Public endorsement by 77 prominent academics from around the world
Public endorsement by 77 prominent academics from around the world
The Republic of Kosova is heading to new snap elections on the 14th of February 2021.
These elections come after the recent verdict of the Constitutional Court regarding the legitimacy of Avdullah Hoti’s Government, voted on the 3rd of June 2020, which ruled that Kosova has been governed by an illegitimate government for seven months.
The unconstitutional government formed by the right-wing LDK was established after overthrowing the leftist and reformist Government led by Albin Kurti of Lëvizja VETËVENDOSJE!. In the midst of the COVID-19 pandemic, when the Kosovar society was truly in need of the exemplary management the Kurti government was able to provide, the LDK coordinated with other parties of the old elites and created an intense false media coverage. When it also was endorsed and forcefully pushed upon the Kosovar people by President Trump’s former special emissary, Richard Grenell, this initiative brought down the Kurti government and created an unconstitutional replacement government in order to push forward a not adequately negotiated deal between Kosova and Serbia. This deal was supposed to serve as a foreign policy trophy for Trump’s electoral campaign. This project has resulted in record numbers of infections with and deaths of citizens from COVID-19; in a dire social and economic situation and in a situation undermined by the rampant corruption of government officials and their cliques. This has been a in this country unprecedented case of a parliamentary coup.
Now that Kosova is heading to new elections, there is a major political shift in support of the policies presented by Lëvizja VETËVENDOSJE!, which build on two main goals: Jobs and Justice.
We maintain that these issues are not only peculiar to Kosova, but they are of a global relevance. The neoliberal paradigm unites all kinds of fronts, parties and people in the struggle against it. But in order to stand a living chance, it is imperative to support each other mutually and display solidarity as forcefully as we can when needed.
Therefore, we as signatories express our support for the VETËVENDOSJE Movement! and for Kurti in the upcoming elections. We sincerely believe that his government will provide a new beginning in this difficult but necessary battle, against the background of the current events in the Republic of Kosovo. In situations like the present, such a belief and conviction is more important than the current reality and its apparent demands. This is something that Lëvizja VETËVENDOSJE! and Kurti gave to the people of his country in its first tenure, a hope that one can have a political conviction and belief one uncompromisingly stands for. This will serve as a precondition for any transformation of the reality in Kosova.
Signatories:
Slavoj Žižek, International Director of the Birkbeck Institute for the Humanities
Alenka Zupančič, research advisor at the Institute of Philosophy, Scientific Research Center of the Slovene Academy of Sciences
Mladen Dolar, Professor and Senior Research Fellow at the Department of Philosophy, University of Ljubljana.
Frank Ruda, senior lecturer in philosophy at the University of Dundee, Scotland
Gabriel Tupinambá, psychoanalyst, member of Circle of Studies of Idea and Ideology, postdoctoral researcher at Philosophy Department at UFR
Matthew Flisfeder, Associate Professor, University of Winnipeg.
Natalia Romé, professor and researcher at the Gino Germani Research Institute, Faculty of Social Sciences, University of Buenos Aires
Katerina Kolozova, professor of political philosophy, ISSH-Skopje
Stefano Pippa, Research Fellow in Political Philosophy, University of Milano-Bicocca Building U6
Todd McGowan, professor of theory and film at the University of Vermont
Ted Stolze, professor of philosophy, Cerritor College, L.A.
Michael Marder, Ikerbasque Research Professor of Philosophy at the University of the Basque Country (UPV/EHU)
Gavin Walker, Associate Professor of History, McGill University
Boštjan Nedoh, research fellow, ZRC SAZU, Ljubljana
Fabio Vighi, Professor of Critical Theory and Italian, Cardiff University
Mariana Gainza, Researcher of CONICET, Buenos Aires
David Pavón Cuéllar, professor at UMSNH, Morelia Michoacán, Mexico.
Vittorio Morfino, associate professor of History of Philosophy at the University of Milan-Bicocca
Ceren Özselçuk, Associate Professor of Sociology, Boğaziçi University, Turkey
Jela Krečič, philosopher, cultural theorist, lecturer at University of Ljubljana
Alexander Stagnell, Senior Lecturer in rhetoric, Södertörn University
Warren Montag, Brown Family Professor of Literature at Occidental College in Los Angeles
Daniel Hartley, Assistant Professor of World Literatures in English at Durham University
Jason Read, professor of philosophy, University of Southern Maine
Zahi Zalloua, Cushing Eells Professor of Philosophy and Literature, Whitman College
Dimitris Vardoulakis, associate professor of philosophy, Western Sydney University
Christian Ingo Lenz Dunker, Full Professor at Psychology Department Universidade de São Paulo – Brasil
Justin Clemens, Associate Professor at the University of Melbourne, Australia.
Sophie Wahnich, director of research in political science at the CNRS
Rodrigo Nunes, professor of modern and contemporary philosophy at the Catholic University of Rio de Janeiro (PUC-Rio)
Nick Nesbitt, Professor of French at Princeton University
Riccardo Bellofiore, professor of Political Economy at the University of Bergamo (Italy)
Alex Taek-Gwang Lee, Professor of Cultural Studies at Kyung Hee University, Seoul
Ray Brassier, Professor of Philosophy, American University of Beirut
Eric Alliez, philosopher, professor at Université Paris 8
Vladimir Safatle, Titular Professor at the Universidade de São Paulo, Department of Philosophy
Bue Rubner Hansen, postdoctoral fellow, University of Jena
Dominiek Hoens, senior lecturer at RITCS, School of Arts, Brussels
Isabelle Garo, philosopher, Paris
Jelica Šumič, research advisor, ZRC SAZU, Ljubljana
Rado Riha, senior research fellow Institute of Philosophy, Centre for Scientific Research at the Slovenian Academy of Sciences and Arts, Ljubljana, Slovenia
Daniel Tutt, Professorial Lecturer at George Washington University
Wendy Brown, Class of 1936 First Professor, Political Science, UC Berkeley
Sheila Kunkle, Associate Professor in the College of Individualized Studies, Metropolitan State University, St. Paul. Minnesota
Michael Hardt, professor of literature, Duke University
Kohei Saito, associate professor of political economy at Osaka City University.
Yitzhak Melamed, Charlotte Bloomberg Professor of Philosophy, John Hopkins
Roberto Esposito, professor of philosophy,Scuola Normale Superiore
Kim Stanley Robinson, novelist
Silvia Hernandez, professor and researcher in Gino Germani Institute of Social Research, Faculty of Social Sciences, Buenos Aires University
Michael Löwy, emeritus research director, CNRS, Paris
Benjamin Noys, Professor of Critical Theory at the University of Chichester (UK)
Étienne Balibar, professor of philosophy, Kingston University
Catherine Malabou, professor of philosophy, Kingston University
Gisle Selnes, Professor in Comparative Literature, University of Bergen, Norway
Yahya Madra, associate professor of economics, Drew University
Pietro Bianchi, Assistant Professor, English Department, University of Florida
Sigi Jottkandt, associate professor, UNSW, Sydney
Athena Athanasiou, Professor of Social Anthropology, Panteion University
Paul Livingston, Associate professor, University of New MexicoUniversity of New Mexico
Gregor Moder, University of Ljubljana
Maria Aristodemou, professor of Law
Hasana Sharp, Associate Professor, Department of Philosophy, McGill University
Laurent de Sutter, professor of law, Brussels
Adrian Johnston, Distinguished Professor of Philosophy, University of New Mexico
Nick Srnicek, King’s College, London
Marc de Kesel, Titus Brandsma Institute, Radboud University Nijmegen, The Netherlands.
Jamil Khader, professor of English, Bethlehem University, Palestine
Rodrigo Gonsalves, practicing psychoanalyst/philosopher, São Paulo, Brazil
Sotiris Mitralexis, Visiting Research Fellow, University of Winchester
Carolina Collazo, Professor and Researcher at Faculty of Social Sciences, University of Buenos Aires
Marilena Chaui, professor of modern philosophy, University of São Paulo, Brazil
Bill Bowring, professor of law, Birkbeck College, London
Michael Roberts, economist, London
A. J. Bartlett, philosopher and teacher; Secretary of the Melbourne School of Continental Philosophy
Oliver Feltham, professor of philosophy, American University of Paris
Ricardo Espinoza Lolas, philosopher, Pontificia Universidad Católica de Valparaíso
Nuk mund të flasim e punojmë për barazi pa folur dhe punuar me gratë dhe për gratë. Pa përpjekjen e barazisë gjinore nuk ecim as drejtë barazisë shoqërore. Ky besim mes burrave dhe grave të organizatës tonë ka shtyrë përpara shumë projekte emancipimi. Zgjedhjet e fundit gratë e listës tonë hynë në Kuvendin e Republikës pa nevojën e kuotës gjinore, kurse këtë mandat, parasëgjithash falë angazhimit të tyre ato do të jenë gjysma e deputetëve tanë. Sot, kandidatët tanë, gjithandej shesheve të Kosovës bënë fushatë dhe i kërkuan qytetarëve mbështetjen për zgjedhjen e 41 kandidateve në listën tonë fituese.
Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, këshilltaren Fëllanza Podrimja dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, kishin një takim miqësor me deputetë dhe zyrtarë të Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane.
Qysh në fillim të takimit, deputeti i Bundestagut Metin Hakverdi deklaroi që SPD mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Përgjatë diskutimeve të tyre, përfaqësuesit e këtij subjekti theksuan se Lëvizjen VETËVENDOSJE! e shohin si subjektin e vetëm i cili mund të sjellë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, që bazohen në zhvillim ekonomik dhe drejtësi.
Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, u shpreh se Qeveria e ardhshme do t’i vazhdojë punët e mira të cilat kanë mbetur në gjysmë në mandatin e parë. Ai paraqiti programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili bazohet në dy koncepte themelore: Punë dhe Drejtësi. Pas interesimit zyrtarëve të SPD për pengesat dhe sabotimet nga KQZ për procesin e votimit nga mërgata, Kurti i bëri thirrje mërgatës sonë që të votojnë masivisht dhe sa më parë, në mënyrë që votat e tyre të numërohet e ndryshimi në Kosovë të bëhet i mundur.
Përfaqësuesit e SPD u zotuan që mbështetjen e tyre do ta japin edhe pas zgjedhjeve, kur Kryeministër të jetë Kurti, nëpërmjet subjektit të tyre, institucioneve gjermane dhe mekanizmave evropian, në mënyrë që të realizohet alternativa qeverisëse drejt krijimit të një shoqërie të drejtë e të zhvilluar për krejt.
Në fund, me shpresën dhe urimin për zgjedhje demokratike e fitore bindëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pjesëmarrësit u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen duke e zgjeruar e thelluar atë.
Takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott
Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, z. Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve që kane ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, z. Domenic Howell, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli, dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj.
Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona.
Afati për pranimin e fletëvotimeve nga mërgata të shtyhet për 10 ditë pas ditës së zgjedhjeve, KQZ ka kryer vepra penale për shkak të vonesave dhe pengesave në procesin e votimit nga jashtë
Dy përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, sot kanë mbajtur një konferencë për media duke marrë shkak gjendjen e krijuar nga veprimet e qëllimshme e të dëmshme të KQZ-së në lidhje me votimin jashtë vendit.
Gjatë saj, Kurteshi dhe Rama ka folur për veprimet e jashtëligjshme të KQZ-së dhe rrezikun që ato i shkaktojnë procesi zgjedhor të 14 shkurtit. Edhe pse, sipas afateve ligjore votimi me postë është dashur të filloj sot që nga mesnata, pra me datë 2 shkurt nga ora 00:01, KQZ ende nuk ka publikuar listën përfundimtare të aplikuesëve me të drejtë vote të cilëve iu është dashur tu konfirmohej kjo e drejtë përmes verifikimit me telefon. Kjo tashmë përbën shkeljen e dytë të afateve ligjore, pas asaj të përcaktuar për ankimimin e listave të qytetarëve për votim nga jashtë që ishte paraparë nga 25 deri 27 janar. Me këtë rast, KQZ, organi kushtetuese përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, ka bërë të paktën dy vepra penale; cenim i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik dhe parandalim i ushtrimit të drejtës për të votuar.
Tutje, përveç mospublikimi të listës së votuesve, KQZ-ja si rrjedhojë ka dështuar ta aprovoj dhe publikoj edhe fletëvotimin në kohë. Kjo është automatikisht pengesë shtesë për ushtrimin e të drejtës për të votuar nga jashtë vendit, dhe atë pengesë e qëllimtë. Mospublikimi i fletëvotimit në kohë është situatë e njëjtë sikurse me 14 shkurt qytetarët dhe banorët e Republikë së Kosovës të shkojnë në vendvotimet e tyre por aty mos të ketë fletëvotime. Përfaqësuesi ynë në KQZ, Rama, nga përgjegjësia e kryesuesit të Këshillit operacional, i ka kërkuar mbledhje urgjente znj. Daka për votimin e fletëvotimit, por ajo nuk iu është përgjigjur me kohë. Me këtë vonesë të sotme, është rrezikuar i gjithë procesi zgjedhor sikur në asnjë rast më parë. Rama po ashtu ka demaskuar përpjekjen e subjekteve tjera të politike për të shkaktuar huti në lidhje me rastet kur fletëvotimi shpallet e pavlefshëm. Ligji është i qartë. Vlefshmëria e fletëvotimit përcaktohet vetëm në bazën e votës për partinë politike. Në momentin kur qytetari voton Lëvizjen VETËVENDOSJE! vota e tij është e vlefshme, pavarësisht votës së tij për kandidatët nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Duke marrë të gjitha këto parasysh, në fund, përfaqësuesit tanë në KQZ kanë kërkuar që të shtyhet për 10 ditë afati i pranimit të votave nga mërgata. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje PZAP-së të mundësojë që qytetarët e Kosovës të bëjnë ankesa nëpërmjet adresave elektronike siç edhe lejohet ligjërisht, dhe i kanë ftuar qytetarët të cilëve iu është pamundësuar e drejta e tyre për të votuar të paraqesin padi kundër KQZ-së dhe personave fizik përgjegjës tek Gjykatat në Republikën e Kosovën.
Takim me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad
Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Grøndahl, sot i priti në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me ish ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Në këtë takim u fol për zgjedhjet që po afrojnë, përgatitjet që jemi duke i bërë, dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur. Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së. Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh.
Kallëzim penal ndaj ministrit të MASH dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie.
Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Fitim Uka, dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro.
Gjatë publikimit të listës së parë të çmimeve kjo ministri kishte kërkuar 887 pozicione me produkte dhe sasi të caktuara. Trembëdhjetë ditë më vonë kjo listë fshihet nga platforma e prokurimit dhe publikohet lista e re me vetëm 43 pozicione ndërsa vlera e parashikuar e tenderit mbeti e njëjta. Me datë 31 dhjetor 2020, MASH publikon njoftimin për nënshkrimin e kontratës me operatorët ekonomik në vlerë prej 2,850,309.00 euro, me derivim të lejuar indikativ prej +/-30% të vlerës së kontratës.
Shkeljet kryesore ligjore që sot po i dorëzojmë si kallëzim penal në Prokurorinë Speciale janë:
Zyrtarët përgjegjës kanë zhvilluar procedurën dhe kanë lidhur kontratën e lartpërmendur në kundërshtim me parimet e prokurimit publik nga nenet 6 dhe 7 të Ligjit.
Zyrtarët përgjegjës nuk kanë siguruar shpenzim efikas dhe të drejtë të parasë publike sipas nenit 6.1 të Ligjit, sepse kanë botuar listë të çmimeve me pozicione të përsëritura, kanë ndryshuar listën e çmimeve duke zbritur numrin e produkteve nga 887 në 43 pa e modifikuar buxhetin e paraparë, si dhe kanë vazhduar procedurën për blerjen me çmim sa gati katërfish çmimi i tregut.
Zyrtarët kanë shkelur gjithashtu neni 6.2 të Ligjit, duke porositur sasi që nuk përkojnë me qëllimin e kontratës.Zyrtarët përgjegjës nuk kanë zhvilluar procedurë transparente e jodiskriminuese sipas nenit 7 të Ligjit të Prokurimit.
Zyrtarët kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, çka cenon parimin e ligjshmërisë të paraparë me Kushtetutë dhe me Ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura.
Si rrjedhojë, në besojmë se ka dyshime të arsyeshme që ministri i MASH dhe zyrtarët përgjegjës me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti.
Daka veproi si marionetë në duart e Kumbarëve, por LVV nuk e ndalin dot
Me votimin skandaloz në KQZ u vërtetua ajo që kemi thënë tash e disa ditë: Valdete Daka po vepron nën presion dhe e kontrolluar prej partive të PLAN-it, që dëshirojnë ta ndalin çkapjen e shtetit. Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë. Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike kishte bërë rekomandimin që listat e të gjithë subjekteve të votoheshin ashtu siç ishin, në pako, mirëpo KQZ-ja mori vendimin antiinstitucional dhe kërkoi që listat të votoheshin një nga një. Kuptohet, synimi i vetëm i këtij vendimi ishte rrëzimi i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqenëse në KQZ mund të krijohet vazhdimisht një shumicë votash me aleancën midis Valdete Dakës, përfaqësuesve të PLAN-it, dhe minoriteteve.
Por, mbështetja e qytetarëve tashmë është bërë masive dhe më shumë se gjysma janë shprehur bindur për ndryshim. Të gjitha partitë e vjetra që kanë kapur shtetin dhe Valdete Dakën, së bashku, nuk kanë aq mbështetje sa Lëvizja VETËVENDOSJE! Prandaj përpjekjet e tyre për të ndalur Lëvizjen, nuk do të kenë sukses. Ne edhe kësaj radhe u treguam parimorë si gjithnjë, e meqë ishim që listat të votoheshin në tërësi pa paragjykim, i votuam listat e subjekteve të tjera, pavarësisht korrupsionit dhe keqqeverisjes që ato përfaqësojnë. Sigurisht, nuk kemi pritur që edhe ata të ishin respektues, sepse njerëzit të cilët kurrë nuk kanë respektuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk do të mund të respektojnë Vetëvendosjen. Ne nuk na befason sjellja e tyre, sepse është e njëjta, tash e njëzet vite. Por situata ka ndryshuar rrënjësisht, dhe ankthi e paniku i tyre mund të shkaktojë veprimet e fundit antiligjore e antidemokratike, por shpejt do të përfundojë.
