25 01 2025

Dimal Basha

Shkrime

Emri i plotë

Dimal Basha

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka
përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të
lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master
në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School
University,” po ashtu në New York.
Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si
Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë
të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.
Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate,
duke përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme,
Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.
Si deputet, Dimali ka treguar përkushtim në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës,
avancimin e politikave zhvillimore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai synon të vazhdojë
angazhimin për përmirësimin e legjislacionit dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën
ndërkombëtare.