03 10 2021

Dardania e Fushë Kosovës është për ndryshim!

Në vazhdën e takimeve me qytetarë, sot kandidati Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar komune, Prof. Enver Bajçinca, bashkë me Ministren e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, mbajtën takim me qytetarët e lagjes Dardania.

Me qytetarët diskutuan rreth prioriteteve që ka Lëvizja VETËVENDOSJE!, prioritete këto të caktuara në bazë të kërkesave që kanë dalë nga takimet me banorët e Fushë Kosovës. Në anën tjetër, znj.Haxhiu foli për nevojën për mobilizim, për ta ndryshuar gjendjen në komunën e Fushë Kosovës. Ndryshimi që ka filluar me 14 shkurt të këtij viti në nivel qendror, duhet vazhdojë edhe në nivelin lokal.

#BashkeQeverisim

#enverbajçinca

#VV144

Kontribo

02 10 2021

Avdijaj përkrah sportistët

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, së bashku me disa nga kandidatët për Kuvend Komunal, vizituan Klubin Basketbollistik “KB Istogu” ku u mirëpritëm nga trajneri Fikret Shatri dhe basketbollistë e basketbolliste të klubit.

Trajneri, Fikret Shatri, paraqiti problemet, shqetësimet dhe nevojat që kanë si klub. Qyteti i Istogut ka shumë talentë, por që nga institucionet lokale kanë pasur fare pak mbështetje. Sportistë pa palestër për shumë vite, e më pas palestër që nuk shfrytëzohet nga të gjitha klubet istogase, të cilat stervitjet e ndeshjet detyrohen t’i bëjnë në kushte të vështira, paralelisht me problemet e tjera si klube.

Qeverisja e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në programin e saj për sportin parasheh mbështetje e fokus të veçantë për klubin dhe sportistët istogas.

Kontribo

02 10 2021

Banorët e lagjes “Iliria” të Gjilanit masivisht për Lëvizjen!

Në takimin që mbajtëm me qytetarët e lagjes “Iliria”, përveç shqetësimeve e problemeve të shumta, aty gjetëm edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e 17 tetorit.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe me kandidatët për asamble Mimoza Kadriu, Florentina Vokshi, Hekuran Rapuca e Armend Rexhepi, u zotuan për një model tjetër të qeverisjes pas 17 tetorit.

Në çdo projekt të lagjes, bashkëpunimi me banorët aty do të jetë i pashmangshëm, meqë ata do i gëzojnë të mirat e investimeve. Do të krijohen mundësi më të mëdha në zhvillim, dhe nepotizmi do të marrë fund. Krejt Gjilani me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Kontribo

02 10 2021

Hyseni përkrah tregtarët

Në ecjen përgjatë tregut të gjelbër të komunës tonë, në këtë ditë tregu, gjetëm frymën e ndryshimit, ndryshim i cili do vie më 17 tetor. Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ema Aliu, Krenare Latifi Kqiku e Blerim Haziri, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! do jetë në krye të komunës, punëtorëve të tregut do t’iu ofrohen kushte më të mira për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.Sepse më 17 tetor qytetarët masivisht do të votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Ferizajin

Në ambient të hapur, e përballë qytetarëve, atyre para të cilëve zotohemi, e për të cilët do të punojmë, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani, në prezencën e Kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe deputetëve Shqipe Metaj-Isufi, Enver Haliti, Ekrem Mustafa, Alban Bajrami, Adelina Grainca dhe Burim Karameta, prezantoi programin tonë qeverisës për Ferizajn.

Ky program është ajo çka i duhet qytetit tonë; punë e ndershme, projekte reale e të prekshme, përfshirje e çdo sfere, përfaqësim i çdo nevoje, e angazhim maksimal për ofrimin e zgjidhjeve. Asnjë banor nuk do të mbetet pa përfaqësim dhe secili prej tyre do ta ndjej veten pjesë të integruar të projekteve tona për ata.

