25 01 2025
Besim Muzaqi
Besim Muzaqi ka lindur më 5 dhjetor 1979 në Mitrovicë dhe jeton në Vushtrri. Studimet i ka
përfunduar në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistraturën e dytë e kreu në
Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.
Me përvojë të pasur në sektorin farmaceutik, Besimi ka shërbyer si Kryetar i Shoqatës Farmaceutike
të Kosovës, Gjyqtar në Gjykatën e Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe anëtar i
organizatave prestigjioze ndërkombëtare si Federata ndërkombëtare farmaceutike dhe Asociacioni
Evropian i Farmacistëve Spitalor.
Aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2010, Besimi ka mbajtur role të rëndësishme, përfshirë
atë të anëtarit të kryesisë, koordinatorit,X kryetarit dhe aktualisht nënkryetarit të Qendrës së LVV-së
në Vushtrri. Ai ka shërbyer si Nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë (2017-2021) dhe aktualisht është
deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me përvojën dhe ekspertizën e tij në sektorin farmaceutik dhe qeverisjen lokale, Besimi mbetet një
aset i çmuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si deputet, ai synon të kontribuojë në avancimin e
sektorit shëndetësor dhe përmirësimin e qeverisjes lokale, duke promovuar politika që përmirësojnë
jetën e qytetarëve.