14 10 2021

Bashkë qeverisim për Istogun

Istogu me Kryetar Agron Avdijaj do ta realizojë potencialin e vet zhvillimor. I ndershëm e profesionistë, modest e ambicioz, Agron Avdijaj ndër vite me aktivizmin dhe punën e tij për ka treguar se është personi i duhur për të qeverisur me Istogun. Tani që ndryshimi ka filluar të shtrihet nëpër secilën komunë, Istogu e ka radhën ta bashkojë qeverisjen lokale me atë qendrore e kështu ta bëjë edhe Istogun Bashkë qeverisje! Me datë 17 tetor votojmë numrin 144, votojmë Agron Avdijajn Kryetar të Istogut.

Kontribo

14 10 2021

Shëndetësia, prioritet i Valon Ramadanit

Sot, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatët për Kuvend Komunal, Shqipe Jashari, Adnan Selmani, Fatmir Ilazi dhe Ferinaze Isufi, vizituan Spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe takuan disa nga punonjësit atje. Me vetëm disa reparte funksionale, në mungesë të aparaturave e mjeteve esenciale, në kushte të mungesës së pastërtisë e higjienës, pacientët që marrin shërbime në spital, janë të rrezikuar, në vendin ku do duhej të ndiheshin të sigurt.

Kjo përkundër punës së palodhshme të stafit mjekësor, angazhimi i të cilëve po është i pamjaftueshëm, në drejtim të përmirësimit të gjendjes në të cilën është katandisur jo vetëm spitali, por shëndetësia në përgjithësi, nga qeverisjet e deritanishme komunale, hatërmbetjet e të cilave Ferizajn e kanë lënë pa spital. Me Lëvizjen në Qeverisje dhe Valon Ramadanin si Kryetar, Ferizaj do ta ketë spitalin e vet, me të gjitha repartet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve. Pacientët më nuk do të përballen me mungesa të materialeve që në spital do duhej të ishin të domosdoshme, e ambientet në të do të mirëmbahen, ashtu që ato të mos jenë burim infeksioni.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

13 10 2021

Miratohet koncept-dokumenti për Vettingun

Qeveria Kurti miratoi sot koncept-dokumentin për Vettingun duke bërë kështu hapin thelbësor për jetësimin e një prej zotimeve tona kyçe që është Vettingu i institucioneve të drejtësisë.

Drejtësia duhet të jetë në shërbim të qytetarit e jo sistemit.

Drejtësia duhet të ngadhënjejë në përballjen e të dobëtit me të fortin.

Drejtësia duhet të ngadhënjejë në përballjen e të varfrit me të pasurin.

Gjyqësori duhet të jenë të pavarur si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zgjedhën mbi bazën e thellësisë së dijes profesionale e jo të thellësisë së lidhjeve personale. Faza e parë e vettingut do të mbulojë vlerësimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e të Gjykatës Supreme, rrjedhimisht, pozitave të larta drejtuese.

Kontribo

13 10 2021

Bashkë qeverisim për Klinën

Me Profesor Doktor Lulzim Dragidellën Kryetar të Klinës, dhe qeverisjen qendrore që do ta përkrahë programin e tij transformues për këtë komunë, Klina do të prosperojë drejt një qyteti të zhvilluar që u ofron qytetarëve të saj mundësi e mirëqenie më të lartë. Me datë 17 tetor, me numrin 144 votojmë për atë çfarë i takon Klinës, votojmë për Bashkë qeverisjen, votojmë për fitoren tonë.

Kontribo

13 10 2021

Lagjja “Tabakhane” e Prizrenit është për 144

Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr.Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arber Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë vizituan afaristët dhe bizneset në lagjen “Tabakhane”. Kryetari Haskuka tha se Komuna e Prizrenit është komuna e vetme që i ka liruar bizneset nga pagesa e taksës komunale në tërësi. Kryetari Haskuka theksoi në të gjitha bizneset e pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe diskutoi për planet rreth zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes edhe për katër vitet e ardhshme.

