25 01 2025
Egzona Tërdevci
Egzona Tërdevci ka lindur më 21 mars 1994 dhe jeton në fshatin Gllobar, Komuna e Drenasit. Ajo ka
përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në Banka, Financa dhe
Kontabilitet, dhe aktualisht ndjek studimet për master në të njëjtin drejtim.
Egzona ka përvojë pune prej pesë vitesh në sektorin privat, në financa dhe prokurim, duke zhvilluar
aftësi menaxheriale dhe analitike. Ajo ka shërbyer si Asistente në kabinetin e Zëvendësministrit në
Ministrinë e Ekonomisë, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrësisë, më pas si Asistente në
Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe aktualisht është Këshilltare Politike
Profesionale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në politikë, Egzona është anëtare aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prej disa vitesh. Ajo ka shërbyer
si anëtare e kryesisë së Qendrës në Drenas dhe ka drejtuar sekretariatin për emancipim politik. Nga
shtatori i 2022, është kryetare e Qendrës së Lëvizjes në Drenas. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, u
zgjodh Këshilltare Komunale dhe aktualisht është Kryesuese e Grupit të Asamblistëve të LVV-së në
Drenas.
Si deputete e zgjedhur, Egzona synon të angazhohet për përfaqësimin e grupeve të
nënpërfaqësuara, veçanërisht grave dhe të rinjve. Ajo synon të shtyjë përpara projekte që
përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe zhvillimin ekonomik në Drenas dhe më gjerë.