Sa i përket vendimit të padrejtë nga KQZ, ne do të vazhdojmë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP. Dhe jemi të bindur se në 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë!
Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.
Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.
Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.
Bashkë drejt referendumit dhe krejt e në drejtimin e duhur.
Udhëzimet mund t’i gjeni në faqen apo në numrin e mëposhtëm: https://donacion.vetevendosje.org
Takim me Ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl
Ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, sot e priti në zyren e tij, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati ynë për kryeministër, z. Albin Kurti, bashkë me asistenten e tij, znj. Valë Gjonbalaj. Ata diskutuan për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, përgatitjet që po i bën Lëvizja për fushatë, dhe veçanërisht për rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ditën e votimit.
Kryetari u shpreh se këto zgjedhje dallojnë shumë nga ato të mëparshmet për shkak se këtë herë ato më shumë do t’i ngjajnë një referendumi. Ambasadori e përgëzoi Kryetarin për përfshirjen e madhe të grave në listën tonë garuese dhe i uroj suksese në këto zgjedhje. Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për Kosovën.
Dy palët u pajtuan që të mbeten në kontakt dhe të avancojnë bashkëpunimin edhe në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Homazhe për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën
Sot pas 39 vitesh së vrasjes së veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shqiptarët ecin ende në kërkesat dhe përpjekjet e tyre. Në përvjetorin e rënies së tyre, kandidati për kryeministër, kryetari Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani bënë homazhe në vendlindjen e vëllezërve Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze. Ata u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LV, Donika Gërvalla. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe kandidatët për deputetë: Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Liburn Aliu, Orges Tafilaj e Mirlinda Tishukaj.
Vrasja e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës ndodhi për ta ndaluar bashkimin politik të shqiptarëve. Sot, të bashkuar para përpjekjeve e sfidave të sotshme e të reja përkulemi ndaj veprave e sakrificave të tre dëshmorëve por edhe të Nënës Ajshe.
Jo vetëm ajo është ndikuar prej djemve të saj, por edhe ata ishin të ndikuar e frymëzuar prej nënës Ajshe. “Prandaj edhe ishin të tillë”, shpjegonte Donika Gërvalla. Cikli politik i tre dëshmorëve përmbyllet me nënën Ajshe.
Edhe oda e shtëpisë ka mbetur ashtu siç e mbante nëna Ajshe ku ka pritur vizitorë prej anekënd Kosovës. Rrethuar me fotografi, me tavolinën e punës së veprimtarit Jusuf Gërvalla e me shumë kujtime të freskëta edhe pas afër 4 dekadave. Frymëzimi nga ta do të jetojë edhe më gjatë. Përgjithmonë.
17 janari është plagë e rëndë e shqiptarëve. Bustet e të rënëve ftohen prej borës siç ishin ftohur zemrat e shqiptarëve kur kanë marrë vesh për vrasjet e tyre. Delegacioni i njëjtë bëri homazhe edhe para bustit të Kadri Zekës. I përjetshëm do të jetë kujtimi për këtë treshe që as vdekja s’mund ta ndajë.
Në 20 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës ndodhi edhe vrasja zyrtarit të LDK-së Smajl Hajdaraj. Në këtë ditë delagacioni i LV-së vizitoi familjen Hajdaraj në përkujtim të jetës dhe veprës së Hajdarajt.
Kontaktet në Qendrat tona për asistencë për votimin nga Mërgata
Regjistrimi për votim nga Mërgata po vazhdon. Inkurajojmë bashkatdhetarët që të regjistrohen sa më shumë deri më datë 21 janar, në mënyrë që ta kenë të drejtën e votës nga mërgata mes datës 2-10 shkurt.
Më poshtë kemi shënuar kontaktet e aktivistëve tanë të cilët janë vënë në dispozicion për asistencë në rast se u paraqitet ndonjë vështirësi, të cilët gjinden në Gjermani, Zvicër, Austri, Angli, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Itali, SHBA dhe Australi.
