25 01 2025
Albena Reshitaj
Albena Reshitaj nga Suhareka ka lindur më 9 prill 1979. Ajo ka përfunduar studimet për Stomatologji
në Universitetin e Prishtinës, duke vijuar specializimin në Ortopedi të Nofullave – Ortodonci në
Prishtinë dhe praktikën specialistike në Universitetin Mjekësor të Vjenës. Studimet e doktoratës i
kreu në Universitetin Mjekësor të Tiranës, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në Patologji Oro-
Maksillo-Faciale. Përveç kësaj, ka përfunduar studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve në
Universitetin e Prishtinës.
Prof. Asoc. Dr. Albena Reshitaj përpos që kontribon nga viti 2007 si mësimëdhënëse në fushën e
mjekësisë ajo është edhe shefe e Katedrës së Ortodoncisë, Paradontologjisë me Mjekësi Orale në
Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe specialiste e Ortopedisë së Nofullave –
Ortodoncisë në QKSUK. Me mbi dhjetëra publikime shkencore dhe profesionale, ajo ka kontribuar
në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe shkencës.
Albena ka shërbyer si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (2017-2018), Këshilltare e
Kryeministrit (2018-2019), dhe Deputete e Kuvendit të Kosovës në dy mandate, ku ka udhëhequr
dhe kontribuar në hartimin e ligjeve të rëndësishme si Ligji për Pandeminë, dhe ka promovuar
Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZhQ).
Si Presidente e Shoqatës Kosovare të Ortodoncisë dhe anëtare aktive në organizata ndërkombëtare,
Albena angazhohet për avancimin e arsimit, shëndetësisë, mjedisit dhe fuqizimin e grave.