25 01 2025
Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, e lindur më 26 gusht 1966 në Pejë, ku edhe jeton, është Doktoreshë,
Specialiste e Epidemiologjisë. Ajo ka vijuar studimet post-diplomike dyvjeçare në “Menaxhment
Shëndetësor” në kuadër të Agjencionit Evropian për Rindërtim, në partneritet me Universitetin e
Prishtinës.
Karrierën e saj si mjeke e filloi në Organizatën Humanitare “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa nga viti
2000 është e angazhuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në kuadër të
programit “Hope Fellowship”, ajo ka kryer trajnimin dhe vizitën studimore “Leadership Study Tour 2007”
në Washington dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale në edukimin e vazhdueshëm. Ajo ka
marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore dhe kongrese si autore dhe bashkautore me punime
shkencore.
Në politikë është e angazhuar që nga viti 2004. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku është zgjedhur deputete në
Kuvendin e Kosovës në katër legjislatura dhe ka kryesuar dy herë Komisionin Parlamentar për
Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe një herë Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe
Mbrojtjes. Gjithashtu, ka qenë anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Komisionit për Punë të
Jashtme dhe Diasporës, si dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e
Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës dhe Peticione.
Ka bashkëkryesuar Komisionin Joformal të Deputetëve të Gjelbër dhe, në legjislaturën aktuale, ka
kryesuar Këshillin Nacional për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Në vitin 2007, ajo u vlerësua nga KDI si deputetja më e zëshme në Kuvendin e Kosovës. Në aspektin
organizativ, ajo ka shërbyer në dy mandate si Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aktualisht, është
anëtare e Kryesisë dhe Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të GVV-së. Fushat e saj të angazhimit
përfshijnë: shëndetësinë, mirëqenien sociale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.