Qeverisje e cila nuk diskriminon por bashkon, që shkon përtej asfalltit e pritshmërive të secilit. Program i cili synon përfaqësim të denjë të çdonjërit, vajzave e grave, të rinjve, e të moshuarve, sportistëve e artistëve, prodhuesve e tregtarëve, bujqve e fermerëve. Qyteti kërkon dashni e udhëheqja angazhim.

Andaj BASHKË, MË MIRË, MË SHUMË, PUNOJMË, QEVERISIM!

#BASHKËQEVERISIM#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Sharrin

Në Sharr 144 është numri i fitores e 17 tetori është data e referendumit për komunënSot, me prezencë të zv.kryeministres së dytë dhe ministres së MPDJ-së, znj.Gërvalla, kryetarit të Prizrenit, z.Haskuka, deputetëve nga komuna e Prizrenit: z.Avdyli dhe z.Rexhaj, kryetarja në ardhje, Kaltrina Salihu, shpalosi programin dhe ofertën më serioze për qytetin e Sharrit.

Nga funskionalizimi i plotë i administratës komunale, infrastruktura dhe shërbimet, arsimi, shëndetësia e mirëqenia sociale, zhvillimi ekonomik e zhvillimi i bujqësisë e blegtorisë, deri tek Turizmi, Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe Kultura, Rinia dhe Sporti, janë prioritetet tona kyqe, të cilat përmes politikave tona gjithpërfshirëse, edhe duhet, edhe mund të transformohen.

Nuk ka dyshim që po fitojmë në Sharr, sepse nuk ka dilemë që na duhet ndryshimi.Nuk ka dyshim se po triumfojmë bindshëm, sepse programi ynë është zgjidhja e duhur për qytetin dhe alternativa më serioze për qytetarin.

#BashkëQeverisim

#Bashkëmëshumë

#Bashkëmëmirë

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Fushë Kosovën

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar komune, Prof. Enver Bajçinca, bashkë me kandidatët për asamble komunale dhe në praninë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajçinovci, para qytetarëve kanë shpalosur programin tonë qeverisës për Fushë Kosovën.

Programi ynë për qeverisjen e Fushë Kosovës, përbëhet nga gjashtë shtylla:

1. Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

2. Edukim dhe Arsim

3. Rini, Kulturë dhe Sport

4. Urbanizëm dhe Infrastrukturë

5. Ambient

6. Zhvillim ekonomik dhe Agro-biznes

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Deçanin

Sot patëm nderin të bëjmë shpalosjen e programit tonë përpara qytetarëve të Deçanit. Na nderuan me prezencën e tyre Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Fatmire Kollçaku.

Është me të vërtetë kënaqësi, kur shohim që përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shtohen çdo ditë e më shumë edhe në komunën tonë. Ne besojmë se 17 tetori është dita e fitores, por jo vetëm fitores sonë por edhe fitores së qytetarëve.

Programi ynë përfshinë pika nga të gjitha fushat e jetës, probleme këto të cilat përkojnë me kërkesat e qytetarëve. Premtimet tona janë të mëdha por jo të parealizueshme, andaj besojmë në fitoren tonë ashtu siç besojmë në votën tuaj.

#levizjavetevendosje

#numriperkomunen144

#orgestafilaj_kryetar

Kontribo

02 10 2021

Bulliqi përkrah tregtarët

Sot është ditë tregu në Podujevë, së bashku me deputetë dhe kandidatë për asamble komunale vizituam tregun e qytetit dhe u informuam nga afër me telashet që ballafaqohen shitësit e produkteve bujqësore.

Para tyre u zotuam se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t’iu lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve. Po ashtu, në vizitat tek bizneset dhe tubimet me qytetarë anë e kënd lagjeve e fshatrave, po gjejmë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar bashkëqeverisjen për të mirën e komunës dhe të qytetarëve!

#bashkëqeverisim144

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Besianën

Shpalosja e zotimeve për komunën

Duke respektuar masat anti-covid, kryetari Shpejtim Bulliqi, mbrëmë në prani të aktivistëve, deputetëve dhe kandidatëve për asamble, shpalosi programin qeverisës për mandatin e ri katërvjeçar. Programi është i ndarë në shtatë fusha dhe prek direkt problematikat dhe nevojat e qytetarëve llapjan.

