10 10 2021

Besart Tofaj

Shkrime

Emri i plotë

Besart Tofaj

Vendbanimi

Junik

Pozita

Kandidat për kryetar komune në Junik

Besart Tofaj u lind në qershor 1996 në Junik, ku edhe jeton me familjen e tij.

Ka përfunduar studimet në Shkenca Kompjuterike me specializim në Inxhinieri Softuerike në kolegjin AAB, Prishtinë. Që nga maji i vitit 2018 ai është i punësuar në Kolegjin AAB, në departamentin e rrjeteve dhe IT, ndërkaq nga qershori i vitit 2021 ai punon edhe në cilësinë e IT në Elektra l.l.c.

Gjatë kohës së studimeve, ai ishte pjesëmarrës në aktivitete dhe trajnime të ndryshme në fushën e rrjeteve, mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike, të cilat aktivitete u mbajtën në periudha dhe vende të ndryshme. Përveç gjuhës amtare shqipe, ai flet edhe atë angleze. Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 

Si Kryetar i Komunës së Junikut ai do të ketë prioritet angazhimin në praktika profesionale dhe punësimin e rinisë. Ai gjithashtu do të angazhohet për eliminimin e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve, si dhe të sigurojë ndriçim dhe infrastrukturë rrugore. Po ashtu do të angazhohet që Bjeshka e Junikut të jetë lehtë e arritshme, gjegësisht që të bëhet asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë.