05 11 2019

Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, z. Ziadin Sela të shoqëruar nga kryetari i komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari.

Sot, Kryetari Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë, z. Glauk Konjfuca, dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, z. Bekim Qoku, takoi Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, z. Ziadin Sela të shoqëruar nga kryetari komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari.

Z. Sela e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Ai tha se zgjedhjet e 6 tetorit treguan bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore. Z. Sela shprehu bindjen se me formimin e institucioneve të reja, me qeverinë e re, do e kemi një sy dhe mendje më aktive për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.

Z. Kurti e falënderoi për urimin dhe mbështetjen e dhënë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai e njoftoi z. Sela se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë institucional dhe zbutja e pabarazisë në shoqëri përmes politikave sociale. Kryetari Kurti foli edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet e shteteve dhe popujve në Ballkan, si dhe mundësitë e obligimin që të bashkëpunojmë e të bashkërendohemi.

Në fund, u tha se fitorja e Lëvizjes i jep kuptim e shpresë përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe këtë po e ndjejnë shqiptarët kudo që janë.

Kontribo

05 11 2019

Homazhe në përkujtim të 3 vjetorit të rënies së Astrit Deharit

Aktivistë të shumtë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3 vjetorit e vdekjes së tij.

Me këtë rast, aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.

Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falenderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.

Aktivistët vunë lule mbi varrin e Astritit.

5 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

04 11 2019

PZAP shpërfilli Gjykatën Supreme dhe të drejtën e votës së bashkëatdhetarëve

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi sërish ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me pakot me fletëvotime nga bashkëatdhetarët tanë që i dërguan me kohë fletëvotimet e tyre.

Gjyqtarët Gyltene Sylejmani, Nenad Llazic, Afjete Sada-Gllogjani, Kymete Kicaj, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, të PZAP-së shpërfillën Aktgjykimin e Gjykatës Supreme duke e shpalluar me 3 nëntor ankesën tonë të pabazuar, dhe ia mohuan sërish të drejtën votuesve nga jashtë Kosovës që t’i numërohet vota.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të gjithë prisnin që të finalizohej çështja e fletëvotimeve nga mërgata dhe të zbatohej plotësisht ky aktgjykim. Por siç dihet Sekretariati i KQZ-së nuk i mori parasysh të gjitha dërgesat e bashkëatdhetarëve, plot 1806 pako me fletëvotime, ndaj ishte e nevojshme të ushtrohej sërish ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ana jonë më 1 nëntor 2019.

Ndaj sot ne ia drejtuam sërish Gjykatës Supreme për të njëjtën çështje si edhe në rastin e mëhershëm.

Është e paprecendent që vendimet e Gjykatës Supreme të shpërfillen në mënyrë të sinkronizuar qoftë nga KQZ qoftë nga PZAP. Ata me këto veprime prej 12 tetorit po kontribuojnë aktivisht në shtyrjen e çertifikimin e rezultatit final dhe në tentativën për t’ia mohuar votuesve nga jashtë Kosovës të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme, i njoftojmë bashkëatdhetarët tanë votues në këto zgjedhje se të tilla praktika e nëpërkëmbje të të drejtave të tyre do të bëjmë çmos që mos të përsëriten më në të ardhmen.

4 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

04 11 2019

Turneu memorial i shahut ”Astrit Dehari”

Dje në Prizren, me organizimin e Federatës së Shahut e nën patronatin e Komunës së Prizrenit, për vitin e dytë me radhë u mbajt turneu memorial “Astrit Dehari”. Ky organizim tashmë i përvitshëm ka ngjallur interes te dashamirët e shahut, në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Në dy kategori garuan 270 pjesëmarrës, ndërkaq fitues dolën, për kategorinë A: Sylejman Suljović, kurse në kategorinë B: Iftiman Shala.

Kontribo

04 11 2019

30 Vjetori i Rënies së Heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Sot, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Nënkryetari Besnik Bislimi bëri homazhe tek memoriali dhe vendi i vrasjes së dy heronjëve të vendit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu të cilët ranë heroikisht para 30 viteve.

