30 09 2021

Takim në Gaçkë të Ferizajit

Në takimin e mbajtur në Gaçkë morën pjesë Kryekuvendari Glauk Konjufca, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani, deputetët Enver Haliti dhe Shqipe Metaj-Isufi, si dhe kandidatët për asamble komunale Mensur Sejdiu, Hysnije Shamolli dhe Edita Jashari.

Edhe këtu, ashtu si në shumë fshatra të tjerë gjithandej, na u dëshmua edhe një herë se ky tetor nuk shënon vetëm fitoren e Lëvizjes, por të të gjithë qytetarëve, për të cilët nevoja për ndryshim është jetike, ndryshim ky që vije e formësohet vetëm me Lëvizjen, si shpresa e vetme, e nevoja e domosdoshme.

Kontribo

30 09 2021

Vizitë në kompaninë Fidani-Beton në Deçan

Kandidati për kryetar në Komunën e Deçanit, Orges Tafilaj së bashku me kandidatët për asamble ishin për vizitë te kompania Fidani-Beton, aty u mirëpritën nga pronari Lulzim Beqiraj.

Kjo kompani, si njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha në komunën tonë, ka rreth 100 punëtorë. Ndër të tjera, biseduam rreth punës që bën kjo kompani, mundësitë e ndërmarrjeve të tilla në komunën tonë, disa nga problemet në fshatin Baballoq ku edhe gjendet kjo ndërmarrje, diskutuam edhe për shumë gjëra që preokupojnë ndërmarrje të tilla në punën e tyre.

Përkrahja e ndërmarrjeve të tilla do të jetë një ndër synimet tona.

Kontribo

29 09 2021

Dardania që jep zemër!

Sot në Dardani u pritëm nga banorët e lagjes, për të na e kumtuar sërish entuziazmin e tyre për angazhim drejt fitores së re.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli dhe Ardian Gola, së bashku me kandidatët për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Arbër Vokrri, Berat Lahu dhe Diana Mejzinolli, bashkëbiseduan me qytetarët për problemet dhe zgjidhjet që do ofroj qeverisja jonë.

Me Lëvizjen, me Arben Vitinë, do të qeverisim bashkë me qytetarët e në dobi të nevojave evidente që janë sot. Prandaj 144

Kontribo

29 09 2021

Kodra që na trimëron!

Në Kodrën e Trimave, banorët e së cilës angazhohen çdo herë pa kursim për të bërë ndryshimin e nevojshëm në Prishtinë, madje shpesh duke qenë përcaktues të rezultatit, sot rishfaqën gatishmërinë për edhe më shumë angazhim drejt fitores së Arben Vitisë, e listës së VETËVENDOSJE!-s.

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli dhe Eman Rrahmani, të shoqëruar nga kandidatët për Asamble, Besart Krasniqi, Violeta Salihu dhe Drilon Brahimi, diskutuan për rëndësinë e fitores, zotimet e Lëvizjes për ndryshim dhe dëgjuan propozimet e qytetarëve.

Bashkë fitojmë,
Bashkë qeverisim.
144

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Kastriotin

Obiliqi që më së shumti ka votuar për VETËVENDOSJE!-n do e bëjë Halil Thaçin Kryetar! Në zgjedhjet e fundit qendrore, si në shumë palë zgjedhje të tjera, qytetarët e Obiliqit e kanë votuar më së shumti VETËVENDOSJE!-n. Ngjashëm, e me atë ritëm ata do të na votojnë edhe në këto zgjedhje lokale që po afrojnë sepse tani e kemi Kryeministrin në qendër dhe kandidatin tonë në Obiliq, Halil Thaçin. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144.

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Fushë Kosovën

Me Enver Bajçincën Kryetar të Fushë Kosovës, po vjen një qeverisje që nuk i nënshtrohet mafias ndërtimore dhe që e kupton shërbimin publik për qytetarët. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144.

Kontribo

29 09 2021

Peja do të jetë qendër e Sportit dhe Kulturës!

Pas aktiviteteve ditore të fushatës u ndalëm për të bashkëbiseduar për bashkëqeverisjen tonë në Pejë me qytetarë që angazhohen në fushën e Sportit dhe Kulturës.

Peja dikur njihej si vend i Sportit e Kulturës. Gazmend Agusholli, si kryetar i ri i Komunës së Pejës bashkë me Hajrullah Çekun, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u zotuan që do të jenë krah i sportistëve e njerëzve të Kulturës.

#144GazmendAgusholli

#BashkeQeverisim

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Lipjanin

Kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh të rinj e të reja, të angazhuar për të mirën e përgjithshme, e aktivistë të përbashkuar përreth një qëllimi madhor, që është një qeverisje e drejtë për një komunë të zhvilluar, që prioritet ka vetëm interesin e qytetarëve të saj. Këtë e tha edhe Glauku sonte në ndejën e organizuar nga aktivistë e simpatizantë të Qendrës sonë në ballkonin e Lëvizjes.

Mobilizimi vazhdon më shumë se asnjëherë, e shpresa për ndryshim në komunën e Lipjanit vetëm sa na e rritë motivin për punë e angazhim.

Kontribo

29 09 2021

Takimi me fermerët dhe bletarët e Kaçanikut

Në vazhdën e takimeve të përditshme, vizituam edhe fermerët e lagjeve Vogliqi, Hasaj, Mema, Topalli dhe Dashi. Në këto takime kishim nderin ta kemi të pranishëm edhe zv.Ministrin e Bujqësisë, Imri Demelezi.

Gjithashtu, vizituam dhe bletarët në Stagovë dhe Gjurgjedell. Me të dy palët bashkëbiseduam për sfidat dhe ballafaqimet e tyre me probleme të natyrave të ndryshme. Përveç infrastrukturës përkatëse që nevojiten për këto lëmi, ata ankoheshin se, edhe pse këtë punë e bëjnë ndër vite, ende nuk kanë përfituar asnjë grant, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojë veprimtarinë.

I përgëzuam që të gjitha të arriturat deri tani i kanë bërë në mënyrë vetanake, por ju premtuam e u zotuam që asnjëherë nuk do t’i lëmë pas dore.

Kontribo

29 09 2021

Bilinica e Gjilanit ka vendosur për ndryshimin e madh!

Në takimin e mbajtur në fshatin Bilinicë, përveç shqetësimeve të shumta, aty gjetëm edhe shpresën për ndryshim. Mungesa e infrastrukturës, diskriminimi i përgjithshëm i fshatrave e pabarazia në subvencione, ishin vetëm disa nga problemet që ata kanë.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Arianit Sadiku, Krenare Latifi Kqiku, Nuhi Duraku dhe Naser Ahmeti, u zotuan se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës do të jetë qeveria e re, e mirë dhe e drejtë, diskriminimi e pabarazia do të ndalet, si dhe fshatrat do kenë vëmendjen e duhur.

Bilinica me numrin 144, për një qeverisje të re e të mirë!

Kontribo

29 09 2021

Takim me infermierë të Komunës së Gjakovës

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga zv. Ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku dhe kandidatët  për kuvend komunal nga lista jonë, zhvilluan një takim me infermierë të sistemit primar, sekondar dhe atij terciar në Komunën e Gjakovës.

Rrethanat në të cilat gjendemi me pandeminë Covid-19 dhe beteja që këta infermierë e staf shëndetësor po e bëjnë në luftimin e kësaj pandemie, ka shpërfaqur edhe një herë rolin që këta profesionistë kanë, dhe vlerësimin maksimal që duhet dhënë për punën dhe kontributin e tyre ndër të tjera.

Fuqizimi i kujdesit parësor shëndetësor, funksionalizimi sipas standardeve i QKMF-së dhe AMF-ve kudo në fshatra dhe në qytet, rritja e kapacitetit me staf esencial dhe kujdesi ndaj punonjësve shëndetësor, janë vetëm disa nga punët që do të kryhen me kryetaren në ardhje Mimoza Kusari-Lila dhe qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

29 09 2021

Gratë janë promotori i ndryshimeve në shoqëri

Gratë janë promotori i ndryshimeve në shoqëri. Andaj këto zgjedhje në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat, Sekretariati i Gruas Aktiviste bashkë me gratë kandidate për asamble si Edona Hajrullahu e Valmira Zhitia – Selimi, do të jenë të zëshme për të ngjallur aktivizmin shoqëror tek çdo grua e në çdo familje.

Për të qenë aksionar të ndryshimit, trajtimit të problematikave të grave, trajtimit të barabartë nga institucionet, barazisë shoqërore kërkohet angazhim, e pikërisht për zbatimin e politikave që fuqizojnë gruan do angazhohet kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

28 09 2021

Bizneseve duhet t’u krijohen kushte më të mira për punë!

Sot ishim për vizitë tek “Grid group”, biznes i cili 80% të të punësuarve i ka të gjinisë femërore, gjë që na gëzoi shumë.

Kjo kompani përballet me probleme të ndryshme, si rritja e çmimit të çelikut, problem me transport të lëndës së parë, kosto të lartë të transportit, si dhe kamata të larta nga bankat komerciale në Kosovë.

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Naser Sejdiu, Ajsun Abdullahu Sadiku e Violeta Behluli, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, prodhuesi vendor do ketë trajtim të veçantë, si dhe përmes Bankës Zhvillimore do të mundësohen kredi të buta, me kosto minimale të interesit.

Më 17 tetor, qytetarët do të votojnë për numrin 144, numër i cili ia kthen atyre ditët e mira!

Kontribo

28 09 2021

Takim me ish mësues e profesorë të Gjakovës!

Takimet me Mësuesit e Profesorët tanimë në pension, na japin kurajo për punën tonë drejt ndryshimit.

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, zhvilluan një takim të këndshëm e miqësorë me ish mësues e profesorë tanimë në pension.

Takimet e kafet me këto zonja e këta zotërinj të cilët tërë jetën e tyre ia kushtuan zhvillimit të arsimit e shkencës për gjenerata e gjenerata në komunën tonë e më gjerë, janë takime të frytshme e shpresëdhënëse për punën që kemi nisur.

Sfidat që vijnë nga mosha e pensionit, nevoja për shërbime më cilësorë e adekuate, nevoja për vlerësimin e kontributit të dhënë për vite të tëra në shoqëri, na tregon për punën që ka mbetur për tu bërë me qëllim të kthimit të borxhit të madh që kemi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë tonë.

Kontribo

28 09 2021

Takim me mësimdhënësit e Ferizajit!

Sot, mësimdhënës të shkollave të ndryshme të qytetit tonë, u takuan me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Valon Ramadani.

Diskutimet janë të gjata, ngase problemet janë të shumta, e për shkak të mangësive me të cilat përballet sistemi ynë arsimor, masat të cilat duhet të ndërmerren në këtë drejtim duhet të jenë të shpejta.

Me vullnetin për punë që në arsim të investohet, e ai te prioritetizohet, me qeverisjen tonë nxënësve do t’u ofrohet mësim cilësor, e të gjithë punonjësve të arsimit ambiente të përshtatshme për mësimdhënie.

Është e rëndësishme që pa humbur kohë, vëmendja të kthehet aty ku nis e ardhmja!

#BASHKËLËVIZIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

28 09 2021

Gratë paraprijëse të ndryshimit të 17 tetorit!

Në takimin e mbajtur me gratë, pamë një frymë të fitores së re për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Duke u nisuar nga fakti që më 14 shkurt, 65% e votuesve të referendumit kanë qenë gra, na bën edhe me entuziast për ndryshimin që na pret në komunë.

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni, bashkë me kandidaten për asamble Ardhmërie Jakupi, si dhe deputeten Arijeta Rexhepi, u zotuan për krijimin e kushteve më të përshtatshme për gratë. Lista jonë e fitores ka 42% gra e vajza të reja, të cilat janë plot vullnet, të ndershme e të gatshme për ndryshimin e madh në komunën tonë. Sepse me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nuk do ketë pabarazi e diskriminim për gratë.

