25 01 2025
Arbresha Meha
Arbresha Meha ka lindur më 20 qershor 1970 në Viti dhe jeton në Prishtinë. Është ligjëruese në
fushat e komunikimit, informimit dhe menaxhimit të arsimit, me përvojë të gjerë kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Ka përfunduar studimet post-doktorale në Shkencat e Komunikimit në Universitetin e Vjenës, ku
hulumtoi bashkëpunimin mes akademisë dhe industrisë në Austri. Gjithashtu, mban diplomë në
Shkencat e Komunikimit dhe Informimit (Ph.D.), Menaxhimin dhe Marketingun e Biznesit (M.A.) dhe
Gjuhën dhe Letërsinë Angleze (B.A.).
Aktualisht, Arbresha është Profesore e Asociuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
ku punon për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës. Ajo ka dhënë
kontribut të rëndësishëm në hartimin e politikave arsimore dhe zhvillimin e kapaciteteve
institucionale në bashkëpunim me organizata të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si kandidate për deputete nga lista VETËVENDOSJE!/GUXO, Arbresha synon të përmirësojë cilësinë e
arsimit në Kosovë, të nxisë zhvillimin ekonomik përmes inovacionit dhe të forcojë lidhjet mes
industrisë dhe institucioneve arsimore. Qëllimi i saj është të promovojë politika të drejta zhvillimore
dhe të sjell përvojën e saj si kontribut në fushën e arsimit.