25 01 2025

Alban Bajrami

Shkrime

Emri i plotë

Alban Bajrami

Alban Bajrami është lindur më 9 qershor 1993 dhe jeton në Ferizaj. Ka përfunduar studimet bachelor
në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe po vazhdon studimet master
në Integrime Evropiane.
Për dy vite ka punuar si drejtor në një kompani private për menaxhimin e resurseve njerëzore, duke
fituar përvojë të rëndësishme në menaxhim dhe organizim.
Angazhimi politik i tij nisi në moshën 20-vjeçare në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku gradualisht ka
mbajtur pozita të rëndësishme, si kryetar Pike, anëtar i Kryesisë dhe ushtrues detyre i Sekretarit
Organizativ në Qendrën e Ferizajt.
Që nga viti 2021, Albani ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke qenë një zë aktiv për
adresimin e sfidave sociale dhe ekonomike të vendit. I nxitur nga vullneti për barazi sociale dhe
gjinore, ai e sheh zbatimin e meritokracisë si një hap kyç drejt përmirësimit të mirëqenies në vend.
Alban Bajrami beson fuqishëm se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet përmes procesit të
vettingut, për të ndërtuar institucione të pakorruptuara dhe të besueshme. Si kandidat për deputet
nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të vazhdojë angazhimin për një shoqëri të drejtë, me
mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, luftën
kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.