04 11 2021

Arben Vitia viziton klubin “Flamurtari”

Me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” u takuam në Stadiumin e këtij ekipi. Diskutuam për mbështetjen që qeveria e re e komunës do t’i jap sportit, më veçanërisht në ndërtimin e ri të stadiumit, i cili sipas programit do të ndërtohet në lagjen Medresa, “Fusha e Pajtimit”.

Infrastrukturë bashkëkohore për futboll, shtigje të veçanta për atletikë, por edhe disiplina të tjera olimpike sportive.

Stadiumi do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro.

Projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.

Hapësira ku tashmë ndodhet stadiumi aktual do të shndërrohet në park të gjelbëruar, i cili do të jetë i shfrytëzueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjës.

Kontribo

04 11 2021

Arben Vitia viziton Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve

Në takim me përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve diskutuam mbi zgjidhjen që do të ofrojë qeveria e re e komunës së Prishtinës, për qentë endacak

Do të bëjmë:

-Kontraktimin e Qendrave Veterinare për trajtimin mjekësor të qenve endacak;

-Identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë qenve endacak;

-Vlerësim të nevojës për ndërtimin e një strehimoreje për ta;

-500 mijë euro do të investohen për trajtimin e këtij problemi.

Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me aktivistët për të drejtat e kafshëve, në mënyrë që bashkërisht t’i japim zgjidhje këtij preokupimi të përbashkët.

Kontribo

04 11 2021

Fushë Kosova për Enver Bajçincën

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës prof.Enver Bajçinca së bashku me deputetin Ardian Gola janë përqëndruar tek nevoja për mobilizim për t’a arritur fitoren tash kur Fushë Kosova është për herë të parë në balotazh.Kandidati Bajçinca poashtu ka prezantuar objektivat kryesore qeverisëse si furnizimin me ujë të pishëm, arsim e shëndetësi ciësore. Të pranishmit poashtu patën një interesim të madh për të diskutuar problematikat e Fushë Kosovës si komunë.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

04 11 2021

Takim me profesionistët shëndetësor të Fushë Kosovës

Nga takimi i nënkryetares së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, znj. Fatmire Kollqaku- Mullhaxha, me profesionistë shëndetësor. Në këtë takim u diskutua në lidhje me problemet në fushën e shëndetësisë në komunën e Fushë Kosovës, si dhe u diskutua në lidhje me programin qeverisës të LVV-së për mandatin 4- vjeçar, për komunën e Fushë Kosovës.

#bashkëpërfushëkosovën

#enverbajçinca144

Kontribo

04 11 2021

Lagjja Banja dhe Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, të mobilizuara për fitoren e madhe

Në takimin e mbajtur me strukturat dhe qytetarët e lagjes Banja dhe Kodra e Dëshmorëve, gjetëm një mobilizim të madh të tyre, për ta rikonfirmuar fitoren më 14 nëntor. Profesionalizmi jonë, zëri i ri, ndershmëria dhe bashkëpunimi me qytetarët do të jenë konturat brenda të cilave do të udhëheqim Gjilanin. Qytetari në qendër, dhe me rol aktiv për çështjet që e preokupojnë, janë rruga e vetme për një qeverisje të suksesshme komunale.

#bashkëqeverisim

Kontribo

04 11 2021

Rruga e Prishtinës e bashkuar për fitoren e Lëvizjes

Në takimin e karakterit falenderues të mbajtur me strukturat dhe qytetarët e Rrugës së Prishtinës, gjetëm frymën e fitores. Mobilizimi i madh i qytetarëve të asaj lagje, sikurse në çdo lagje e fshat të komunës, na konfirmon besimin e madh qytetar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zëri i ri i komunës, do ia sjell Gjilanit udhëheqjen e re me ndryshimet e nevojshme.

#përtëgjithalagjet

Kontribo

04 11 2021

Qendra e Gjilanit e gatshme për fitoren e madhe

Në takimin e mbajtur me strukturën tonë të Pikës Qendër, bashkë edhe me qytetarë nga kjo pjesë e qytetit, i falenderuam për angazhimin e punën e madhe që po e bëjnë për t’ia sjellë fitoren Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mobilizimi i madh i tyre, na jep garancë për fitoren e madhe të 14 nëntorit. Me energji të re, me ndershmëri e profesionalizëm, në bashkëpunim me qytetarët, do të bashkëqeverisim.

#përtëgjithalagjet

Kontribo

02 11 2021

Shpejtim Bulliqi mandatplotë prej qytetarëve e për Podujevën!

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka përkrahjen qytetare për një mandat katërvjeçarë, e do ta ketë edhe mbështetjen e qeverisë Kurti për projekte që shtojnë zhvillimin e sjellin progresin në Podujevë. Aty ku filloi ndryshimi e u bart gjithandej vendit, tash është koha të vazhdohet me punë të mira që ngrisin mirëqenien e qytetarëve.Nga takimet me bizneset, dhe tubimet me qytetarë në Kërpimeh, Sfeçël, e Lluzhan.