Kjo mbështetje do të vijojë të shtohet për të gjitha bizneset, të cilave do t’iu mundësohet të krijojnë qasje në tregje të reja ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet e Kosovës; të hapin linja të reja të prodhimit, të fusin produkte të reja, duke arritur njëkohësisht edhe shtimin e numrit të punëtorëve.Pas reformave të shumta në këtë katërvjeçar, do të vazhdojmë që në mandatin e dytë, Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset e mesme dhe të vogla janë shtyllë e qëndrueshme, jo vetëm për komunën, por edhe për zhvillimin e vendit.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërPrizrenin

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

13 10 2021

Nga takimi me mërgimtarët e Gjilanit

Fryma e energjia e fitores e përcolli takimin me disa prej mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet lokale. Diaspora ka ndikuar gjithmonë në zhvillimin ekonomik, por ne zotohemi se do t’i japim hapësirë që të shfrytëzoj gjithë kapacitetin e saj përtej kapacitetit ekonomik.

Ndarja e përgjegjësive e bashkëqeverisja me qytetarët, përveç rritjes së potencialit do të ndikoj edhe në ruajtjen e pasurisë e hapësirës së përbashkët. Mërgimtarët dhanë mbështetje të plotë për kryetarin Alban Hyseni dhe u shprehën të parezervë për të kontribuar e investuar në qytetin e Gjilanit.

#bashkëqeverisim

Kontribo

13 10 2021

Të rinjtë e Ferizajit janë për ndryshim

Kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatët për asamble Mensur Sejdiu, Valmira Zhitia-Selimi dhe Arbërie Sadiku, u takuan me të rinj e të reja, për të diskutuar për nevojat me të cilat përballen tash e sa vite dhe zgjidhjet të cilat duhet t’u ofrohen pa humbur kohë, për të cilat qeverisja jonë do të punoj e do të angazhohet maksimalisht.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

13 10 2021

Qytetarët e Hajvalisë përcaktues për fitoret tona

Me qytetarët e Hajvalisë që si mbështetës të VETËVENDOSJE!-s kanë qenë përcaktues për fitoret tona e sidomos në kryeqytet, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal, Rita Zeqirin dhe Mirsad Vitinë, Kryeministrin Kurti që foli për mbështetjen e ndryshimit nga niveli qendror, Kryetari i ri i Prishtinës Arben Vitia dje edhe në formë bashkëbisedimi ndau disa pika programore që prekin aspektet kyçe të jetës së banorëve në këtë pjesë të qytetit. Bashkëpunimi mes qytetarit dhe Komunës do të jetësohet e punët e mira për zhvillimin e Prishtinës do të bëhen bashkë, ishte ndjesia, vota për numrin 144 dhe Arben Vitinë Kryetar të Prishtinës, ishte bindja.

Kontribo

13 10 2021

12 10 2021

Bashkë qeverisim për Deçanin

Deçani ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim, këtë herë edhe qytetarët tonë do t’i bashkangjiten ndryshimit të madh më 17 tetor. Koordinimi mes Qeverisë dhe nivelit lokal në mënyrë të drejtë, është ajo që kemi pasur nevojë që moti kohë si komunë.

Kryeministri ynë, premtoi se edhe Deçani sikurse të gjitha komunat në vendin tonë do të jetë pikësynimi ynë për zhvillim, dhe se nuk duhet të ngelet prapa komunave tjera.Ne qeverisim së bashku me qytetarët

.#bashkëqeverisim

#orgestafilaj_kryetar144

Kontribo

12 10 2021

Malisheva është për numrin 144!

Të shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë z. Mentor Arifaj, përmbyllëm aktivitetet e ditës së djeshme në një takim frymzues me banorët e Malishevës.

Në bashkëbisedim me banorët paraqitem prioritetet tona për Malishevën si qytet dhe për komunën si tërësi. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për asamble Lulzim Mazreku dhe Fatmir Kelmendi.

Malisheva si qytet dhe fshatrat e lagjet e saj do të trejtohen me prioritet në mandatin tonë qeverisës. Me 17 tetor do të merrë fund diskriminimi dhe trajtimi i padinjitetshëm që pushtetet e së kaluarës i kanë bërë Malishevës dhe qytetarëve të saj.

Takimet e ngjashme do të vazhdojnë deri me 17 tetor në ditën kur malishevasit vulosin fitoren madhështore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

#BashkëQeverisim

#BashkëPunojmë

#Bashkëndërtojmëezhvillojmë

#144AlbanKrasniqi

#20LulzimMazreku

Kontribo

12 10 2021

Dumjani i Gjakovës është për ndryshim!