#Bashkëqeverisim

#shpejtimbulliqi144

Kontribo

02 10 2021

Bashkë qeverisim për Artanën

Shpalosja e zotimeve për komunën

Sot kemi bërë shpalosjen e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme të Qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Artanë. Me prezencën e tyre na nderuan dy deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës Labinotë Demi-Murtezi dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Në programin tonë qeverisës rendësi të veçantë i kemi kushtuar arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit rural. Prandaj edhe kërkojmë mbështetjen tuaj që pas datës 17 tetor të qeverisim bashkë. Do të vazhdojmë me shpalosjen e programit qeverisës në secilën lagje e secilin fshat të Artanës, dhe do të keni mundësi që ta keni programin edhe në formë të shkruar.

BASHKË MË SHUMË

BASHKË MË MIRË

BASHKË PUNOJMË

BASHKË QEVERISIM

Kontribo

01 10 2021

Vizitë në fshatin Desivojcë dhe në fabrikën e ujit “Guri i Zi” në Tërstenë të Dardanës

Në natyrë dhe peizazh të bukur të fshatit Desivojcë, bashkë me Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Dardanë, Bajram Mavriqi, dhe deputetin e Republikës Eman Rrahmani, ishim në një takim me banorët e këtij fshati.

Fshatrave të bukur si Desivojca u mungon infrastruktura rrugore në radhë të parë sipas banorëve. Edhe për kundër vështirësive me të cilat ballafaqohen ata, kjo nuk i dekurajon që në vendlindjen e tyre të investojnë në veprimtari të ndryshme e kryesisht në sektorin bujqësor.

Kurse, në fshatin Tërstenë, vizituam fabrikën e ujit “Guri i Zi”. Aty u mirëpritëm nga pronari dhe punëtorët. E shijuam ujin e freskët malor i cili është një pasuri e madhe e komunës sonë. Për një zonë rurale si Tërstena ky investim është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

#BashkëQeverisim për Dardanën.

144 VETËVENDOSJE!

Kontribo

01 10 2021

Topanica e Dardanës hap dyert e odës për Lëvizjen!

Kandidati i Lëvizjes për kryetar të Dardanës, Kadri Rahimaj, deputetja e Republikës Arta Bajralija e cila vjen nga po i njejti fshat, Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe kandidati për Asamble Blerim Morina, u takuan dhe bashkëbiseduan me banorë të këtij fshati.

Njëra ndër prokupimet kryesore të banorëve ishte mungesa e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik, gjendje kjo që po shtynë shumë të rinjë të largohen nga vendlindja. Ministrja theksoi faktin se me ndryshimin që ka filluar më 14 shkurt, Qeveria Kurti ka filluar të punoj drejt zhvillimit ekonomik, mirëpo, ajo ka thënë se për të arritur sa më shpejtë te progresi i madh, krijimi i vendeve të punës dhe ndalja e migrimit, duhet ta shtrijmë ndryshimin edhe në komuna.

Kurse, kandidati ynë për Kryetar të Dardanës, ka theksuar faktin se është fat i madh për Dardanën që për herë të parë do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë Kurti në të gjitha projektet zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në komunën tonë.

Andaj, e kemi rastin bashkë të punojmë, bashkë të zhvillojmë, si dhe bashkë të qeverisim.

144,  numri i vetëm i shpresës.

Kontribo

30 09 2021

Në takim me banorët e fshatit Roganë të Dardanës

Mikpritje, entuziazëm dhe mbështetje për Lëvizjen po marrim vazhdimisht në Roganë. Isha i ftuar në takim me disa banorë nga kandidatët për Kuvend Komunal Valentina Kastrati-Kryeziu dhe Lirim Kryeziu.

Banorët e Roganës gjithmonë kanë ditur të rreshtohen kah progresi dhe interesi i përgjithshëm shoqëror. Gjatë bashkëbisedimit u pajtuam se ndryshimi që ka ndodhur në nivelin qendror me 14 shkurt, dhe, pas 17 tetorit, kur ndryshimi do të bëhet në Dardanë, do të reflektoj në projekte konkrete zhvillimore jo vetëm në Roganë por në gjithë komunën tonë.