Kontribo

02 11 2021

Me Arben Vitinë e shërojmë Prishtinën!

Më shumë siguri e rend përmes policisë komunale, më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve përmes modernizimit të kurrizit, hapësira të gjelbra e rekreative që e lidhin në tanësi lagjen, dhe ndriçim e pastrim të vazhdueshëm, ishin vetëm disa prej prioriteteve kyçe për të cilat mbrëmë para banorëve të lagjes Dardania foli Kryetari i ri i Prishtinës, Arben Vitia.

Lagjja Dardania përherë na ka siguruar vendin e parë në kryeqytet. Tani është koha që këtë mbështetje ta shtojmë e fuqizojmë për ta kapur shansin e lidhjes së qeverisjes tonë lokale me atë qendrore për të ecur më shpejtë e më mirë drejt ndryshimeve që na duhen. Kryeministri Kurti mbështet Arben Vitinë për Kryetar të komunës dhe puna e ngushtë mes tyre do t’i jap rezultate të mira zhvillimore secilës lagje të Prishtinës e sidomos Dardanisë.

Kontribo

02 11 2021

Sot u hap Terminali Doganor në Trepçë, URIME!

Nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.

Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat.

Ne po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës. Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës meqenëse maunet kur vijnë nga Jarina e Bërnjaku nuk kanë nevojë të hyjnë më në qytet por shkojnë drejtpërdrejt në këtë pikë doganore.

Kontribo

02 11 2021

Arben Vitia viziton TERMOKOS-in

Në vizitën në “TERMOKOS”, në takim u pritëm nga kryeshefi i kësaj ndërmarrje, z. Arsim Fetahu.Bashkëbiseduam për rëndësinë e kësaj ndërmarrje për qytetarët e Prishtinës, sfidat dhe projektet e ardhshme.Folëm për rëndësinë e shtrirjes së rrejtit të ngrohjes në lagjet me dendësi të lartë banimi, sepse përveç ofrimit të shërbimit të ngrohtores tek sa më shumë lagje të Prishtinës, është jetike të intervenojmë menjëherë në uljen e ndotjes së ajrit në qytet.

Gjatë mandatit tonë rrjeti i ngrohjes do shtrihet në disa lagje të Prishtinës, përfshirë lagjet: Dodona, Tophane, Mati I, Kalabria dhe një pjesë e lagjes Kodra e Diellit.

Kontribo

02 11 2021

Arben Vitia viziton ICK-në

Gjatë vizitës në ICK, në takim na priti drejtori i kësaj Qendre, Uranik Begu, më të cilin diskutuam për sfidat e paraqitura gjatë viteve të funksionimit dhe domosdoshmerinë e ndihmës institucionale për iniciativa inovative.Organizatat e rëndësishme si ICK do të kenë përkrahjen e Komunës së Prishtinës.Përveç kësaj me qeverisjen e re të komunës do të angazhohemi në krijimin e hapësirës për të rinjtë në biznes, duke orientuar potencialin e tyre në projekte kreative.

-Gjatë mandatit të parë do të bëhet ndërtimi edhe i një shkolle të mesme profesionale në Prishtinë, të specializuar në profilet e IT-së, që do të ndihmojë në promovimin e Prishtinës për IT – Nearshoring (tërheqje të investitorëve dhe punësimin e të rinjve).

-Fonde të reja për shkencë, inovacion dhe teknologji, me fokus rininë.

-Inicimi i procesit dual të arsimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes bizneseve lokale me shkollat profesionale. Kjo do të bëhet edhe me mbështetjen e MAShTI-të.

Kontribo

02 11 2021

Uglari vetëvendosës

Në takimin falenderues në Uglar, gjetëm mobilizimin e madh të strukturave dhe qytetarëve të këtij lokaliteti, për t’ia dhënë ndryshimin Gjilanit, dhe për ta kthyer qytetin kah e mbara. Energjitë e reja i duhen komunës, bashkë me ndershmërinë e profesionalizmin, prandaj 144 është numri e Alban Hyseni është emri, për bashkëqeverisje e udhëheqje të re.

#përtëgjithafshatrat

Kontribo

02 11 2021

Alban Hyseni viziton Spitalin Regjional të Gjilanit

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni në vizitën që bëri dje në Spitalin Regjional të Gjilanit u mirëprit nga profesionistët shëndetësor, me ç’rast falenderoi mantelbardhët për angazhimin e madh gjatë periudhës së përballjes së vështirë me pandeminë.

Mantelbardhët si çdoherë në nivel të detyrës për të ju shërbyer qytarëve, kërkuan koordinim më të mirë të sistemit shëndetësor primar dhe atij sekondar në nivel të komunës, për ç’gjë u zotua edhe kryetari në ardhje Alban Hyseni.

