25 01 2025
Dafina Alishani
Dafina Alishani ka lindur më 7 korrik 1989, në Prizren ku jeton edhe sot.
Ka përfunduar studimet themelore në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare në Istanbul University
në Turqi dhe gjithashtu në The Hague University of Applied Sciences në Holandë. Aktualisht, është
në përfundim të mikrotezës së masterit.
Dafina ka përvojë të pasur profesionale, duke filluar si praktikante në Ambasadën e Kosovës në Hagë
dhe më pas si Asistente Administrative në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll.
Gjithashtu, ka shërbyer si Koordinatore e Mikëpritjes në Dokufest.
Nga viti 2021, Dafina është Koordinatore e Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel vendi,
si pjesë e Sekretariatit të Përgjithshëm. Ajo ka shërbyer për dy mandate si asambleiste më e votuar
në Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe është Nënkryetare e Parë e qendrës së LVV-së në Prizren që
nga viti 2022.
Si deputete e zgjedhur nga lista e LVV-së, Dafina do të angazhohet për avancimin e zhvillimit
ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës, duke i dhënë një fokus të veçantë qytetit të Prizrenit. Ajo
do të punojë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e
të drejtave të të gjithë qytetarëve. Ndër prioritetet e saj është lobimi për Ligjin për Transplantim të
Organeve, duke përfaqësuar komunitetin e pacientëve të hemodializës.