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!: Ngadhnjim Dana, Sali Golaj, Halil Cenaj dhe Gazmend Hoti u takuan me banorë të fshatit Damjan.

Ashtu sikurse në çdo fshat e lagje të qytetit edhe në fshatin Damjan gjetëm entuziazmin dhe përkrahjen e banorëve për ndryshimin e madh e të shumë pritur i cili do ndodhë me 17 Tetor. Me kryetaren Mimoza Kusari-Lila dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, fshati Damjan do jetë qendër me prioritet në zhvillim, me qëllim të ndaljes së zbrazjes masive të fshatrave tona dhe krijimin e prosperitetit për të gjithë banorët e komunës sonë.

#bashkëQeverisim

#MimozaKusariLila

#LVV144

Kontribo

12 10 2021

Bashkë qeverisim për Ferizajn

Me Valon Ramadanin Kryetar në Ferizaj dhe qeverisjen qendrore në Prishtinë, do të mbështeten prodhuesit e ndërmarrësit vendor e sidomos ato njësi të ekonomisë që krijojnë vende të reja pune për gratë e të rinjë në këtë komunë. Me datë 17 tetor votojmë për zhvillim, votojmë numrin 144 për Bashkë qeverisje.

Kontribo

12 10 2021

Bashkë qeverisim për Mitrovicën

“Ne Mitrovicës i kemi shumë borxh sepse ajo nuk e ka përjetuar as lirinë e vitit 1999 dhe as shpalljen e pavarësisë me gëzim sikurse ne të tjerët. Prandaj, gjithë kontributin që e ka dhënë në luftë e në paqe, për histori, shkencë, kulturë, për dije e për zhvillim, duhet t’ia kthejmë siç e meriton e i takon, e jo ta dënojmë me një rrugë Prishtinë – Mitrovicë që zgjatë një orë. Mitrovicën do ta trajtojmë me prioritet, dhe kur ta kemi edhe qeverisjen komunale këtu, e atë qendrore në Prishtinë, do ta bëjmë siç e thotë slogani ynë: Bashkë Qeverisje”, tha Kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, ku për ta mbështetur kryetarin në ardhje atje, Agim Bahtirin, ishte bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dhe deputetët Armend Muja e Arjeta Fejza.

Kontribo

11 10 2021

“Më 17-tetor do të festojmë për fitoren e madhe për Prizrenin”

Ishin këto fjalët me të cilat kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka filloi fjalimin e tij, në mesin e shumë banorëve të Zhurit, të pranishëm që fuqishëm dëshmuan për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për qeverisjen më të mirë që njeh historia e Prizrenit, për zhvillimet më të mëdha që ndodhën dhe për shumë zhvillime edhe më të mëdha që do të bëhen, prof.dr. Mytaher Haskuka ftoi qytetarët që më 17-tetor ta votojnë numrin 144, t’i votojnë asamblistët e listës Vetëvendosje dhe të festojmë për fitoren e madhe, për një tjetër mandat të suksesshëm. Prizreni e ka kryetarin, kryetari e ka besimin e qytetarëve, andaj bashkë do të triumfojmë e bashkë do të qeverisim.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërZHURIN

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

11 10 2021

Mushnikova e Prizrenit ka ndarë mendjen për numrin 144!

E ajo çfarë na jep neve vullnet për një të ardhme më të mirë së bashku është entuziazmi dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve të fshatit Mushnikovë. Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kryetarI i ardhshëm prof.dr. Mytaher Haskuka së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrin Almir Veliji, deputetin Arbër Rexhaj dhe kandidatin për Kuvendin Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Emell Dilji mbajtën tubim me banorët e fshatit Mushnikovë.