Orari: E enjte: 12:00 – 20:00 E premte: 12:00 – 20:00 E shtunë: – E dielë: 12:00 – 20:00 E hënë: 12:00 – 20:00 E martë: – E mërkurë: 12:00 – 20:00 E enjte: 12:00 – 20:00
Oltnerstrasse 37 5012 Schönenwerd +41765059488 +41768044464 [email protected] E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Restaurant Hirschen Besim Musliu Dottikerstrasse 10 5611 Anglikon 0791381717 0784040000 E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Alte Zürcherstrasse 24, 5432 Neuenhof 0786554788 0764277454 E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Hochhaus 7 / Shopping Center 7 (hyrja para Swarowski) 8975 Spreitenbach Tel. 076 327 76 36 Tel. 078 806 59 57 [email protected] [email protected] E Hëne – Premte 15:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 13:00 – 18:00
Reinach / Menziken Restaurant Löwen Löwenstrasse 1 5736 Pfeffikon 0765796005 0794580499 E Shtunë – e Dielë 13:00 – 18:00
Nderim Ibrahimi Hauptstrasse 119b 5070 Frick AG +41799501439 [email protected] Çdo ditë 12.00 – 21.00
Rexhep Neziri Rosenweg 9 4303 Kaiseraugst +41797476844 Te hënen- marten 08:00-16:50 Te merkure 08:00-21:00 Te ejte-premte 12:30-17:00 Te shtune 08:00-13:00 E diele 08:00-21:00
Hysen Metaj KFZ-Service HAMZA Schildgasse 15A 79618 Rheinfelden / Gjermani +491633883399 +41762633631 Orari E Hëne-Premte 17:00-19:30 E Shtune / E Diele 10:00-19:30
Blerim Sadrija Muttenzerstrasse 84 4133 Pratteln BL +41 76 201 55 66 Diteve te punes nga 17:00 deri në 21:00h Vikend 12:00h deri në 18:00h
Rexhep Neziri Rosenweg 9 4303 Kaiseraugst +41 79 747 68 44 Te hënen- marten 08:00-16:50 Te merkure 08:00-21:00 Te ejte-premte 12:30-17:00 Te shtune 08:00-13:00 E diele 08:00-21:00
Nderim Ibrahimi Hauptstrasse 119b 5070 Frick AG +41799501439 [email protected] Çdo ditë 12.00 – 21.00
Auto Ecole Lemanique Rue de Lyon 16 1201 Genève Kontakt +41 76 693 48 89 +41 79 647 70 56 Gjatë javës 09:00-17:00 Shtune 14:00-20:00 E dielë 09:00-19:00
Promenade des Artisans 30 Meyrin, Isol – Coupefeu +41 79 102 13 88 +41 79 526 13 33 Gjatë javes 17:00-20:00 E shtuë 09:00-19:00 E dielë 09:00-19:00
Luzern
Restaurant Löwen Löwenstrasse 1 5736 Pfeffikon 0765796005 0794580499 E shtunë, e dielë 13:00-18:00
Conficienda AG Grundstrasse 16 6343 Rotkreuz 079 684 03 90 E dielle 10:00 – 19:00
St. Gallen
Trubenhofstrasse 30 9424 Rheineck 076 822 10 39 [email protected] çdo ditë nga ora 17.00-23.00 e Shtunë dhe e Dielë 10.00-23.00
Grossackerstrassse 1 9000 St.Gallen 078 960 25 69 [email protected] çdo ditë nga ora 10.00-16.00 e Shtunë dhe e Dielë 10.00 -16.00
Heinrich-Federerstrasse 2 9500 Wil 076 288 88 66 [email protected] çdo ditë nga ora 18.00-21.00 E Shtunë dhe e Dielë 13.00-18.00
Stadtbühlstrasse 4 9200 Gossau Sg 076 335 90 20 [email protected] E Shtunë nga ora 13.00-17.00
Gent: – Bekim Rexhaj, +32 472 55 83 67 – Agron Sabedini, +32 484 10 52 54 (ne fundjave si dhe pas ores 17.00 gjate javes se ardhshme)
Namur: – Blerim Tershana, +32 477 30 84 39 – Erblin Shala, +32 478 23 95 54 (ne fundjave si dhe pas ores 18.30 gjate javes se ardhshme)
Liege: – Valton Gula, +32 465 55 86 34
Hasselt: – Besim Berisha, +32 468 10 85 80 / +32 474 13 78 04 (nese nuk funksionon numri i pare, ky i dyti prej te henes e andej)
Holande: – Rizah Imeri, +31 610 45 30 11
Luksemburg: – Selman Zabeli, +352 691 813 596 (pas ores 16:30) – Genc Sinani, +352 691 774 242 (ne fundjave pas ores 22, prej te henes i lire deri ne ora 22)
Kontaktet në Qendrat tona për asistencë për votimin nga Mërgata
Regjistrimi për votim nga Mërgata po vazhdon. Inkurajojmë bashkatdhetarët që të regjistrohen sa më shumë deri më datë 21 janar, në mënyrë që ta kenë të drejtën e votës nga mërgata mes datës 2-10 shkurt.
Më poshtë kemi shënuar kontaktet e aktivistëve tanë të cilët janë vënë në dispozicion për asistencë në rast se u paraqitet ndonjë vështirësi, të cilët gjinden në Gjermani, Zvicër, Austri, Angli, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Itali, SHBA dhe Australi.
Orari: E enjte: 12:00 – 20:00 E premte: 12:00 – 20:00 E shtunë: – E dielë: 12:00 – 20:00 E hënë: 12:00 – 20:00 E martë: – E mërkurë: 12:00 – 20:00 E enjte: 12:00 – 20:00
Oltnerstrasse 37 5012 Schönenwerd +41765059488 +41768044464 [email protected] E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Restaurant Hirschen Besim Musliu Dottikerstrasse 10 5611 Anglikon 0791381717 0784040000 E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Alte Zürcherstrasse 24, 5432 Neuenhof 0786554788 0764277454 E Hëne – Premte 18:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 10:00 – 17:00
Hochhaus 7 / Shopping Center 7 (hyrja para Swarowski) 8975 Spreitenbach Tel. 076 327 76 36 Tel. 078 806 59 57 [email protected] [email protected] E Hëne – Premte 15:00 – 21:00 E Shtunë – e Dielë 13:00 – 18:00
Reinach / Menziken Restaurant Löwen Löwenstrasse 1 5736 Pfeffikon 0765796005 0794580499 E Shtunë – e Dielë 13:00 – 18:00
Nderim Ibrahimi Hauptstrasse 119b 5070 Frick AG +41799501439 [email protected] Çdo ditë 12.00 – 21.00
Rexhep Neziri Rosenweg 9 4303 Kaiseraugst +41797476844 Te hënen- marten 08:00-16:50 Te merkure 08:00-21:00 Te ejte-premte 12:30-17:00 Te shtune 08:00-13:00 E diele 08:00-21:00
Hysen Metaj KFZ-Service HAMZA Schildgasse 15A 79618 Rheinfelden / Gjermani +491633883399 +41762633631 Orari E Hëne-Premte 17:00-19:30 E Shtune / E Diele 10:00-19:30
Blerim Sadrija Muttenzerstrasse 84 4133 Pratteln BL +41 76 201 55 66 Diteve te punes nga 17:00 deri në 21:00h Vikend 12:00h deri në 18:00h
