25 01 2025
Agon Batusha
Agon Batusha është lindur më 11 shkurt 1993 në Gjakovë, ku ka përfunduar shkollën fillore dhe të
mesme. Në vitin 2015, ka mbaruar studimet në Integrime Evropiane dhe aktualisht vazhdon
studimet postdiplomike në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Ai është pjesë e rrjetit
të Shkollës Politike të “Friedrich Ebert Stiftung” dhe ka marrë pjesë në trajnimin ballkanik të FES-it
për “Politikanët Premtues”.
Në periudhën 2010-2011, Agoni ka qenë kryetar i nxënësve të Komunës së Gjakovës. Më pas, nga
viti 2011 deri në 2013, është angazhuar si koordinator projektesh te Këshilli Rinor Kosovar në
Prishtinë, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si GIZ, Banka Botërore, Save the
Children, UNICEF për të promovuar politika rinore dhe ambientale.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, është zgjedhur asambleist në Komunën e Gjakovës nga radhët e
Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2017, kur u rizgjodh dhe mori
detyrën si Kryesues i Grupit të asambleistëve të LVV-së në Gjakovë. Në vitin 2018, u zgjodh kryetar i
Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë për t’u rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2022.
Në 2019, Agon Batusha u zgjodh deputet dhe u rizgjodh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në
legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Republikës, ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Administratë
Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, ndërsa në legjislaturën e VIII-të ka qenë anëtar i
Komisionit për Integrim Evropian. Gjithashtu, në dy legjislatura ka udhëhequr Grupin joformal të
Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës.
Agoni është i martuar me Liriken dhe baba i një fëmije, Bato.