25 01 2025

Donika Gërvalla

Shkrime

Emri i plotë

Donika Gërvalla

Donika Gërvalla (16.10.1971) ka lindur në Shkup si e bija e Jusuf dhe Suzana
Gërvallës. Deri në moshën 8 vjeçare jeton në Prishtinë. Për t’iu shmangur arrestimit të
babait nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, e gjithë familja
arratiset 1979/1980 në Gjermani. Pas atentatit të 17 janarit, me nënën dhe dy vëllezërit
e saj në prill 1982 vendoset në Tiranë, ku shkollën fillore dhe të mesme i ndjek në

Liceun Artistik „Jordan Misja“ (flaut). Nga mosha 11-vjeçare merr pjesë si soliste në
koncerte të shumta.

1990/91 merr pjesë në protestat dhe grevën e urisë së studentëve, që rrëzuan
diktaturën komuniste në Shqipëri.
Qershor 1992 fillon studimet në Gjermani, fillimisht muzikë në Konservator, më pas
drejtësi në Universitetin e Hamburgut.
Në Gjermani, angazhimin politik e nis në LDK në korrik 1992.
1992-1998 pjesë e organizimit të brendshëm dhe protestave masive në Gjermani,
informimit dhe ndërtimit të raporteve me politikën gjermane në të gjitha nivelet.
1998-1999, si zë i fuqishëm i Kosovës, shfaqet në emisione dhe intervista të panumërta
në mediumet gjermane dhe evropiane.
Shkurt 2018 largohet përfundimisht nga LDK, duke mos ndërprerë aktivitetin me mediat
dhe politikën gjermane. Në Kosovë shquhet për angazhimin publik kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar.
Shkurt 2021, Donika Gërvalla (Lista Guxo), zgjidhet deputete e Kuvendit të Kosovës.
Mars 2021 merr detyrën si ZvKM dhe MPJD.
Shkurt 2022, Donika Gërvalla dhe Faton Peci zgjidhen bashkëkryetarë të Partisë Guxo, e cila
me 9 shkurt garon me 15 kandidatë në listën e përbashkët me LVV dhe Alternativën.