Numri 144 është numri i fitores pa balotazh më 17 tetor!

Kontribo

28 09 2021

Koncept-Dokumenti për Vettingun

Koncept-Dokumenti për Vettingun është finalizuar dhe dorëzuar për t’u votuar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Është punuar që të garantohet proces i drejtë dhe vëmendje i është kushtuar praktikave të mira. Dokumenti në fjalë është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe përmban 5 opsione, tha sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila rikujtoi që zotimi ynë për ta jetësuar shtetin e së drejtës po përmbushet.

Kontribo

28 09 2021

Vizitë në fshatin Kurillë dhe Ralin të Prizrenit!

Vazhdojmë me angazhimin tonë shtëpi për shtëpi, rrugë për rrugë, në Kurillë dhe Ralin, që edhe nga banorët e këtyre lagjeve ta marrim rikonfirmimin për një fitore pa balotazh, pa pasur nevojë të humbim kohë dhe pas reformave që i kemi bërë, Prizreni të filloj me zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Komunës dhe njëherësh kryetar në ardhje, prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi dhe Kujtim Shala-stomatolog, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal në Prizren, Dafina Alishani, Ilir Gashi dhe Nita Shala.

#BASHKËQEVERISIM! ✅144

Më shumë për Prizrenin!

Kontribo

28 09 2021

Fshatrat e Prishtinës do jenë më të zhvilluara me qeverisjen tonë.

Investimet në infrastrukturë, çerdhe të reja, ndriçim, rritja e subvencioneve në bujqësi dhe sigurimin e tregut për produktet bujqësore janë disa nga synimet tona.

Aktivistët tanë bashkë me deputeten Fitore Pacolli dhe kandidatët tanë për asamble, Arbnora Berisha, Feim Osmani dhe Fahri Sheqiri, bashkëbiseduan rreth këtyre zotimeve me banorët e fshatrave Besi, Prugoc dhe Bardhosh.

#bashkëqeverisim 144

Kontribo

27 09 2021

Vizitë biznesit “CONDOR” në Rahovec

Ishim në vizitë te biznesi lokal “CONDOR” bashkë me kandidatët tanë për asamble Merisa Sharku, Samir Pista dhe Leonard Morina ne krye me kandidatin tonë për kryetar z. Visar Korenica ku u njoftuam nga afër me veprimtarinë afariste të këtij biznesi të suksesshëm lokal.

Ata na informuan me mënyrën e funksionimit të kësaj ndërmarrjeje, me sukseset e realizuara, por edhe me vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë, në një treg jo fort të rregulluar e me kushte jo fort favorizuese për biznese lokale.

Kemi përsëritur dhe kemi theksuar se ekonomia është shtylla e zhvillimit të një shteti, ndërsa ekonomia lokale bazë e ecjes përpara të komunës.

17 tetori do të jetë dita nga ku Lëvizja Vetëvendosje do të jetë katalizatori I zhvillimit lokal në Rahovec.

#VV144

#VisarKorenicaKryetar

Kontribo

27 09 2021

NGA PANAIRI I BIZNESEVE TË GRAVE NË MITROVICË

Panairi i grave ka për qëllim që punën e kësaj kategorie ta paraqes para qytetarëve, punë e cila bëhet me shumë dashuri dhe përkushtim. Këto panaire, veç tjerash e demonstrojnë rëndësinë e grave në jetën shoqërore, andaj edhe politika duhet t’i kushtoj rëndësi të veçantë.

Adelina Muja Brahimi sot ka vizituar panairin e grave në Mitrovicë, ku për së afërmi u njoftua me produktet që ofrohen në këtë panair. Ajo u zotua se evente të tilla që e fuqizojnë gruan, do të jenë prioritet i saj gjatë mandatit katërvjeçar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Kontribo