëmendja komunale.

Punësimet partiake e nepotiste do të marrin fund, si dhe palestra sportive do të rregullohet sepse atë e meritojnë Zhegrasit, meqë aty nuk mungojnë talentet e nevoja për palestër është e madhe.Zhegra për ndryshimin e madh, përmes numrit 144!

Kontribo

03 10 2021

Dujaka e Gjakovës është për ndryshim

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, deputetët Agon Batusha dhe Ardian Gola si dhe kandidatët për këshilltarë komunal, Ngadhnjim Dana dhe Kreshnik Alijaj, u takuan me banorët e fshatit Dujakë.

Logjika politike diskriminuese në investime në fshatra të ndryshme të komunës duke diskriminuar banorët për arsye të rezultatit zgjedhor, është logjikë të cilën banorët e këtij fshati e njohin dhe mendësi e cila me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Mimoza Kusari-Lilan do marrë fund.

Gjatë fjalës së tyre Kryeparlamentari Konjufca dhe kandidatja për të parën e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila, theksuan faktin që Gjakovës i duhet qeverisja e Lëvizjes me qëllim të avancimit të projekteve të mëdha zhvillimore.

#bashkëQeverisim

#LVV144

#MimozaKusariLila

Kontribo

03 10 2021

Klubet e sportit në Ferizaj, meritojnë përkrahje, e sporti meriton vëmendje!

Gjatë takimit të sotëm me sportistët, ministri Hajrullah Çeku, e kryetari i ardhshëm, Valon Ramadani dhe kandidatët për asamble Hysnije Mustafa-Shamolli, Ramadan Ramushi dhe Visar Pajaziti dëgjuan me vëmendje kërkesat e sportistëve dhe po ashtu shpjeguan se qeveria e Lëvizja në planprogramin e saj në nivel lokal, ka në plan e do të realizoj ndërtimin e një stadiumi të ri të qytetit, renovimin e sallës së sporteve ” Bill Klinton ” , ndërtimin e Qendrës olimpike, e mbështetjen e klubeve sportive të secilës shkollë.

Sportistët tanë kanë dëshmuar se janë të talentuar, duke na përfaqësuar denjësisht në gara të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, andaj mbështetja për ta do të jetë e pakursyer.Bashkë do të lëvizim drejt fitoreve të reja!

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

03 10 2021

Ramadani përkrah artistët

Sot, Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani, deputetët Enver Haliti dhe Burim Karameta, si dhe kandidatët për asamble Rrahim Sadiku, Fatbardha Zogaj-Rekaj dhe Kushtrim Hyseni u takuan me artistë e artiste, kontributi i të cilëve për kulturën dhe jetën artistike në qytetin tonë është i pazëvendësueshëm.

Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen artistët, kushtet jo të mira dhe mungesën e investimeve, Ministri premtoi se përkrahja e tij në realizimin e projekteve të parapara në planprogramin e Lëvizjes të nivelit lokal, siç janë ato për renovimin dhe modernizimin e kushteve të Teatrit Adriana, hapjen e nje kinemaje moderne në qendër të qytetit, si dhe ndërtimin e një objekti të ri për Muzeun e Qytetit, do të jetë e pakursyer deri në relalizimin e plotë të tyre.

Ferizaj ka nevojë për një qeverisje që i përkrahë artistët dhe e vlerëson artin, injoranca në këtë drejtim e zbehë kreativitetin e i dëmton idetë. Andaj më 17 tetor secili qytetar do të përcaktohet për qeverisjen e cila i përfshinë të gjithë dhe nuk e përjashton askënd!

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo