14 09 2019

Agon Batusha

46

Shkrime

Emri i plotë

Agon Batusha

Agon Batusha është i lindur në Gjakovë me 11 shkurt 1993. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë. Në vitin 2015 ka mbaruar studimet për Integrime Evropiane. Vazhdon studimet postdiplomike në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Është pjesë e rrjetit të Shkollës Politike të “Friedrich Ebert Stiftung”. Ka marrë pjesë në trajnimin ballkanik të FES-it për “Politikanët Premtues”.

Në vitin 2010 deri në vitin 2011 ishte kryetar i nxënësve të komunës së Gjakovës. Nga viti 2011-2013 u angazhua si koordinator i projekteve në OJQ-në Këshilli Rinor Kosovar (KYC) në Prishtinë, përmes së cilës ka koordinuar projekte me organizata ndërkombëtare si: GIZ, Banka Botërore, Save the Children, UNICEF, si dhe ka qenë bashkëpunëtor i shumë organizatave nacionale dhe lokale në promovimin dhe zhvillimin e politikave rinore dhe ambientale.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 zgjidhet asambleist në komunën e Gjakovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në vitin 2017 rizgjedhet asambleist dhe ushtron funksionin, shef i Grupit Kuvendarë të LVV-së në Gjakovë. Në 2018 zgjedhet Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, u zgjodh deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si deputet i legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Republikës ishte anëtar i Komisionit për Administrat Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, dhe kryetar i Grupit jo-formal të Deputetëve të Rinjë të Kuvendit të Kosovës.