Duke përmendur disa prej aksioneve kryesore të kësaj Lëvizje që në krye kishte këta dy heronj, Nënkryetari Besnik Bislimi deklaroi ”se përpjekja e tyre e asokohshme vazhdon të jenë aktuale në angazhimin e Lëvizjes sonë”.

Më pas një delegacion i Lëvizjes mori pjesë edhe në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Kontribo

02 11 2019

Takim me ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack

Dje, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Besnik Bislimi, dhe anëtaret e kryesisë znj. Fitore Pacolli dhe z. Kreshnik Ahmeti, pritën në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni.

Në një ambient miqësor u diskutua për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Znj. Pack uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin dhe u interesua për procesin e negociatave për themelimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! njoftoi znj. Pack për prioritetet programore të Qeverisë. Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t’i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre.

Kontribo

01 11 2019

Sekretariati i KQZ nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme

Vendimi i Gjykatës Supreme ishte shumë i qartë. Dispozitivi i tij saktësonte që pakot me fletëvotime nga jashtë Kosovës duhet të numërohen nëse ato janë dërguar me kohë pra, para datës 5 tetor.

Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi nuk po i lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë. Po ashtu është tallje me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po presin që drejtësia të vihet në vend pa ngurrim e pa mëdyshje.

Prej fillimit ka pasur hezitime të pavenda nga administrata dhe Komisioni Qendror Zgjedhor për një çështje e cila u vërtetua tashmë disa herë që është e qartë dhe është e drejtë që i takon bashkëatdhetarëve tanë.

Ne padyshim që jemi të detyruar t’i drejtohemi sërish Gjykatave dhe do të kërkojmë sërish që edhe ato 1700 pako me fletëvotime të mbetura të trajtohen. Por këtë herë jemi të detyruar të kërkojmë përgjegjësi edhe për mosveprim e për anashkalim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme. Madje për zvarritjen prej fillimit të procesit të trajtimit të këtyre pakove.

Nëse sonte dhe deri nesër në mëngjes Kryeshefi nuk i lejon stafin e KQZ që të procesojnë sipas vendimit të Gjykatës Supreme edhe ato 1700 pako me zarfe, ne do të procedojmë në gjykatë.

1 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

31 10 2019

Mbahet takimi i rradhës në mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së

Sot, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt takimi i radhës i grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin u diskutua për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimi i mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimi i një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.

Diskutimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive. Për shumicën e çështjeve, u gjet pajtim i përbashkët. Grupet u dakorduan për detajizim edhe të disa çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.

Takimi i radhës, do të mbahet të hënën, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë.

30 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

31 10 2019

Dorëzohet në Gjykatë Supreme ankesa ndaj vendimit të PZAP

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së.

Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.

Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

29 tetor 2019,
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

31 10 2019

Takim me Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, sot priti në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett, shoqëruar nga këshilltarja politike, znj. Jessica Long dhe shefja e Sektorit Ekonomik në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, znj. Lori Michaelson.

Në këtë takim, z. Kosnett shprehu interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re, duke uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para. Shefja e Sektorit Ekonomik në këtë ambasadë, znj. Michaelson, vuri theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në vend duke shprehë interesimin dhe mbështetjen e ambasadës për projektet e qeverisë së ardhshme në këtë drejtim.

Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik. Përpos luftës ndaj korrupsionit, me z. Kosnett dhe znj. Michaelson u ndanë edhe idetë tona për zhvillimin ekonomik të bazuar në politika mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme në përgjithësi, në prodhimin vendor, dhe në arsimin e lidhur me ekonominë. Bindja jonë është se zhvillimi ekonomik i integron edhe qytetarët me bindje e besime të ndryshme brenda Republikës por edhe shtetet mes vete.

Kontribo

31 10 2019

Takim me Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e OKB-së në Prishtinë, znj. Ulrika Richardson

Kryetari Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Arbërie Nagavci priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e OKB-së në Prishtinë, znj. Ulrika Richardson, dhe Udhëheqësin e Zyrës së saj, z. Lorik Pustina.

Znj. Richardson e uroi Kryetarin Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor dhe shprehu dëshirën që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta zhvillimore. Ajo e njoftoi Kryetarin Kurti se prioritet i UNKT-së është partneriteti me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimi për programet e shtyrjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Kosovë, si dhe mbështetja e projekteve zhvillimore të qeverisë së re në të ardhmen.

Kryetari Kurti e falënderoi znj. Richardson për urimin dhe vizitën, duke shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja dhe do të vendosen marrëdhëniet e bashkëpunimit. Z. Kurti e njoftoi znj. Richardson me prioritetet e qeverisë së re, për një shtetndërtim demokratik me sundim të ligjit ku luftohet korrupsioni i lartë institucional dhe ku çështje primare është si krijimi i vendeve të reja të punës ashtu edhe zbutja e pabarazive shoqërore përmes politikave sociale. Rëndësi e veçantë, theksoi ai, do t’i kushtohet barazisë gjinore nëpërmjet edukimit, punësimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta për gratë.

Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Kontribo

31 10 2019

Ish hetuesit dhe dezinformuesit të hetohen, të vihet drejtësia për Astritin

Pas marrjes së raportit nga Instituti Mjekësor në Zvicër për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi një konferencë për shtyp ku parashtroi kërkesat e saj në lidhje me hetimin e rastit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, z. Sami Kurteshi, duke folur për kronologjinë e rastit, tha se inskenimi i sulmit me predhë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës u bë sa për ta fajësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të cilën asokohe pushteti e kishte halë në sy dhe për arsye të caktuara politike e luftonte me të gjitha mjetet që kishte.

Ai theksoi se raporti i ekspertëve nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxjerrë përfundimin e njëjtë sikur raporti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë tani, që nuk ka qenë vetëvrasje por vrasje, duke denoncuar elementet e pushtetit, sidomos në media, që provuan ta shtrembërojnë e mbysin këtë të vërtetë përmes dezinformatave.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Albulena Haxhiu, në fjalën e saj lexoi kërkesat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth hetimit të rastit.

1. Prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e ri për vrasjen e Astritit.

2. E njëjta prokurori nuk mundet të sigurojë e as ndërtojë besueshmërinë mbi hetimin e këtij rasti. Pra, e njëjta prokurori nuk mund të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astrit Deharit.

3. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale që të merr në trajtim hetimin rastit të aktivistit tonë Astrit Dehari dhe që asnjë zyrtar që ka qenë i përfshirë në këtë proces, të mos jetë i përfshirë më në hetime, por të thirren si të dyshuar e dëshmitarë.

4. Mosnisja e hetimeve të brendshme e bën përgjegjës të drejtpërdrejt kryeprokurorin e shtetit dhe i njëjti nuk mund të heq dorë aq lehtë nga përgjegjësia.

5. Përgjegjësit dhe drejtuesit e institucioneve, qoftë në shërbim korrektues, gjegjësisht në drejtorin e burgut të Prizrenit, qoftë në polici, prokurori e gjykata, duhet të shkarkohen.

Një pushtet abuziv ka penguar drejtësinë për Astritin. Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë ligjore për këtë ngjarje do të jetë prioritet i yni qeveritar. Asnjëherë ngjarje e krime të tilla nuk do të përsëriten me qeverinë tonë. Ne do të punojmë pa ndalë deri sa të vihet në vend drejtësia për Astritin.

Kontribo

31 10 2019

Astrit Dehari është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Astrit Dehari është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Këtë e ka thënë edhe raporti i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Shqipëria e Mbretëria e Bashkuar, këtë e thotë tani edhe raporti i ekspertëve të Qendrës Universitare Romande për Mjekësi Ligjore (CURML) në Lozanë të Zvicrës, këtë e ka thënë vetë trupi i Astrit Deharit.

Prokuroria e ka obligim ligjor dhe njerëzor që t’i fillojë hetimet për rastin, në mënyrë që përgjegjësit e këtij krimi monstruoz, që e privoi aktivistin 26 vjeçar Astrit Deharin nga jeta, të vihen të gjithë para drejtësisë. Drejtësia nuk duhet të ndalet para fajtorëve, sado lart që mund të ndodhen ata në hierarkinë e pushtetit. Po ashtu, duhen hetuar edhe ata që përkundër dhimbjes së familjes, shokëve dhe mbarë opinionit publik, u bënë mjet i dezinformimit menjëherë pas vrasjes së Astritit në burg. Cili ishte qëllimi i atyre që me çdo mjet, edhe duke gënjyer e duke i ndërruar fjalët, donin ta mbulonin krimin si vetëvrasje?

Znj. Xhemile Dehari, znj. Arta Boshtraj Dehari dhe z. Avni Dehari së bashku me avokatin z. Tomë Gashi kërkojnë që hetimet të fillojnë sa më parë. Ata falënderuan të gjithë ata që ndihmuan për informim të drejtë mbi rastin, dhe ata që mbajtën besimin e drejtë se kjo është vrasje tërësisht politike.

Lëvizja VETËVENDOSJE! poashtu kërkon që hetimet të fillojnë sa më parë, të pavarura, të drejta dhe profesionale. Qytetarët e Republikës së Kosovës, e gjithë shoqëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen nuk janë të qetë deri sa të vihet drejtësia për Astritin.

Kontribo

31 10 2019

Të shqyrtohen e numërohen fletëvotimet e bashkatdhetarëve

Të shqyrtohen e numërohen fletëvotimet e bashkatdhetarëve

Prej më shumë se 10 ditësh i gjithë opinioni publik është duke ndjekur me vëmendje mosveprimin e Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me trajtimin e fletëvotimeve të ardhura nga Mërgata. Veçanërisht të atyre të cilat për momentin nuk po procedohen me justifikimin se kanë mbërritur pas afatit ndonëse janë dërguar nga bashkëatdhëtarët shumë ditë para datës së zgjedhjeve.

Sot po ashtu pamë pamje aspak normale në numërimin e fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, të cilat shkaktuan probleme në shëndetin e punëtorëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndërsa priten rezultatet nga analizat dhe hetimet e Policisë së Kosovës, ende pa u kuptuar qartë se çfarë ndodhi, filloi sërish verifikimi i tyre në kushte të jashtëzakonshme.

Është padyshim e patolerueshme që të krijohen të gjitha kushtet, edhe përtej të lejueshmes, për t’u trajtuar zarfet nga Serbia, dhe të mos trajtohen zarfet e ardhura nga bashkatdhetarët tanë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashresa dhe përgjigjes së tyre, e dërgoi në Gjykatë Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkëatdhetarët.

Jemi po ashtu në pritje që të fillojë verifikimi i tyre sa më parë, e dërgimi në Qendrën e Numërimit për t’u vendosur në rezultatin e përgjithshëm si vota të rregullta.

23 tetor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 10 2019

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.

30 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 10 2019

Nga takimi i dytë i grupeve punuese

Në vijim të kordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javevë të ardhshme. Synimi i takimit është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.

Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

23 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 10 2019

Takim me kandidatin për deputet nga komuniteti rom, kryetarin e PREBK, z. Albert Kinolli.

Kryetari Albin Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes z. Xhelal Sveçla, takoi sot kandidatin për deputet nga komuniteti rom, kryetarin e PREBK, z. Albert Kinolli.

Në takimin miqësor me z. Kinollin, që përfaqëson komunitetin rom në Kosovë, biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.

Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, me z. Kinolli shprehëm dëshirën ta vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

Kontribo

30 10 2019

Takim me kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak, egjiptian dhe ashkali

Sot, Kryetari Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes, z. Xhelal Sveçla, takoi kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak, egjiptian dhe ashkali, znj. Emilija Redžepi, znj. Duda Balje, z. Artan Berisha, z. Veton Berisha dhe z. Hetem Arifi.

Me përfaqësuesit e këtyre komuniteteve biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor, për planet e qeverisë së re, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për shtetndërtim demokratik dhe progres socio-ekonomik.
Kryetari Kurti i njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit institucional përmes gjyqësorit të drejtë, dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë në shoqëri.

Kurti i siguroi përfaqësuesit e komuniteteve që qeveria e tij do t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës në mënyrë të barabartë pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe theksoi se përparimi i komuniteteve pakicë bëhet përmes zhvillimit ekonomik dhe se kjo do të jetë prioritet me qeverinë e re. Në përfundim të takimit shprehëm gatishmërinë për ta vijuar dhe zgjeruar komunikimin dhe bashkëpunimin mes nesh.

Kontribo

30 10 2019

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ligjeratë në Universitetin e Winchesterit dhe një tubim me bashkatdhetarë.

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, kryetari Kurti i shoqëruar nga deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli dhe koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Agim Morina, mbajti një ligjeratë në Universitetin e Winchesterit të moderuar nga Prof. Seb Bytyçi dhe një tubim me bashkatdhetarë.

Në ligjeratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës” ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjestarë të mërgatës, kryetari Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si hapat e që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate.

Hapjen e tubimit me bashkatdhetarë e bëri z. Morina i cili falendëroi të gjithë aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin që bënë të mundur themelimin dhe funksionimin e Qendrës në Britani të Madhe. Deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli u fokusuan tek edukimi dhe përvoja që kanë marrë në Britani të Madhe dhe vendimi i tyre për t’u kthyer në Kosovë dhe angazhuar në Lëvizje për të kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e vendit.

Kryetari Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve. Kurti falënderoi mërgatën për kontributin e vazhdueshëm para, gjatë dhe pas luftës si dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai tha që për mërgatën do të krijojë mundësinë e votimit në vendet ku jetojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, rimëkëmbje të shkollës shqipe për fëmijët e mërgatës si dhe mundësi për investime fitimprurëse në Kosovë.

Pas prezantimeve u bë diskutim i hapur me shumë pyetje, komente e përgjigje.

Kontribo

30 10 2019

Takim me një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ)

Sot, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Besnik Bislimi, drejtuesi i Komitetit për Energji, z. Nagip Krasniqi dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti pritën në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ), të kryesuar nga drejtorja menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, znj. Caroline T. Nguyen.

Në këtë takim u diskutua për programet e MCC-së në Kosovë dhe qëllimet që ajo synon t’i arrijë nëpërmjet dy programeve, për të cilat është kualifikuar Republika e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i granteve të MCC-së në Kosovë është ulja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit ekonomik.

Palët diskutuan vështirësitë të cilat pengojnë arritjen e këtij qëllimi e të cilat duhet të tejkalohen. Vështirësitë e identifikuara janë furnizimi i paqendrueshëm me energji elektrike; mungesa e sundimit të ligjit; shërbimet e dobëta mjedisore dhe pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore.

Zyrtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! falenderuan delegacionin nga MCC për vizitën dhe njoftuan ata për prioritetet e Qeverisë së ardhëshme të vendit. Ata diskutuan për masat socio-ekonomike të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria Kurti për t’i tejkaluar vështirësitë të cilat po e pamundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.

Palët u pajtuan që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në shërbim të planifikimit dhe investimeve të duhura në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.

Kontribo

30 10 2019

Takim me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalya Apostolova

Dje, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaret e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Fitore Pacolli, mirëpritën Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalya Apostolova të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.

Znj. Apostolova uroi Kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ajo tha se me përjashtim të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve lokal, gjithçka duket se shkoi në mënyrë të drejtë dhe të rregullt. Tani, është e rëndësishme që pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet dhe qeveria e re sa më parë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe alokomit të fondeve që Bashkimi Evropian i ndan për zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, si në fushën drejtësisë, arsimit, sigurisë dhe mjedisit.

Kryetari Kurti e falënderoi znj. Apostolova për vizitën dhe gjithashtu shprehi shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit. Nevojitet adresimi i shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimi i dialogut për zhvillim me serbët lokal. Kryetari Kurti përmendi nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara, i cili do të mundësonte progres shoqëror dhe hov drejt integrimeve evropiane. Kurti po ashtu tregoi se e ka mirëpretur vlerësimin dhe renditjen përkatëse të çështjeve të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini dhe të Komisionerit për Zgjerim, z. Johannes Hahn, për zgjedhjet e 6 tetorit, e të cilët theksuan rëndësinë që qeveria e re të fillojë sa më parë me masa që ndikojnë në: 1) zhvillimin ekonomik dhe social, 2) sundimin e ligjit, 3) zbatimin e MSA-së dhe 4) çështjen e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për komunikim të rregullt e bashkëpunim të mëtejmë.

Kontribo