Rexhep Neziri Rosenweg 9 4303 Kaiseraugst +41 79 747 68 44 Te hënen- marten 08:00-16:50 Te merkure 08:00-21:00 Te ejte-premte 12:30-17:00 Te shtune 08:00-13:00 E diele 08:00-21:00
Nderim Ibrahimi Hauptstrasse 119b 5070 Frick AG +41799501439 [email protected] Çdo ditë 12.00 – 21.00
Auto Ecole Lemanique Rue de Lyon 16 1201 Genève Kontakt +41 76 693 48 89 +41 79 647 70 56 Gjatë javës 09:00-17:00 Shtune 14:00-20:00 E dielë 09:00-19:00
Promenade des Artisans 30 Meyrin, Isol – Coupefeu +41 79 102 13 88 +41 79 526 13 33 Gjatë javes 17:00-20:00 E shtuë 09:00-19:00 E dielë 09:00-19:00
Luzern
Restaurant Löwen Löwenstrasse 1 5736 Pfeffikon 0765796005 0794580499 E shtunë, e dielë 13:00-18:00
Conficienda AG Grundstrasse 16 6343 Rotkreuz 079 684 03 90 E dielle 10:00 – 19:00
St. Gallen
Trubenhofstrasse 30 9424 Rheineck 076 822 10 39 [email protected] çdo ditë nga ora 17.00-23.00 e Shtunë dhe e Dielë 10.00-23.00
Grossackerstrassse 1 9000 St.Gallen 078 960 25 69 [email protected] çdo ditë nga ora 10.00-16.00 e Shtunë dhe e Dielë 10.00 -16.00
Heinrich-Federerstrasse 2 9500 Wil 076 288 88 66 [email protected] çdo ditë nga ora 18.00-21.00 E Shtunë dhe e Dielë 13.00-18.00
Stadtbühlstrasse 4 9200 Gossau Sg 076 335 90 20 [email protected] E Shtunë nga ora 13.00-17.00
Gent: – Bekim Rexhaj, +32 472 55 83 67 – Agron Sabedini, +32 484 10 52 54 (ne fundjave si dhe pas ores 17.00 gjate javes se ardhshme)
Namur: – Blerim Tershana, +32 477 30 84 39 – Erblin Shala, +32 478 23 95 54 (ne fundjave si dhe pas ores 18.30 gjate javes se ardhshme)
Liege: – Valton Gula, +32 465 55 86 34
Hasselt: – Besim Berisha, +32 468 10 85 80 / +32 474 13 78 04 (nese nuk funksionon numri i pare, ky i dyti prej te henes e andej)
Holande: – Rizah Imeri, +31 610 45 30 11
Luksemburg: – Selman Zabeli, +352 691 813 596 (pas ores 16:30) – Genc Sinani, +352 691 774 242 (ne fundjave pas ores 22, prej te henes i lire deri ne ora 22)
Sot, me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me presidenten në detyrë, znj. Vjosa Osmani, bënë homazhe në Reçak dhe takuan familjarët e viktimave.
Një drejtësi e mohuar është një drejtësi e vazhdueshme, pra jo vetëm ndaj atyre që nuk janë më por edhe ndaj të afërmve të tyre dhe mbarë popullit tonë. Ne përkulemi para humbjes, vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Lavdia është e tyre e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.
Mbledhja e XLIII e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e XLIII të Këshillit të Përgjithshëm, ku anëtarët e organit më të lartë organizativ e votuan kryetarin Albin Kurti si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me datë 14 shkurt. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit votuan që autorizimi sa i përket finalizimit të listës së kandidatëve për deputet, dhe ndërtimit të bashkëpunimeve me subjekte të tjera politike t’i bartet Kryetarit dhe Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Mbledhja u hap me fjalën e ish kryetarit të Kuvendit, ish ministrit të Punëve të Jashtme, ish Shefit të Grupit Parlamentar, tani anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes dhe kandidatit për deputet, Glauk Konjufca, i cili foli për rrugëtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! drejt mbështetjes gjithëpopullore që po e gëzon tani, dhe për rolin e themeluesit, kryetarit Albin Kurti ndër këto vite, të cilin edhe e propozoi si kandidat për kryeministër.
Konjufca tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! me rrugëtimin e saj të gjatë sepse të drejtë tani gëzon besimin e popullit për t’i bërë ndryshimet e mëdha e të nevojshme në vend.
“Ky besim nuk është ndërtuar me klientelizëm e intervenca, nuk është ngritur me para e me favore, ai është kalitur me kurrizin drejtë e me ballin lartë për çdo ditë, për çdo javë, për çdo muaj, për çdo vit, e që 15 vite radhazi. Shumica e qytetarëve po e mbështesin konceptin dhe programin tonë sepse e duan çlirimin e drejtësisë së burgosur, e duan luftimin e krimit të organizuar që po kalëron mbi institucionet tona, dhe e duan çrrënjosjen e korrupsionit që po e gërryen shoqërinë tonë. Populli do drejtësi sociale, barazi dhe mirëqenie kurse ne do të qeverisim me ndershmëri, drejtësi dhe mençuri”, tha ai.
“Tash erdhi dita ta bëjmë një pyetje. Kush është më meritori për këtë rrugëtim të VETËVENDOSJE!-s? Kush është ai që VETËVENDOSJE!-n e konceptoi, e themeloi, dhe e drejtoi? Kush e ngriti atë deri këtu së bashku me ne? Cili prej nesh jetoi më së shumti, u zgjua e i mbylli sytë me VETËVENDOSJE!-n? Kush nuk u lodh bash asnjë sekondë duke ecur me VETËVENDOSJE!-n? Cili nga ne të gjithë ishte i pari në protesta e aktivitete, në Kuvend e në shesh, në përplasje me shtetin e korruptuar e nëpër burgje duke luftuar për drejtësi? Ju e dini shumë mirë se cili nga ne punoi më së shumti, ai që u tremb më së paku, e ai që për vete nuk kërkon kurrë asgjë. Zonja dhe zotërinj kam nderin e veçantë që ta prezantoj simbolin e VETËVENDOSJE!-s Albin Kurtin për Kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës.”
Pas Konjufcës fjalën e mori Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJEJ!, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, i cili foli shkurt për të kaluarën e afërt, keqpërdorimin e besimit popullor, dhe për të ardhmen e ndritshme të ndryshimeve që na presin me qeverisjen tonë të ndershme, të drejtë, e të përgatitur.
“25 marsi na dëshmoi atë që të gjithë e dinim por që shpresonim që pas 6 tetorit kishte ndryshuar.
Nga ne kërkohej që të bëjmë kompromis me të drejtën dhe të vërtetën. Por ne jemi Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk mund të bëjmë kompromis as për votë e as për pushtet, as atëherë as sot e as kurrë.
Ne jemi Lëvizje: meqë ecim përpara, nuk mund të kthehemi prapa. E rrugën përpara e dimë të gjithë. Në këto zgjedhje është bashkimi i të gjithë qytetarëve si kurrë më parë rreth projektit tonë të përbashkët për ta bërë Kosovën atdheun që të gjithë e dëshirojmë.”
“Me 14 shkurt na është dhënë një shans i dytë dhe kësaj radhe nuk rrezikojmë më sepse tanimë shoqëria jonë e ka parë, dhe e ka kuptuar dhe e ka mësuar se kush është ndryshimi i vërtetë. E ky ndryshim e ka emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!.”
“Ne jemi të gjithë në të njëjtin projekt, atë që kemi pas kaherë. Është ky projekti i dëshmorëve të luftës dhe ndërtuesve të paqes. I atyre që rezistuan, i atyre që u flijuan, i atyre që u vranë e u burgosën, vetëm që ne të kemi lirinë dhe shtetin tonë. Është projekti i fëmijëve dhe të rinjve që kërkojnë përspektivë dhe progres. I prindërve e sidomos grave që kërkojnë punë dhe i mërgatës që dëshiron të kthehet e të investojë në vendin e vet.”
Kurti kërkoi që të peshohet mirë rëndësia historike e këtyre zgjedhjeve.
“Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem, gra dhe burra, mërgimtarë e qytetarë të Kosovës kudo që jeni, që të gjithë bashkë duhet t’i përgjigjemi thirrjes për ndryshim dhe shtetndërtim, me votë, me 14 shkurt, sepse një e ardhme e ndritur na pret.”
Dhe cila është kjo e ardhme?
“Është e ardhmja ku fëmijët tanë marrin edukimin që meritojnë për t’u punësuar në një botë konkuruese dhe ku njohim intelegjencën e tyre.
E ardhmja ku investojmë në energji të qëndrueshme që fuqizon bizneset dhe prodhimin por mbron shëndetin dhe mjedisin për gjeneratat që vijnë.
E ardhmja ku biznesit nuk i vendoset ryshfeti për ta hapur e as haraçi për ta mbajtur atë.
E ardhmja ku bujku dhe fermeri jetojnë me dinjitet nga puna e tyre sepse shteti nxit dhe mbështet prodhimet vendore dhe i mbron nga konkurenca jolojale, duke vendosur masa të reciprocitetit dhe duke hapur dyert e eksportit.
E ardhmja ku secili qytetar, pavarësisht sa fiton, merr trajtimin e duhur shëndetësor. Jeta e secilit qytetar është e vlefshme dhe e barabartë njëlloj.
E ardhmja ku kemi një sistem të drejtë të taksave dhe ku ata që janë më me fat e fitojnë më shumë, ndajnë mirëqenien me ata që janë më keq e që janë në fund.
E ardhmja ku shteti lufton pabarazitë e çdo lloji, e sidomos pabarazitë historike dhe shoqërore në mes burrave dhe grave, mes qendres dhe periferisë, mes qytetit dhe fshatit, sepse në shtetin e së drejtës secili është i barabartë në mundësi dhe të drejta.
Sepse të drejtat e barabarta nuk kanë kuptim pa mundësitë e barabarta. Fëmija i një bujku në Kaçanik duhet të ketë mundësitë e barabarta për të zhvilluar talentin dhe për të jetësuar ëndërrat njëjtë sikurse fëmija i një avokati në Prishtinë.”
Kjo e ardhme është e mundur aq sa është i fuqishëm besimi ynë.
Në fund të fjalës së tij, Kryetari Kurti bëri thirrje për angazhim qytetarë për ta vulosur fitoren me datë 14 shkurt. Ai tha se në këto momente, sakrifica nga e kaluara dhe ëndrrat për të ardhmen, i bëjnë obligimin dhe dëshirën të njëjtën gjë për neve
Fjala e Kryetarit Albin Kurti në konferencën e sotme
Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarë.
Sot, kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Presidentja në detyrë Znj. Vjosa Osmani dhe unë, ish kryeministri, me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim.
Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën porsa e nënshkruam këtu para jush, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime.
Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe angazhohemi bashkë. Të shtunën e 16 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë.
Sigurisht se kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe. Jemi të zellshëm e të palodhshëm. Do të shërbejmë me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit.Ju falemnderit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzon në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar sot ankesë në PZAP në lidhje me vendim e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në mbledhjen e mbajtur më 11 janar 2021.
Sa i përket votimit të këtij vendimi nga përfaqësuesit e LV-së në KQZ duhet theksuar fillimisht se kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, gjë e cila do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosvotimin.
Për të shmangur problemet dhe komplikimet e tilla, përfaqësuesit e LV-së janë pajtuar që aplikimi për regjistrim të verifikohet vetëm për rastet me mospërputhje sipas procedurave, kur nga një email adrese dërgohen shumë aplikacione me mbiemra të ndryshëm dhe numër të njëjtë telefoni. Për zbatimin e vendimit KQZ duhet të hartojë një Udhëzim Administrativ, i cili rregullon mënyrën e hollësishme të verifikimit. Ai pritet të miratohet sot. Ky udhëzim duhet të përjashtojë çdo mundësi të largimit të votuesve nga lista e votimit përmes një telefonate. Me këtë udhëzim, Sekretariati i KQZ-së duhet të udhëzohet t’i raportojë KQZ-së për të gjitha rastet me mospërputhje veç e veç që janë verifikuar dhe për hapat e verifikimit të ndërmarrë. Ky udhëzim administrativ duhet të bëhet publik menjëherë pas aprovimit.
Përfaqësuesit tanë për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja. Kjo teknikisht nuk është e mundshme dhe ligjërisht është e ndaluar! Por, pavarësisht se dëmi më i madh është evituar, e i cili vinte përmes komplikimeve dhe kufizimeve që përdorimi i email adresave personale dhe ndarja e zarfeve sjellte, ne sërish konsiderojmë që edhe me këtë vendim cenohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë për të votuar. Andaj, në lidhje me të Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë iu është drejtuar PZAP-së.
