25 01 2025

Ejup Maqedonci

Shkrime

Emri i plotë

Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci është lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë. Veteran i luftës, ka shërbyer si komandant
i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit,

ku ishte i njohur me emrin Komandant Uki. Aktualisht, ai jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe
tre vajzat e tyre.
Me një karrierë 24-vjeçare si oficer ushtarak i Kosovës, Ejup Maqedonci mban gradën Kolonel. Ai ka
përfunduar dy programe të nivelit master: Master në Studimet Strategjike nga U.S. Army War
College në Pensilvani (2018-2019) dhe Master i Shkencave dhe Arteve Ushtarake nga Kolegji i
Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012-
2013).
Kolonel Maqedonci ka ushtruar disa detyra të rëndësishme, përfshirë pozitën e Shefit të
Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së
Kosovës. Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar për mbrojtje dhe siguri i Kryeministrit të Kosovës
gjatë periudhës 2021-2023. Më 8 gusht 2023, Kryeministri Albin Kurti e emëroi Ministër të
Mbrojtjes.
Kolonel Maqedonci është një nga kuadrot profesionalisht më të përgatitur në fushat e sigurisë dhe
mbrojtjes dhe pritet të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe
veçanërisht fuqizimin e ushtrisë së Kosovës, me synim përfshirjen e vendit në NATO.