Zë i ri, udhëheqje e re.

#përtëgjithaprofesionet

Kontribo

01 11 2021

Koretini i Dardanës tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn

Në Koretinin e Dardanës që tashmë ka vendosur për Kadri Rahimajn Kryetar, u fol për qeverisjen e re që po vjen dhe për prioritetet e saj. Dardana me gjithë bukuritë natyrore që ka si qytet i gjelbër, si qytet i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me një rini të talentuar, do ta ketë mbështetjen e qeverisjes qendrore për shkak se pikat programore të kandidatit tonë atje lidhen natyrshëm me prioritetet e qeverisjes qendrore në Prishtinë.

Kontribo

01 11 2021

Arsim Ademi afër ndërmarrësve

Kryetari i ardhshëm i Vitisë, Dr. Arsim Ademi së bashku me deputeten Mirlinda Sadiku dhe asambleistet, Liridona Bislimi e Majlinda Shabani vizituan bizneset e ndryshme të Vitisë, ku u njohën prej së afërmi me sfidat që ata kanë.Në Viti, veprojnë një numër i madh i bizneseve e me qeverisjen e Lëvizjes ne do të angazhohemi për krijimin e hapësirave që ofrojnë mundësi e mbështetje, kjo përmes politikave në mbështetje të bizneseve e sidomos të grave në Komunën tonë të cilat janë paraparë edhe në programin qeverisës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

#PërVitinë#meArsimAdemin

Kontribo

01 11 2021

Gjurkoci me Qemajl Aliun

Një pjesë të së dieles e ndamë në fshatin Gjurkoc, me një ecje të këndshme me banorët. U përshëndetëm nga shumë bashkëfshatarë, që u ndalën të bisedojnë dhe të na shoqërojnë në ecje. Me ta diskutuam për nevojat kryesore të fshatit dhe prioritetet që do t’i kemi në mandatin tonë të ardhshëm. Me ne secili qytetar do të ndihet i vlerësuar, do të punojmë që bashkarisht të sjellim mirëqenien e banorëve në secilin vendbanim të komunës sonë.

#BashkëQeverisim+7

Kontribo

01 11 2021

Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli për Arben Vitinë

Fshatrat veriore të Prishtinës, Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli, kanë potencial të madh të zhvillimit bujqësor andaj si komunë do t’i dyfishojmë subvencionet në bujqësi dhe do të sigurojmë qasje në treg për produktet e tyre.

-Komuna e Prishtinës do të ndërtojë një qendër grumbullimi të produkteve bujqësore me vlerë 2 milion euro.

-Do të ndërtohen tregje të vogla në disa lagje të qytetit ku bujqit mund të plasojnë produktet e tyre.

-Do të bëhet zgjerim i rrjetit të ujitjes, duke konsideruar inkuadrimin edhe të ujësjellësit nga Ibri në këtë zonë.

-Fshatrat do të jenë të barabarta në infrastrukturë me qytetin andaj do riparohen e rregullohen rrugët dhe do ndriqohen ato.

-Në planin tonë për çerdhe në çdo fshat me 100 fëmijë, do të ndërtohet edhe çerdhja në Bardhosh.

Kontribo

01 11 2021

Vitia: Prishtina do të bëhet me sallë koncertale

Prishtina u bë edhe me institucionin e operës. Në kryeqytet u shtua një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë Kosovën. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të përcjell shfaqjen e performuesëve të ndryshëm nga orkestra muzikore, trupa e baletit dhe kori muzikor.

Shfaqje kjo e parë e institucionit të ri.Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet.Urojmë të gjithë performuesit për shaqjen, e mbi të gjitha për rrugën plot sukses që padyshim e kanë përpara.

Kontribo

01 11 2021

Lagjja e Vishnjeve e mobilizuar për fitoren e Lëvizjes

Në takimin e mbajtur me qytetarët e Lagjes së Vishnjeve, gjetëm një organizim të madh të tyre, si dhe pamë punën të cilën ata po e bëjnë për ta konfirmuar fitoren e Lëvizjes më 14 nëntor. Duke ju falenderuar për angazhimin e përkrahjen, ne u zotuam se me qeverisjen e re komunale, e cila do karakterizohet nga ndershmëria e profesionalizmi, qytetari do jetë në qendër dhe do ketë rol aktiv në vendimmarrje. Sepse bashkë qeverisim!

#përtëgjithalagjet

Kontribo

01 11 2021

Pogragja e vendosur për ndryshim

Në takimin e mbajtur në fshatin Pogragjë, të karakterit falenderues, shprehëm mirënjohje për qytetarët dhe strukturat tona atje, për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mobilizimi i madh atje për raundin e dytë është treguesi më i mirë për fitoren e madhe që na pret më 14 nëntor. Fryma e re qeverisëse, me energji të reja, i duhet Gjilanit.

#përtëgjithafshatrat

Kontribo