14 09 2019

Enver Dugolli

41

Shkrime

Emri i plotë

Enver Dugolli

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i kreu në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ku i kreu gjithashtu studimet e nivelit Master në Sociologji.

Ka qenë i burgosur politik dy herë, një herë në vitin 1981 dhe pastaj në vitin 1997. Në burgje të ndryshme i kaloi mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë u lirua në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake dhe u dekorua me gradën Kolonel. U pensionua nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.

Në vitin 2018 u bë anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe anëtar i Këshillit te Përgjithshëm. Gjithashtu është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Në vitin 2020 shërbeu si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.

Është autor i librit “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”, i botuar në vitin 2019.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.