Banorët e këtij fshati gjithmonë kanë ditur të organizohen dhe të rreshtohen drejt. Ky fshat është vetëm një shembull se si kemi punuar në adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve të Komunës. Nuk ka asnjë lagje dhe asnjë fshat të komunës ku nuk kemi investuar. Në mandatin e dytë do ta vijojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm të bashkëqeverisjes.Lëvizja Vetëvendosje, VAKAt-i, SDU-ja dhe partitë tjera të komuniteteve bashkë qeverisin lart, kjo gjë është reflektuar edhe në nivelin komunal, që fitoren ta sigurojmë në raundin e parë, sepse nuk duhet humbur kohë.Një gjë është e sigurt, Prizreni nuk do të kthehet në kohën e krimit të organizuar, por do ta vazhdojë zhvillimin me bashkëqeverisje.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërPrizrenin

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

11 10 2021

Lëvizja përkrah ndërmarrësit

Sot, kryetari Shpejtim Bulliqi ka vizituar fabriken e tekstilit, Co-Tex, me pronar Fidaim Blakçori. Një ndërmarrës i ri por shumë i suksesshëm.

Ai sot me punën e tij në fabrikë i ka të punësuar 128 punëtorë, ku 118 janë gra dhe 10 burra. Kryetari, Bulliqi shprehu përkrahjen e plotë institucionale ndaj ndërmarrësve dhe punëtorëve.

#bashkëqeverisim144

Kontribo

11 10 2021

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!

Sot takuam komunitetin Rom, ku u njoftuam me problemet e shumta në integrim dhe lënien anash të tyre. Kandidati Alban Hyseni, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, si dhe me kandidatët për asamble Ganimet Sabedini e Doruntina Hasani, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin që ata të mos ndihen të diskriminuar, si dhe do të sigurohen kushte të favorshme për zhvillim e integrim në shoqëri për ta. Sepse bashkë qeverisim!

#përtëgjithashtresat

Kontribo

11 10 2021

Mërgata prijëse e ndryshimit

Sot, kandidati për kryetar Alban Hyseni mbajti një takim virtual me bashkatdhetarë nga mërgata.Mërgata përveç që është përkujdesur për të ndihmuar ekonominë tonë, ajo gjithmonë i ka prirë edhe ndryshimit politik në Kosovë.Edhe kësaj radhe mërgata e ka filluar ndryshimin që do të përmbyllet më 17 tetor.

Bashkë me qeverisjen qendrore do të përkujdesemi që mërgatës t’ia mundësojmë të shfrytëzoj gjithë potencialin që ajo ka, për të kontribuar në zhvillim të vendit.Sepse bashkë do të qeverisim!

Kontribo

10 10 2021

Kandidati Enver Bajçinca vizitoi Harilaqin

Destinacion tjetër për takime me qytetarë, sonte e patëm Harilaqin. Bashkë me kandidatin për asamble nga ky fshat, Blendrit Zogjani, kandidati për kryetar komune, prof.Enver Bajçinca sonte u takua dhe prezantoi programin qeverisës lokal, për katër vitet e ardhëshme.

Harilaqi është fshat me pamje të bukur, por që i mungon infrastruktura. Veçori e kërij fshati është Kalaja e Harilaqit. Aty duhen investime, gërmime arkeologjike, për ta shndërruar në fshat turistik, e tërheqës për vizitorët.

#BashkëPunojmë

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca

Kontribo

10 10 2021

Lagjja “Dardania” e Fushë Kosovës është për Lëvizjen!

Mbrëmë, bashkë me kandidatët e lagjes Dardania: bartësin e listës Habib Mekolli, Durim Hajra, Edona Zeqiri Sllamniku dhe Vjollca Breznica, si dhe me prezencën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Haki Abazi, kandidati për kryetar të komunës, prof.Enver Bajçinca, ka mbajtur takim me banorë të lagjes Dardania. Në këtë tubim kandidatët kanë diskutuar për problemet që ka qyteti, të cilat kanë ardhë si pasojë e keqqeverisjes nga niveli komunal. Mungesa e trotuareve, parkingjeve, mosndarja e kanalizimeve për reshje e ujëra të zeza, kaosi urbanistik, janë disa probleme të cilat kanë vështirësuar jetën e banorëve në zonën urbane.

Poashtu, në theks të veçantë u diskutua për mungesën e hapësirave nëpër shkolla, çka bënë që cilësia të jetë e dobët, e poashtu u trajtua edhe mungesa e çerdheve publike, krahas numrit të banorëve.Para të pranishmëve u shpalos programi qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili mes tjerash, parasheh shetitorën në lagjen Dardania, rregullimin e trafikut, zgjidhjen e problemit me parkingje dhe investimet në infrastrukturë.

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca144

Kontribo