#BashkëQeverisim për Roganën e gjithë Dardanën! 144❤️ VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Në fshatin Strezoc të Dardanës vizituam minierën “XIM Strezoci”

Në fshatin Strezoc, bashkë me ish-drejtorin Shaip Hyseni, vizituam minierën ‘’XIM Strezoci”. Pamë për së afërmi gjendjen në të cilën është katandisur kjo minierë e lënë anash nga qeveritë e kaluara. Dikur kjo minierë pati punësuar rreth 400 punëtorë, ndërsa sot, pas procesit të privatizimit të egër ka mbetur në një gjendje jo-funksionale.

Diskutuam mbi kapacitetin dhe mundësitë e riaktivizimit te minierës dhe industrisë se përpunimit të Magnezitit dhe pasurive të tjera minerale. Lëvizja VETËVENDOSJE! në krye me Qeverinë Kurti përmes Fondit Sovran, kanë për synim që të bëjnë riaktivizimin e të gjitha minierave dhe aseteve industriale shtetërore në Kosovë.

#BashkëQeverisim

144 VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Përkrahje dhe mbështetje për vajzat dhe gratë në Dardanë!

Përkrahja dhe mbështetja e vajzave dhe grave për Lëvizjen në gjithë Dardanën sa vjen e intensifikohet. Ky zgjerim i Lëvizjes është padyshim kontribut i angazhimit dhe përfshirjes së rinisë dhe grave në VETËVENDOSJE!.

Në fshatin Muqivërc, bashkë me deputeten e Republikës Arta Bajralija dhe kandidaten për Kuvend Komunal Artizana Krasniqi, bashkëbiseduam me disa vajza e gra të këtij fshati. Si në gjithë vendin tonë preokupimi kryesor për gjeneratat e reja mbetet mungesa e vendeve të punës si dhe drejtësia e barazia në punësim.

Qeverisja e mirë Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror ka filluar ndryshimin më 14 shkurt, kurse pas 17 tetorit qeverisjen e mirë do ta shtrijmë bashkë edhe në Dardanë me qëllim që të arrimë te zhvillimi sa më shpejtë. Bashkë punojmë; Bashkë qeverisim; Bashkë zhvillojmë.

144 VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Takim me banorët e lagjes Kurilla të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë, Dafina Alishani, Ilir Gashi dhe Nita Shala mbajtën një tubim në lagjen ” Kurilla”, me qytetarët e kësaj lagjeje.

Kryetari Haskuka theksoi se para katër viteve se bashku me aktivistin e ndjerë Hysni Hyseni-Doda, kishin kërkuar derë më derë votën për ndryshimin e madh. Doda nuk mjaftohej, ai ishte aktivist që nuk pushonte. Nuk u ndal deri sa ndodhi ndryshimi në vitin 2019, kur për herë të parë u bë Albin Kurti, kryeministër.

Po ashtu kryetari Haskuka tha se në lagjen “Kurilla” janë bërë shumë investime, të cilat e kanë lehtësuar jetën e qytetarëve aty.Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca tha se Prizreni nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, po për mbarë shqiptarinë dhe se Prizreni i bukur, është bërë edhe më i bukur me Mytaher Haskukën në krye të tij.

Kryetari Haskuka, një njeri i përgatitur intelektualisht, i ngritur profesionalisht, i ndershëm, i drejtë dhe i sinqertë dhe se kushdo që ka bashkëpunuar me të, ia njeh vlerat dhe virtytet. Prandaj këto vlera dhe virtyte i duhen Prizrenit dhe ai që i ka këto vlera është Mytaher Haskuka, prandaj ai edhe e uroi për fitoren #pabalotazh.

Të gjithë u pajtuan se në Prizren do të shtohen edhe më shumë investimet dhe se Prizrenin po e presin ditët, javët, muajt dhe vitet shumë më të mira!

#BASHKËQEVERISIM✅

144#MëshumëpërPrizrenin!

#LëvizjaVETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Kryetari Bahtiri përkrah gastronomët

Së bashku me Ministrin Faton Peci dhe kandidatin për asamblist, Fidan Ademi sot pata kënaqësinë të takohem me gastronomët e Mitrovicës, para të cilëve u zotova se do të jem në shërbim të tyre çdo herë për t’i përkrahur maksimalisht.

Mitrovica viteve të fundit ka filluar të kthehet në qytet turistik, gjë që i favorizon specifikisht gastronomët. Para tyre shpreha keqardhjen për dëmet qe iu kanë shkaktuar gjatë pandemisë, por të gjithë jemi të pajtimit se prioritet i yni duhet të jetë shëndeti i qytetarëve.

Komuna është munduar t’iu dalë në ndihmë, duke i liruar nga pagesa e taksës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje vetëm sa po rritet. Fitore pa balotazh më 17 tetor.

LVV144 | AB +4

Kontribo

30 09 2021

Takim me Klubin e Futbollit “Lepenci” dhe Klubin e Hendbollit “Lepenci”

Së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, z. Raif Kasa, znj. Ernesta Krasniqi dhe znj. Donjeta Livoreka, takuam e biseduam me futbollistët dhe hendbollistët tanë, të rinjtë me vullnet të hekurt, por të lënë pasdore nga ana e atyre që duhet t’i përkrahin, përveç moralisht, edhe financiarisht e që për fat të keq, ata nuk e bëjnë asnjërën.

Dikur të dy këto klube ishin në majat e sportit kosovar, ndërsa tani janë në ligat më të ulëta. Sportet duhet të jenë në vëmendjen tonë të vazhdueshme, t’i rrisim subvencionet e t’u krijojmë ambiente të përshtatshme për funksionimin në mënyrën e duhur të këtyre sporteve, të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta për t’i dëgjuar preokupimet e tyre dhe që bashkërisht e me vullnet të fortë të zhvillohemi e të ecim përpara!

Kontribo

30 09 2021

Vizitë në bizneset e dy poqarëve në Komunën e Gjakoves

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakoves, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Kuvend Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizituan bizneset e dy poqarëve në Komunën e Gjakoves.

Fatos Lleshi, poqari autodidakt i cili nga zelli dhe dashuria për poqarinë mësoi vetë zanatin e poqarisë, aktivitetin e tij e zhvillon tash e 15 vite, ndërsa poqari tjetër, Luan Qukani është gjenerata e katërt e poqarëve në Gjakovë.

Luani vjen nga një familje punëtore dhe me traditë në poqari, ai është vlerë e qytetit të Gjakovës. Programi ynë për ndërmarrësit parasheh fondin për NVM-të, i cili do të shërbejë si një ndërmjetësim mes nevojave të komunitetit të bizneseve dhe mundësive të komunës dhe donatorëve për mbështetje financiare.

Ky fond do t’i financojë ndërmarrjet, si prodhues potencial qe gjenerojnë vende pune dhe eksporte, si dhe zanatet tradicionale dhe artizanatit si biznese me vlerë të trashëgimisë kulturore.

#BashkëQeverisim

#voto144

Kontribo

30 09 2021

Vizitë ndërmarrjes publike komunale KRM “Çabrati”

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Kuvden Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizituan ndërmarrjen publike komunale KRM “Çabrati”.

Fatkeqësisht, pushteti komunal në largim, e ka përdorur kompaninë për pazare politike dhe prishja e tyre i ka sjellë dëme të konsiderueshme kompanisë. Plani ynë për menaxhimin e mbeturinave përfshinë:

– Ristrukturimin e njësisë së menaxhimit të mbeturinave në Kuvendin Komunal dhe bashkërendimin e ri të aktiviteteve me kompaninë “Çabrati”.

– Eliminimi i hedhjes ilegale të mbeturinave

– Zvogëlimi i shkallës së deponimit final të mbeturinave

– Rritja e shkalles së riciklimit dhe ripërdorimit të mbeturinave

– Zhvillimi i pilot projekteve për një mjedis pa mbeturina

– Shndërrimi i Stacionit Transfer të mbeturinave në qendër riciklimi rajonale.

#BashkëQeverisim

#voto144

Kontribo