Rikujtojmë që përfaqësuesit tanë disa herë kanë ngritur çështjen e aplikimit online të bashkatdhetarëve si mënyra më e lehtë, më e sigurtë dhe më efikase për aplikim, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar dhe refuzuar nga anëtarët e subjekteve tjera. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku subjektet e njëjta kanë kundërshtuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të propozuar nga LV-ja e që do të mundëson votimin e bashkatdhetarëve nëpër ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.
Këto subjekte politike që në vazhdimësi janë përpjekur të vështirësojnë dhe pamundësojnë pjesëmarrjen e mërgatës në vendimmarrje në vendlindjen e tyre janë kundërshtuar vazhdimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Raporti i Lëvizjes më mërgatën është i qartë. Lehtësimi i procedurave të votimit për bashkatdhetarët dhe integriteti i procesit zgjedhur janë prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesve tanë në KQZ dhe qeverisjes sonë të ardhshme.
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.
Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.
Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Prishtinë 10.01.2021 Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm Lëvizja VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen XLII të organit të saj më të lartë, Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutuan shumë çështje politike dhe organizative, si dhe u morën vendime të rëndësishme, duke miratuar pakon e reformës organizative.
Në pjesën e parë të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, anëtarëve të Këshillit ju drejtua Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.
Në fjalën e tij hyrëse, Kryetari Albin Kurti kujtoi se viti 2020 ka qenë vit i vështirë për të gjithë. Gjatë këtij viti nga pandemia kemi humbur njerëz të dashur, shoqëria e kombi ka humbur anëtarë me vlerë. Kryetari Kurti vlerësoi dhe falënderoi punëtorët të cilët nuk kanë pasur mundësi që të punojnë nga shtëpitë, e nga puna e tyre në kushte dhe rrethana të vështira si në prodhim, transport, shëndetësi, pastrim, jemi varur të gjithë ne.
Lidhur me situatën politike, Kryetari Kurti kujtoi pengesat e shumta që kishte krijuar LDK gjatë krijimit të Qeverisë në fillim të vitit, refuzimin e tyre për të kuptuar se kishin humbur zgjedhjet, si dhe punët e mira që kishte bërë Qeveria përkundër pengesave të shumta. Por ne vazhduam të qeverisnim deri me 3 qershor, sepse ata që na rrëzuan nuk kishin vota që të krijonin qeveri. Madje edhe me 3 qershor nuk i bënë votat. U detyruan të shkonin natën nëpër shtëpi deputetësh, për t´i bindur ata me premtime të ndryshme, deri edhe duke u dhuruar konsullata për djemtë. Por, prapë nuk ia dolën. U desh të marrin edhe votën e deputetëve të dënuar me burg. Prandaj i thamë qeveri Koti. Se ishte e pafuqishme, e paligjshme dhe jokushtetuese.
Gjatë qeverisë sonë ne treguam se nuk ka nevojë të shkelësh parimet kombëtare për të ruajtur pushtetin. Nuk ka nevojë të jesh i dhunshëm për ta mbajtur pushtetin. Pushtetin ta jep vetëm qytetari, kurse pushteti që merret në mënyrë jokushtetuese nuk mbahet dot.
Por gjatë këtyre muajve mbështetja për VETËVENDOSJE!-n është rritur më shumë se dyfish. Njerëzit e kanë vlerësuar punën dhe qëllimet tona. Po ashtu, të gjithë janë të zhgënjyer prej padrejtësisë që na u bë me 25 mars dhe intrigave që vazhdimisht përpiqen të bëjnë kundër nesh. Prandaj, si kurrë ndonjëherë, mund të themi me plot gojën se ka ardhur koha e VETËVENDOSJE!-s.
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet janë shumë pranë. Gjasat janë që në këto zgjedhje nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra. Nga një anë, ky është lajm i mirë. Por, duhet të bëjmë kujdes që të mos e ulim standardin e listës. Duhet ta kthejmë në Kuvend vlerën e fjalës dhe peshën e mendimit.
Këshilli i Përgjithshëm sot shqyrtoi dhe miratoi ndryshimet statutore. Këto ndryshime në përgjithësi përfshijnë çështje që kemi hasur në rrugën tonë të deritanishme dhe të tjera që e forcojnë drejtimin tonë përpara. Ne ecim duke forcuar organizimin dhe përmirësuar aty ku konstatojmë bashkërisht që duhet përmirësuar.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm votuan harmonizimin e statusit të anëtarit me atë të aktivistit dhe shtimin e kategorisë së simpatizantit, shtrirjen e strukturave të Lëvizjes edhe në komunat me shumicë të popullsisë nga pakicat për t’iu mundësuar edhe shqiptarëve të veriut të Mitrovicës, të Kllokotit, të Zveçanit e të vendbanimeve tjera që të bëhen pjesë e organizatës tonë. Po ashtu u miratua formula dhe kriteri i përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe të Këshillave të qendrave, organizimi i qeverisjes lokale dhe raporti me Organizatën, procesi i përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë, e organizim i veçantë në mërgatë, si dhe përfaqësim të mërgatës në listën e kandidatëve në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm, është padyshim themelimi i strukturave të ndërvarura brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! siç janë “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, si një pasqyrim i përkushtimit të Lëvizjes për barazi e solidaritet gjinor dhe pjesëmarrje sa më të madhe e të rinjve në vendimmarrje brenda Organizatës e jashtë saj.
Pas miratimit të reformës organizative, Këshilli i Përgjithshëm vazhdoi punimet me pika tjera të rendit të ditës, si miratimi i buxhetit për vitin 2021, raport të punës së Grupit parlamentar dhe diskutimin për situatën politike në vend. Në këtë mbledhje u ndanë edhe çertifikatat për aktivistët të cilët suksesshëm përfunduan shkollën politike.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.
Në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme.
Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë. Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën.
Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative. Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për Organizatën tonë. Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje. Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë.