25 01 2025

Artane Rizvanolli

Shkrime

Emri i plotë

Artane Rizvanolli

Artane Rizvanolli u lind në Prishtinë më 7 Maj 1984. Ka përfunduar studimet në ekonomi në
Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2012 ka doktoruar në fushën e ekonomisë në Universitetin Staffordshire me hulumtimin mbi
lidhjen në mes të kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në
tranzicion.
Që nga viti 2021, shërben si Ministre e Ekonomisë. Përgjatë kësaj kohe, ajo është angazhuar veçanërisht
për një sektor energjetik më të pastër e të pavarur, rritje të efiçiencës energjetike për qytetarët e
bizneset, dhe rimëkëmbje të ndërmarrjeve publike e përmirësim të shërbimeve të tyre për qytetarët.
Para kësaj, ajo ka punuar për 15 vite si hulumtuese dhe konsulente për politika publike me organizata të
shoqërisë civile si Instituti Riinvest, KEC, etj., dhe me organizata ndërkombëtare zhvillimore si GIZ,
UNDP, Swisscontact, Banka Botërore, UNICEF, etj. Fokusi i punës së saj ka qenë hartimi i politikave të
bazuara në analiza, veçanërisht në fusha si zhvillimi i sektorit privat, tregu i punës, nxitja e investimeve
nga mërgata, dhe menaxhimi i financave publike. Njëkohësisht, ajo ka punuar si ligjëruese për 14 vite.
Artane Rizvanolli angazhohet për politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror,
mirëqenie e drejtësi sociale.